JOGA.AL

JOGA.AL

Share

Studio Joge dhe Meditimi Joga Shqip!

04/04/2026

Sot, 4.4.2026 trajnimi Reiki Niveli Master, Advanced Reiki Techniques.

Krenarë për këtë moment, 4 studentë të Reikit marrin titullin Mjeshtër/Mësues.

Nëse jeni një student i Reikit i trajnuar me ne, ju mund të përsërisni trajnimet derisa të ndjeni që keni integruar çdo dije dhe informacion plotësisht.

11/03/2026

🐚 A jeni kuriozë për të zbuluar një praktikë të re energjetike?
🐚A jeni kuriozë për ta parë veten dhe jetën tuaj ndryshe? Nga një dimension ndofta jo aq i prekshëm, por më i fuqishëm nga ç'preket me dorë dhe shihet me sy?
🐚A jeni kuriozë për të zbuluar thesaret që flenë brenda jush dhe presin për t'u zbuluar një ditë?

Ju ftojmë të na bashkoheni në trajnimin e rradhës Reiki, Niveli 1.

REIKI eshtë nje metodë japoneze e shērimit përmes energjisë, bazuar tek kanalizimi (fokusimi) dhe transmetimi i energjisë përmes prekjes, mendimit, mendjes, syrit të mendjes, simboleve të Reikit, apo emrave të simboleve të tij.

Ky trajnim ështē i hapur për të gjithë pa dallim moshe, gjinie, eksperience, besimi fetar apo shpirtëror.

Nga pjesëmarrësit kërkohet vetëm mendje e hapur dhe kuriozitet për veten dhe jetën tuaj përtej të prekshmes dhe të dukshmes.

Trajnimi i Reikit 1 është sikur kaloni përmes një portali energjie që ju hap dimensione të reja për jetën dhe botën që ju rrethon. 🧿

Prej 2019, ne ofrojmë këto trajnime në Tiranë, me synim kryesor krijimin e një komuniteti studentësh të Reikit.

REIKI është nje modalitet japonez që e ka fillesën tek Mikao Usui dhe si traditë kalohet nga Mësuesi/Mjeshtri i Reikit tek studenti përmes një procesi transmetimi energjetik, që lidh studentin me energjinë universale Reiki dhe me gjithë fuqinë e linjës dhe traditës.

Të interesuarit janë tipikisht persona që:

💎 Punojnë me veten, merren me studimin dhe zhvillimin e tyre
💎 Janë të përfshirë në një proces vetë-shërimi
💎Janë të ndjeshëm ndaj energjisë së tyre, të ambjentit apo njerëzve qē i rrethojnë
💎Mund të punojnë në sektorë qē ndihmojnë apo shërojnë të tjerët si mësues, edukatorë,infermierë, doktorë, psikologë, estetistë, terapistë te ndryshëm, masazhatorë etj, etj.

Trajnimi i rradhes mbahet në dy pjesë. Pjesa e parë teori dhe histori e përgjithshme e Reikit në Zoom, pjesa e dytë, inicimi dhe praktika në studio . Në përfundim të trajnimit pajiseni me Çertifikatë Niveli 1.

Trajnimi është anglisht
Pajiseni me nje manual
Mësuesja/Mjeshtrja e Reikit është Jimena Lujan

🎈Na shkruani për regjistrime këtu tek .al 🙏

21/11/2025

Sonte në ora 19.00 tek Tirana Yoga organizojmë pêr studentët dhe ndjekësit e studiove tone dhe .al një event tejet të veçantë Meditimin Kundalini të Oshos.

Ky post nuk është për të sh*tur eventin, pasi pjesëmarrja për sonte është përmbushur, por më tepër në nderim të figurës së Oshos si një nga figurat më influencuese në zhvillimin dhe kuptimin e spiritualitetit tim personal.

Osho, është emri i tij shpirtēror, ka lindur në Indi, nē 1931 në një familje të besimit Jain.

Osho njihet si një nga mendimtarët, filozofët dhe spiritualistët më të spikatur të kohës moderne.

Librat e pafund të botuar në emër të tij jane kryesisht libërzime të fjalimeve të tija publike mbi tema nga spiritualiteti, seksualiteti e deri tek politika e rendi shoqëror. Çdo mendim për çfarëdo fushe është origjinal, i spikatur, i papritur, anti-konformist dhe thellësisht autentik, qartazi dije të kanalizuara nga mendja brilante e një njeriu në meditim të vazhdueshēm.

Theksi i spirualitetit të tij fokusohet tek meditimi, vetëdijësimi i njeriut, liria, dashuria dhe puna e vazhdueshme e njeriut me veten për t'u zhvilluar dhe vetë-fuqizuar.

Një njeri që mendon vetë për vetveten dhe nuk pret udhëzime apo drejtime nga mësuesi apo guruja i tij shpirtëror është një njeri i lirë dhe i rrezikshëm për ngrehinat shoqërore, fetare dhe politike.

Osho njihet për krijimin e shumë teknikave të meditimit dinamik, një gërshetim i lëvizjeve fizike intensive me periudha pushimi dhe heshtje persiatjesh meditative.

Muzika e këtyre meditimeve është e përzgjedhur nga vetë Osho. Meditimet dinamike apo shpesh te quajtura aktive janë një seri meditimesh, një prej të cilave Meditimi Kundalini është ai që do praktikojmë sonte në studio.

Osho besonte se spiritualiteti nuk do të thoshte të jetuarit e jetës me seriozitetin e një marshi funebēr dhe se meditimi mund të ishte një akt shpirtēror, personal, i brendshëm dhe njëkohësisht i gëzueshëm dhe festiv.

Osho si shumë figura të tjera njerëzore revolucionarizuese, ka qenë i rrethuar nga kundërthëniet dhe madje edhe nga problemet ligjore ne ShBA, por kontributi i tij në fushën e meditimit dhe spiritualitetit mbetet i spikatur dhe thelbësor.

15/06/2025

Dita Ndërkombëtare e Jogës po afron!

Të shtunën e ardhshme, më 21 Qershor, festojmë tek Parku i Liqenit, Fushat Multidisiplinare, nê 8.00 të mëngjesit.

Eja dhe ti!

Merr një shok ose shoqe, një tapet dhe pak ujë të pijshëm bashkoju shumë praktikantëve, studentëve, dhe mësuesve të jogës në Shqipëri dhe anembanë botës.

Rëndësia e jogës, kësaj praktike jetëdhënëse, shëruese dhe transformuese me rrënjët e saj nga India e lashtë po lulëzon çdo ditë e më shumë, falë universalitetit dhe natyrës së saj në shërbim të njeriut.

Të bashkuar nga dashuria për jogën ju ftojmē të shihemi te shtunën, dt.21 qershor, ora 8.00, tek Parku i Liqenit. 🙏

🕉🧘‍♀️🧡🧘‍♀️🕉

07/02/2025

Sonte në 18.30 ritakohemi tek Tirana Yoga me Rrethin e Reikit për praktikantët e Reikit, Niveli 2 dhe 3.🙏

18/01/2025
23/12/2024

Sonte në 20.30 tek Tirana Yoga, seanca e 6-të dhe e fundit për serinë e parë të Kodeve të Dritës ISA për para. 💫

Seria e dytë me Kode krejt të reja do të fillojë në pranverë. ✨️

Regjistrimi i të 6-të seancave do të jete gati për t'u shpërndarë në fund të kësaj jave. Nëse dëshironi të investoni në përfitimin e regjistrimeve më shkruani në inbox. Regjistrimet do të jenë të vlefshme për 30.ditë. Mund ti dëgjoni dhe ridëgjoni disa herë. Mund të investoni në një apo të gjitha seancat sipas preferencës. ☀️

Regjistrimet janë po aq të fuqishme sa seancat në prezencë, pasi energjia nuk njeh kohë, as hapësirë. 🧚‍♀️

Faleminderit të gjithë atyre që morrën pjesë, për besimin dhe mbështetjen. 🙏

Photos from JOGA.AL's post 17/12/2024

Sot, përmes një sinkroniciteti, koiçidence kuptimplotë, pata kënqësinë të isha në Klan TV, në emisionin Shije Shtëpije, e ftuar së bashku me Mjeshtrin e Meditimit, për të folur mbi Meditimin.

Folëm për bukurinë, thjeshtësinë, rëndësinë dhe madje domsdoshmërinë e Meditimit për njeriun e kohëve moderne.
Sigurisht thjeshtësia e meditimit, nuk nënkupton lehtësinë e praktikimit të tij.

Faleminderit për zbukurimin 🙏💫

16/12/2024

Seria e seancave të Kodeve te Dritës ISA për para po i afrohet fundit.
Sonte, të hënën, seanca #5 mbahet në studio tek Tirana Yoga, ora 20.30 dhe të mërkurën në mbrëmje dt.18/12 në zoom, po në 20.30.

Për rezervime apo për linkun na shkruani me DM ose në whatsapp tek 067 49 03 899. 👋💫💥

09/12/2024

Kodet e Dritës për Para ISA (Integrated Soul Activations) - seanca 4/6 sonte tek Tirana Yoga, ora 20.30 dhe të mërkurën datë 11/12 ora 20.30 në zoom online. Seanca do të regjistrohet dhe do të shpërndahet për ri-degjim.

Këto seanca shumë-dimensionale punojnë njëkohësisht përmes fuqusë së fjalës dhe të energjisë, përmes pastrimeve energjetike dhe aktivizimeve, përmes punës me nën-vetëdijen dhe pavetëdijen petsonale dhe kolektive.

Punojmë me veten, duke punuar dhe përfaqësuar njëkohësisht atë pjesë të mendjes dhe ndërgjegjes kolektive që po ndryshon dhe zgjohet.

Ju mirëpresim në studion, në zoom, si.dhe në hapësirën energjetike. 💥✨️

25/11/2024

Seanca e 3-të e Kodeve të Dritës mbahet sonte tek Tirana Yoga , ora 20.30.

Pjesëmarrja vetëm me konfirmim.

Ju mirëpresim dhe falenderojmë për bashkë-krijimin e këtyre eksperiencave transformuese dhe gjurmëlënëse në vetëdijen personale dhe kolektive. ✨️🙏💥

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Tirana