04/06/2025
“VASHA DHE DALLGË” është klubi më i ri anëtar i Federatës Shqiptare të Peshkimit Sportiv (FSHPS).
Ky klub është themeluar me një vizion të qartë: të promovojë dhe të zhvillojë peshkimin sportiv në radhët e vajzave dhe grave shqiptare, duke krijuar hapësira të barabarta, frymëzim dhe bashkëpunim në këtë sport të mrekullueshëm.
Suksese!
01/06/2025
Me te miret e klubit Adriatikut
Suksese te gjitheve
19/05/2025
Një moment historik për peshkimin sportiv në Shqipëri! Për herë të parë, Federata Shqiptare e Peshkimit Sportiv organizon Kampionatin Kombëtar të Surfcasting për Femra 2025. Një ngjarje e veçantë që do të zhvillohet më 28 Shtator, në bregdetin e mrekullueshëm të Spillesë. Gratë dhe vajzat që duan detin, sfidën dhe sportin do të kenë më në fund skenën e tyre.
18/05/2025
Po ndodh tani! Kampionati Kombetar Longcasting 2025. Kush do e marre kupen e kampionit kete vit?
24/11/2024
Kete vit per dashurine dhe pasjonin e peshkimit bashke me shoket themeluam Klubin e Peshkimit ADRIATIKU.
Pa asnje eksperiec neper gara me pasionin dhe perkushtimin cunat e klubit tone kan dal fitues ne disa gara te organizuara nga Federata e Peshkimit Sportiv
1 -Kampjonati me Tap Kupa e Shqiperise Organizuar ne Gramsh
ARDIT GJECI (Vendi i trete)
2- Kampjonati Kombetar Surfcasting Kupa e Shqiperise organizuar ne spille
KLODJAN NEBIU ( Vendi i pare)
3- Kampjonati Kombetar i Peshkim me tap zhvilluar ne Durres
ARDIT GJECI ( vendi pare )
ALBI DASHI ( vendi trete )
4- Kampjonati Kombetar i Klubeve zhvilluar ne Orikum
KLUBI ADRIATIKU ( vendi trete )
I uroje te gjithe cunave suksese ne garat e ardheshme
11/10/2024
Kampionati Kombetar Surfcasting - Liga Superiore 2024 do te kete tre etapa:
🔹 Data 26 Tetor ora 15:00 - 18:00 Etapa 1 - Longcasting, Sektor Rinia , Plazh
🔹 Data 27 Tetor ora 08:00 - 12:00 Etapa 2 - Peshkim, Orikum
🔹 Data 27 Tetor ora 15:00 - 19:00 Etapa 3 - Peshkim, Orikum
Ju kujtojme se data 12 Tetor eshte afati i fundit per tu regjistruar per 24 sportistet e pare te cilet u kualifikuan nga Kampionati Kombetar.
Suksese dhe qellofshi te gjithe!