KF Sopoti

KF Sopoti Faqja Zyrtare e Klubit të Futbollit të Librazhdit.

Kampionati është i gjatë dhe djemtë kanë nevojë për mbështetje, në fitore dhe humbje. Pas 3 javëve kampionat skuadra jon...
17/09/2026

Kampionati është i gjatë dhe djemtë kanë nevojë për mbështetje, në fitore dhe humbje.
Pas 3 javëve kampionat skuadra jonë ka grumbulluar 4 pikë.
1 barazim, 1 humbje dhe 1 fitore.
Pas 3 pikëve aq të rëndësishme në Burrel është momenti ynë për të korrur fitoren e radhës, ndaj Kastriotit, në shtëpinë tonë.
Të gjithë në stadium të dielën, ora 16:00, për të mbështetur sic dimë ne djemtë tanë.

11/09/2026

Thirrje për sportdashësit librazhdas.

Të dashur tifozë, ju ultras dhe të gjithë sportdashësit librazhdas. Jemi gati për të shijuar një moment krenarie, që na përket të gjithve ne që jetojmë me sportin në Librazhd. Ekipi ynë i zemrës Sopoti 💚🤍, luan nesër në shtëpinë e tij, në Kategorinë e Parë, si i barabartë mes më të mirëve, në një 🏟️ stadium modern e bashkëkohor, ndaj Besës së Kavajës. Mbështetja e secilit prej jush është e nevojshme për ekipin tonë.
Me të drejtë prej vitesh e kërkonit Kategorinë e Parë dhe tashmë jemi pjesë e saj. Ju takon juve tani të bëni pjesën tuaj duke mbushur plot e përplot shkallet e stadiumit.
📍Të shtunën, ora 16:00, stadiumi ‘Sopoti’.
🟢⚪️ K.F Sopoti - 🟡⚫️K.F Besa

💚🤍SOPOTI GATI PËR NDESHJET NË SHTËPI.Ditën e sotme është kryer me sukses inspektimi i stadiumit tonë, nga inspektorët e ...
10/09/2026

💚🤍SOPOTI GATI PËR NDESHJET NË SHTËPI.

Ditën e sotme është kryer me sukses inspektimi i stadiumit tonë, nga inspektorët e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku janë verifikuar të gjitha punimet e kryera nga klubi. Pas detyrave që inspektorët caktuan për drejtuesit në muajin qershor, sot ishte dita e verifikimeve dhe ashtu sic pritej punimet e kryera plotësojnë të gjitha kushtet dhe standartet për certefikimin e stadiumit tonë.💪

Falë një pune të palodhur dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes Bashkinë Librazhd dhe FSHF, sot kemi një ‘shtëpi’ 🏟️ me kushte më të mira për të gjithë sportdashësit.

Ndërtimi i platformave televizive 🎥 e bën stadiumin tonë garantues të kushteve teknike edhe për zbatimin e sistemit VAR, duke sjellë transparencë të plotë në çdo ndeshje.

Dhomat e zhveshjes 🚿 pësuan një transformim total, duke u zgjeruar dhe dyfishuar hapsira e brëndëshme me kushte të përmirësuara të dusheve dhe tualeteve, me standarde komode për skuadrat dhe zyrtarët.

Edhe pankinat 🪑 janë zgjeruar në kapacitet, duke krijuar më shumë hapësirë e kushte profesionale për stafin dhe lojtarët gjatë ndeshjeve.

Tribuna 🏟️ e tifozëve ka pësuar ndjeshëm ndryshime, me kushte më të mira për të gjithë sportdashësit. Me një kapacitet prej 80 vëndesh është ndërtuar edhe një tribunë ‘VIP’ sipas standarteve të vendosura nga FSHF.

Dhe më kryesori, tapeti i fushës 🌱 i cili ju nënshtrua një rinkostruksioni total, duke u bërë edhe një herë nga e para drenazhimi dhe plehrimi i komplet fushës, që solli rezultate dukshëm më të mira dhe tashmë është gati për tu shijuar.

💚🤍

‘Në luftë më kohën, por të shtunën Sopoti pret Besën në shtëpi’.Punimet në stadiumin e Librazhdit janë drejt fundit, tek...
09/09/2026

‘Në luftë më kohën, por të shtunën Sopoti pret Besën në shtëpi’.

Punimet në stadiumin e Librazhdit janë drejt fundit, teksa punonjësit e shërbimeve në Bashkinë Librazhd po merrem me detajet finale. Ditën e djeshme dhe sot punonjësit po vazhdojnë lyerjen dhe pastrimin e shkallëve të stadiumit, teksa njëkohësisht po vendosen edhe sistemet hidraulike dhe dushet në dhomat e zhveshjeve.
‘Punonjësit janë heronjtë tanë të vertetë dhe në luftë me kohën po punojnë edhe jashtë orarit per të qënë cdo gje gati për ditën e ndeshjes. Të shtunën e mirpresim Besën e Kavajës dhe gjithë sportdashësit tanë, në stadiumin tonë të rinkostruktuar’, u shpreh administratori i ekipit të Sopotit, Agron Gega.

💚🤍

05/09/2026

Festa legjitime e drejtuesve dhe ekipit, pas golit të shënuar në minutën e 94’, nga mbrojtësi Sodiq Atanda.
💚🤍

05/09/2026

FT: Bylis - Sopoti 1-1.

Sopoti nuk mposhtet. Atanda nderon në shtesë librazhdasit.
💚🤍

Foto zyrtare e ekipit!KF SOPOTI 2026-2027💚🤍
05/09/2026

Foto zyrtare e ekipit!
KF SOPOTI 2026-2027
💚🤍

💚“Sopoti”, ekipi ynë i zemrës, krenaria e qytetit tonë, nis sot një rrugëtim të ri, ndryshe nga vitet e kaluara. Në një kategori më lart, me besim dhe bindjen se do të jemi mes më të mirëve, jo thjesht si pjesëmarrës, por me ambicie dhe synime të qarta për të shkruar një faqe të re në historinë e futbollit të Librazhdit.

🙏🏻I uroj ekipit, stafit teknik dhe çdo lojtari shumë suksese në këtë sezon futbollistik. Bashkia Librazhd do të jetë gjithmonë pranë “Sopotit”, duke e mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi drejt arritjeve të reja.

05/09/2026

Ish futbollisti Sopotit, sot deputet i qytetit tonë, Olsi Komici uron ekipin dhe shpreson për një start me këmbën e mbarë, sot në nisjen e kampionatit ndaj Bylisit në Ballsh.
💚🤍

Në kuadër të parapërgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Bylisit, ekipi ditën e sotme ka zhvilluar seancën e fundit stë...
04/09/2026

Në kuadër të parapërgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Bylisit, ekipi ditën e sotme ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore nën urdhrat e teknikut Rrahman Hallaci. Menjëherë pas stërvitjes, lojtarët e grumbulluar bashkë me stafin janë nisur drejt Ballsh*t, ku do të akomodohen në një prej hoteleve të zonës.
Nesër, e shtunë, ⏱️ 16:00, Bylis-Sopoti.
📍Stadiumi ‘Adush Muca’, Ballsh.
💚🤍

Address

Librazhd
Elbasan
3401

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KF Sopoti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category