marin.camaj

marin.camaj

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from marin.camaj, Coach, Tirana.

Photos from marin.camaj's post 23/01/2026

🔥 Grupiii, gati?? Ta ribëjmë këtë sfidë bashkë 💪🏻

Na u bashko për këto ditë të mbetura të Janarit

Bëji çdo ditë këto ushtrime dhe do kesh:
• Më tepër forcë
• Më tepër rezistencë
• Energji më të lartë

*Nëse i ke shumë vështirë, pompat mund t'i bësh në gjunjë

Forca, të fortë së bashku!

Marini

03/01/2026

E di që je i motivuar. E di që dëshiron të ndryshosh, por nise gradualisht

Motivimi është benzinë që digjet shpejt dhe pasi ai të lë, duhet të mbështetesh te disiplina. Por disiplina kërkon shumë energji dhe forcë. Prandaj nise gradualisht

Ndryshime të vogla. Pak sot e pak nesër, deri në fund të këtij viti nuk do njohësh dot veten

Suksese! Shihemi sërisht rrugës...

Jam këtu për ty,
Marini

01/01/2026

Ishte super e shijshme! Ju këshilloj dhe ju ta provoni 😁😂

22/12/2025

🔥 Ja ku i keni këto 7 këshilla që edhe gjatë këtyre ditëve të festave të ruani një lloj balance me shëndetin

+ këto të tjerat:

✅️ Pini ujë mjaftueshëm gjatë ditës, çdo ditë... sidomos nëse po konsumoni shumë ushqime të ngurta e të thata

✅️ Mos i mbushni raftet me lloj lloj ushqimesh. Shkoni në pazar të ngopur e blini aq sa ju duhet, jo shumë sasi

✅️ Mund ta teproni pak me ushqimet, por mbajeni dorën te alkoli... aty kujdes 🫵🏻🤨

Kaq kisha, ika.

14/11/2025

Çdo hap që hedhim është një dhurate për trupin tonë

Të mirat e ecjes? Pa fund. Por siç e kemi thënë më parë, ja çfarë ndodh gjatë saj:

1 Minute – Qarkullimi i gjakut rritet

5 Minuta – Humori fillon te permiresohet

10 Minuta – Kortizoli fillon dhe ulet

15 Minuta – Sheqeri ne gjak rregullohet

30 Minuta – Djegia e dhjamit shtohet

45 Minuta – Mendimi i tepert zvogelohet

60 Minuta – Dopamina rritet

Prandaj, lëviz... 🚶🏻‍♂️🚶🏻‍♀️

Photos from marin.camaj's post 13/11/2025

T'i vëmë disa pika mbi "i" 💪🏻😉

05/11/2025

Shpina dhe shpatullat tona DUHET të forcohen

Ky ushtrim është tepër praktik pasi bëhet kurdo dhe kudo. Mund ta bësh si unë në video (ndoshta me ritëm pak më të ngadaltë) ose thjesht të qëndrosh pak sekonda me krahët anash trupit pezull ose para drejt, pezull.

Të gjitha këto i japin forcë dhe lirshmëri shpinës, shpatullave, supeve dhe qafës

Kjo përmirëson posturën, ul shqetësimet e pjesës sipër të trupit dhe shton energjinë e përgjithshme

Ruaje këtë qe ta bësh më vonë

Provo sa të forta i ke shpatullat 💪🏻😉

03/11/2025

Mëso këto 4 këshilla të thjeshta rreth ushqimit

Por mos harro. Çfarëdo të hash, stërvitja ndihmon në metabolizimin më të mirë të ushqimit, prandaj për një shëndet më të plotë, konsidero pak stërvitje force dhe kardio gjatë javës

Të fortë së bashku

Marini

Photos from marin.camaj's post 30/10/2025

Ka akoma kohë, 2026 mund të na gjejë ndryshe, fizikisht dhe mendërisht 💪🏻

28/10/2025

Më vjen keq por tani nuk jutifikohesh dot 🤷🏻‍♂️

Kush nuk i ka 6 minuta kohë për stërvitje?

✅️Me peshën e trupit ✅️Kudo ndodhesh

Optimalisht bëji pasi je kthyer në shtëpi nga një ecje apo nga puna. Nëse e bën në mëngjes, bëj rreth 4-5 min lëvizje gjimnastikore ose (jog) vrapim i lehtë në vend ose nëpër shtëpi. Nëse je fillestar bëje me ritëm të avashtë e çdo ditë shtoje atë

Më beso kur të them që dhe me kaq minuta stërvitje, trupi reagon

Ndaje me ata që justifikohen shpesh

Të fortë së bashku!

Marini

26/10/2025

"Të rroftë" një pjatë e shëndetshme kur një pjesë të mirë të ditës e mbush me ushqime pa vlera ushqyese (Por normalisht shumë më mirë 1 pjatë e tillë se asnjë)

Të bëftë mirë një copë çokollatë (NJË COPË, jo e gjithë pakoja 😅) kur ha ushqime me vlera gjatë ditës

E vetmja mënyrë për të ndjekur gjatë në kohë një plan ushqimor apo dhe një plan stërvitor të caktuar, është duke u ndjerë mirë e duke e shijuar proçesin, pa u kufizuar së tepërmi- "Kujdes këtë, jo këtë, zhduke këtë, mos kështu", etj, etj...

Nuk ka pse të jetë bardh e zi (përveç rasteve kur ke një problematikë shëndetësore dhe duhet respektuar një regjim rigoroz)

Kështu që, balancë

Ky proçes nuk është sprint, është maratonë 💪🏻😉

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Tirana