28/07/2026
Amsal Krasniqi, 20-vjeçari nga Vushtrria, është afrimi më i ri i KF Burrelit. Një mesfushor premtues që i bashkohet verdhebluve për sezonin e ri. Mirë se erdhe! 🟡🔵
Mbreteroret account official in Facebook
28/07/2026
Amsal Krasniqi, 20-vjeçari nga Vushtrria, është afrimi më i ri i KF Burrelit. Një mesfushor premtues që i bashkohet verdhebluve për sezonin e ri. Mirë se erdhe! 🟡🔵
25/07/2026
Faleminderit për gjithçka, Jurgen! Suksese në aventurën tënde të re me Terbunin. 🟡🔵
24/07/2026
Rikthim në shtëpi. Mirë se u ktheve, Silvester Shkalla! 🟡🔵
16/07/2026
Ka lojtarë që vijnë dhe ikin, por ka edhe nga ata që lënë gjurmë të përhershme. Kapiteni Aleks Dedgjonaj është një prej tyre.
Për 8-9 me fanellën e KF Burrelit, ai ka qenë lojtar kyc per ekipin tone dhe ka dhene perkushtim cdo 90’ qe ka luajtur ne fushe .Ka treguar karakter dhe besnikërisë ndaj klubit, duke udhëhequr ekipin me zemër dhe duke mbrojtur me krenari ngjyrat verdheblu.
Faleminderit, Kapiten Aleks Dedgjonaj, për çdo sakrificë, për çdo duel qe ke fituar në fushë dhe për gjithçka që i ke dhënë KF Burrelit. Emri yt do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së këtij klubi. Të urojmë suksese në çdo hap të rrugëtimit tënd! 💛💙
03/07/2026
Spartak Ajazi 💯 Champion
07/06/2026
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut. Një humbje e rëndë për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv.
KF Burreli i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku dhe të afërmve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë.
U prehsh në paqe, Fatjon. 🕊️🙏
07/06/2026
Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut.
Klubi ynë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve të tij në këtë moment të vështirë.
U prehsh në paqe, Fatjon. Kujtimi yt do të mbetet i paharruar. 🕊️
KF Burreli 🤍🖤
01/06/2026
ZYRTARE | Patrik Fetaj dhe KF Burreli gjejne gjuhen perbashket per nderprerjen e kontrates
Pas tre sezonesh të jashtëzakonshme me fanellën verdheblu, rrugëtimi i Patrik Fetajt me KF Burrelin ka ardhur në fund.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte një nga figurat më të rëndësishme të ekipit, duke dhënë gjithmonë maksimumin në çdo ndeshje, me përkushtim, karakter dhe shpirt luftarak.
Falënderojmë Patrikun për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Faleminderit për gjithçka, Patrik! 💛💙
Një herë verdheblu, gjithmonë verdheblu.
KF Burreli ishte pjesë e inspektimit zyrtar të zhvilluar në stadiumin “Liri Ballabani”, në kuadër të vlerësimit të infrastrukturës sportive për sezonin 2026–2027 të Kategorisë së Parë, si dhe për implementimin e kërkesave të transmetimit televiziv dhe sistemit VAR.
Në këtë inspektim morën pjesë përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit:• Eduard Gjini – Menaxher i Licensimit• Dritan Kadia – Ekspert i kriterit të infrastrukturës pranë Komisionit të Licensimit
Gjithashtu, të pranishëm ishin përfaqësues të Bashkisë Mat:• Migena Lezaj – Drejtoreshë e Shërbimeve Bashkiake• Elson Reçi – Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Mat• Mexhit Sina – Administrator i qytetit Burrel
Në emër të KF Burreli morën pjesë:• Arjan Lleshaj – Administrator i klubit• Klevis Gjoka – Drejtor Sportiv
Gjatë inspektimit u vlerësuan kushtet infrastrukturore të stadiumit, duke përfshirë fushën e lojës, ambientet funksionale, sistemet elektrike, zonat e transmetimit televiziv dhe implementimin e sistemit VAR.
KF Burreli mbetet i angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës sportive dhe plotësimin e standardeve të kërkuara për zhvillimin e garave zyrtare.