09/01/2018
Vlera e Hysajt arrin 70 milionë euro !!!
Observatori i Futbollit Europian, CIES, ka përditësuar vlerat e merkatos për futbollistët e kampionateve kryesore në kontinent dhe ka përpiluar 100-shen e atyre me vlerën më të lartë. Një ndër lëvizjet më të bujshme të këtij muaji është ngjitja e shkallëve nga Elseid Hysaj, i cili tashmë vlerësohet si futbollisti i 60-të me vlerën më të lartë në Europë.
Sipas CIES, i cili merr për bazë moshën e lojtarit, marketingun e mundshëm me imazhin e tij dhe kërkesën që ka në treg për një tip të tillë futbollisti apo për një rol të caktuar, mbrojtësi shqiptar tashmë kushton 70,5 milionë euro.
Ky është padyshim vlerësimi më i lartë që është vendosur ndonjëherë për kartonin e një futbollisti shqiptar, qoftë edhe për ata të cilët kanë veshur fanellën e përfaqësueseve të tjera.
26/12/2017
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar mbrëmjen gala me rastin e festave të fundvitit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi arritjet e këtij viti futbollistik dhe falenderoi pjesëmarrësit në këtë mbrëmje që bashkoi familjen e futbollit. Më tej ceremonia me dorëzimin e disa çmimeve për figura të njohura të futbollit shqiptar. Me titullin "Nderi i Futbollit Shqiptar" u dekoruan Fatbardh Deliallisi dhe Iljaz Çeço. Me titullin "Legjenda e Futbollit Shqiptar" u dekoruan Bedri Omuri, Kolec Kraja, Sabri Peqini, Luigj Bytyçi, Astrit Ziu dhe Uran Xhafa. Me titullin "Pllakatë" u nderuan Ramadan Shehu, Artan Bano, Agron Karriqi, Arben Arbëri, Avenir Dani dhe Besnik Dyla. Gjithashu presidenti Duka i ka dorëzuar çmimet e futbollistit më të mirë të vitit Sabjen Lilajt dhe atë të arbitrit më të mirë Juxhin Xhaja.
20/12/2017
Periudha Nëntor –Dhjetor ka qenë faza intensive e seleksionimeve në Shqipëro për lojtarët e datëlindjeve 2000 deri në 2006. Në fokusin e trajnerëve kanë qenë 2785 lojtarë të moshave të ndryshme.
Dy trajnerët e ekipeve kombëtare U-21, U-17, kanë dhënë një feedback pozitiv duke treguar një interes të madh. Trajneri Mustedanagiç është shprehur shumë i këaqur dhe i hapur për prurje të reja, jo vetëm në ekipin e moshave por edhe në kombëtare gjithashtu evidentohet një përmirësim i ndjeshëm dhe futbollistë shumë të talentuar.
16/12/2017
Nesër luhen ndeshjet e javës të 12 të moshave U17 dhe U19 kategoria superiore. Më poshtë do të gjeni ndeshjet dhe oraret përkatëse.
GoldenGol ju uron suksese të gjitha ekipeve :)
12/12/2017
Është hedhur shorti i Champions League dhe UEFA ka zyrtarizuar dhe kalendarin e ndeshjeve që do të zhvillohen. Gjithashtu është hedhur dhe shorti i Europa League duke përcaktuar ndeshjet e fazës 1/16. Më poshtë do të gjeni ndeshjet e Champions League dhe Europa League.
Ndeshjet e para Champion League:
13 shkurt - Juventus-Totenhem, Bazel-Mançester Siti
14 shkurt - Porto-Liverpul , Real Madrid-PSG
20 shkurt - Çelsi-Barcelona, Bajern-Beshiktash
21 shkurt - Sevija-Mançester Junaitid , Shaktar Donjetsk-Roma
Ndeshjet e kthimit Champions League:
6 mars - Liverpul-Porto, PSG-Real Madrid
7 mars - Totenhem-Juventus, Mançester Siti-Bazel
13 mars - Mançester Junaitid-Sevija, Roma-Shakhtar-Donjetsk
14 mars - Beshiktash-Bajern, Barcelona-Çelsi
Europa League
Borusia Dortmund – Atalanta
Nisë – Lokomotiva e Moskës
Kobenhagen – Atletiko Madrid
Spartaku i Moskës – Atletik Bilbao
AEK – Dinamo Kiev
Sëlltik – Zenit
Napoli – Lajpcig
Cervena Zveda – CSKA e Moskës
Lion – Vijareal
Real Sosiedad – Salzburg
Partizani i Beogradit – Viktoria Plzen
Steau e Bukureshtit – Lacio
Ludogorec – Milan
Astana – Sporting Lisbonë
Ostersund – Arsenal
Olimpik Marseje – Braga
10/12/2017
Është hedhur shorti zyrtar i eleminatoreve të Europianit për Kombëtaren U-19. Ky turne do të zhvillohet tetorin e ardhshëm në Shqipëri në datat 10 tetor deri në 16 tetor. Ky event i ëshë besuar FSHF-së nga UEFA. Sipas shortit të hedhur në Nyon, Shqipëria është në grupin e 8 sëbashku me skuadrën e Ukrainës, Sllovakisë dhe Norvegjisë. Nga secili grup do të kualifikohen dy vendet e para për Elite Round. Ndeshjet do të luhen në datat 10, 13 dhe 16 tetor 2018.
07/12/2017
Portugezi Cristiano Ronaldo është kurorëzuar futbollisti më i mirë i vitit duke fituar kështu Topin e Artë !!
Në Paris është duke u zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimit të "Topit Të Artë".Në këtë garë ishin gjithsej 30 futbollistë, të cilët janë votuar nga 190 gazetarë nga e gjithë bota. Ronaldo është shpallur edhe për këtë vit fituesi i trofeut duke e çuar në 5 numrin e trofeve. Më poshtë është lista e renditjes të futbollistëve.
30 - Filipe Kutinjo
29 – Dries Mertens
28 – Edin Xheko
27 – Mats Humels
26 – Jan Oblak
25 – Karim Benzema
24 – Radamel Falkao
23 – Sadio Mane
21 – Leonardo Bonuçi
21 – Pierr-Emerik Aubamejang
20 – David De Gea
19 – Eden Hazard
18 – Antoin Griezman
17 – Toni Kros
16 – Marselo
15 – Paulo Dybala
14 – Kevin De Brujn
13 – Luis Suarez
12 – Isko
11 – Eden Hazard
10 – Herri Kejn
9 – Robert Levandoski
8 – N’golo Kante
7 – Kilian Mbape
6 – Serxho Ramos
5 – Luka Modriç
4 – Xhanluixhi Bufon
3- Neymar
2 - Messi
1- Cristiano Ronaldo
06/12/2017
Sot është hedhur shorti për fazën kualifikuese të Europianit U-17 për edicionin 2018-2019 në Nion të Zvicrës. Kuqezinjtë e Mustedanagic kanë njohur sot kundërshtarët e tyre të cilët janë: Republika Çeke,Norvegjia dhe Azerbajxhani. Takimet e grupit të 8-të do të luhen në datat 23-29 tetor 2018 në Shqipëri.
05/12/2017
Cilët janë 100 lojtarët më të paguar nën moshën 21 vjeçare !!!
Kilian Mbape është lojtari i ri më i paguar në Europë. Sulmuesi francez kryeson listën e lojtarëve më të shtrenjtë poshtë moshës 21 vjeçare. Vlera e tanishme e francezit arrin mbi 160 milion paund me një rritje prej 37% nga viti i kaluar. Vendin e parë ndër kampionatet evropiane me më shume talente në këtë listë e mban Premier Liga me 28 talente, ndërsa ekipi me më shumë talente është Bajern Leverkusen, e ndjekur nga Evertoni dhe Reali i Madridit.
Më poshtë është paraqitur lista e plotë e 100 futbollistëve.
03/12/2017
Seleksionimet e kombëtareve rajonale për U-17
Teknikë dhe specialistë të ndryshëm kanë qenë duke vëzhguar lojtarë të ndryshëm gjatë ndeshjeve përkatëse. Stafi i FSHF kanë qenë nën vëzhgim të moshave të ndryshme me qëllimin të krijimit të kombëtareve rajonale. Më poshtë janë paraqitur datat e publikuara nga FSHF për përzgjedhjen e lojtarëve të ditëlindjeve të ndryshme.
Datëlindja 2004, datat dhe zonat si me poshtë:
•Tirana – dt.05.12.2017, ora 09:30, Qendra e Ekipeve Kombëtare, Kamzë
•Shkodra – Dt.06.12.2017, ora 11:00, Stadiumi “Resh*t Rusi” (fusha e Lëkurave/Shkodër)
•Fieri – Dt.05-06.12.2017, ora 10:00, Aneksi i Stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier
•Durrësi - Dt.08.12.2017, ora 09:00, Aneksi te “Niko Dovana”, Durrës
•Korçë - Dt.07.12.2017, ora 11:00, Aneksi i Stadiumit “Skënderbeu”, Korçë
•Elbasan - Dt.06.12.2017, ora 09:30, Fusha “Sporti i Vjetër” Elbasan
Seleksionimet e datëlindjeve të tjera
19 - Dhjetor 2017 me lojtarët e datëlindijes 2000 nga të gjitha zonat. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë. (U19)
20 – Dhjetor 2017 me lojtarët e datëlindjes 2001 nga të gjitha zonat. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë. (U18)
21 – Dhjetor 2017 me lojtarët e datëlindijes 2003 nga të gjitha zonat. Seleksionimi do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare Kamzë. (U16)
02/12/2017
Për arsye të motit të keq gjatë këtyre ditëve, FSHF ka caktuar që ndeshjet e moshave U17 dhe U19 janë shtyrë për tu luajtur javët në vijim.
01/12/2017
Është hedhur vetëm pak më parë sot në Kremlin shorti i fazës finale të Botërorit “Rusi 2018”
32 skuadrat të cilat ishin kualifikuar për këtë fazë u ndanë në 8 grupe të cilat janë të paraqitura më poshtë.
Grupi A
Rusia, Arabia Saudie, Egjipt, Uruguai
Grupi B
Portugalia, Spanja, Maroku, Irani
Grupi C
Franca, Australi, Peru, Danimarka
Grupi D
Argjentina, Islanda, Kroacia, Nigeria
Grupi E
Brazili, Zvicra, Kosta Rika, Serbi
Grupi F
Gjermania, Meksikë, Suedia, Korea e Jugut
Grupi G
Belgjika, Panama, Tunizia, Angli
Grupi H
Polonia, Senegali, Kolumbia, Japonia