klubi sportiv I peshëngritjes LAÇI

klubi sportiv I peshëngritjes  LAÇI

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from klubi sportiv I peshëngritjes LAÇI, Sports Team, laç, Laç.

04/08/2026

Weighlifting Laçi klubi sportiv I peshëngritjes LAÇI shpreh mbështetjen e plotë për ish-sportistin elitar shqiptar Daniel Godelli një nga peshëngritësit më të suksesshëm që ka përfaqësuar ndonjëherë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Përtej rezultateve sportive dhe medaljeve të fituara, vazhdon të japë një kontribut të çmuar për zhvillimin e peshëngritjes shqiptare. Ai punon me përkushtim me sportistët e rinj, ndan përvojën dhe dijen e tij shumëvjeçare, si dhe ka dhënë mbështetje konkrete edhe për klubin tonë, duke ndihmuar në afrimin dhe zhvillimin e talenteve të reja, si edhe me këshilla profesionale e ide në të mirë të këtij sporti.

Besojmë se Shqipëria ka ende nevojë për përvojën, bagazhin dhe profesionalizmin e Danjel Godellit. Gjithashtu, kërkojmë që të shqyrtohet me seriozitet çështja e gradës që, sipas tij, i është mohuar padrejtësisht, në mënyrë që çdo sportist të vlerësohet me drejtësi për kontributin e dhënë.

Sporti shqiptar ka nevojë të ruajë dhe të mbështesë njerëzit që kanë lënë gjurmë me punën dhe sakrificat e tyre. Kontributi i Danjel Godellit duhet të vazhdojë të shërbejë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Klubi Sportiv i Peshëngritjes Laçi

05/06/2026
Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Laç?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address

Laç
Laç