Federata Shqiptare e Atletikes

Federata Shqiptare e Atletikes

Share

Federata Shqiptare e Atletikës 🇦🇱 FSHA

Shoqata zyrtare e atletikës në Shqipëri.

Organizojmë kampionate kombëtare, promovojmë talentet e rinj dhe përfaqësojmë Shqipërinë në aktivitetet ballkanike, evropiane, botërore dhe olimpike. 🇦🇱

03/09/2026

Përfundojnë Lojërat Mesdhetare 2026

Në Taranto, Itali, u zhvilluan Lojërat Mesdhetare 2026, ku atletika shqiptare u përfaqësua nga Markelo Mema, Yipsi Moreno dhe Franko Burraj. Të tre sportistët, të kualifikuar me pikë olimpike, patën mundësinë të garonin në një prej kompeticioneve më të rëndësishme të rajonit.

Markelo Mema, në debutimin e tij në Lojërat Mesdhetare, zhvilloi një paraqitje të mirë duke u renditur në vendin e 4-t, vetëm një hap larg podiumit.

Franko Burraj debutoi në garën e tij, duke konkurruar mes atletëve më të mirë të Mesdheut. Edhe pse nuk arriti të sigurojë një vend në finale, pjesëmarrja në këtë nivel është një eksperiencë e rëndësishme për vazhdimësinë e tij sportive.

Yipsi Moreno e mbylli garën në vendin e 6-të, duke kompletuar paraqitjen e atletikës shqiptare në këtë edicion.

Dhe ky kompeticion, shënon përfundimin e eventeve të rëndësishme ndërkombëtare të sezonit 2026.

FSHA falënderon të gjithë atletët kuqezi, trajnerët, stafin dhe bashkëpunëtorët për punën e palodhur, përkushtimin dhe përmirësimin e përfaqësimit atletik të Shqipërisë në këto evente.

Suksese në sfidat e ardhshme dhe sa më shumë arritje ! 🇦🇱

30/08/2026

Shqipëria në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 🇮🇹

Tre atletë kuqezi po përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Sot, Markelo Mema zhvilloi garën në hedhjen e çekiçit, duke regjistruar një paraqitje shumë të mirë dhe duke u renditur në vendin e 4-t.

Nesër, 31 gusht, radha është për Franko Burrajn, i cili do të garojë në garën e 400 metrave në orën 17.50.

Ndërsa Yipsi Moreno do të zbresë në garë në hedhjen e çekiçit për femra, më 2 shtator, në orën 17:15.

Garat mund ti ndiqni live në Rtsh Sport.

🇦🇱 Suksese!

15/08/2026

Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 🇮🇹

Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të zhvillohen nga data 21 gusht deri më 3 shtator, në Taranto, Itali.

Në këtë aktivitet, atletika shqiptare do të përfaqësohet nga Franko Burraj, Yipsi Moreno dhe Markelo Mema, në disiplinat përkatëse.

Eventi zhvillohet nën mbikëqyrjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe mbledh sportistë nga vende të ndryshme të Mesdheut, në një program që përfshin disiplina të shumta sportive.

Urojmë rezultate të mira dhe suksese për të gjithë sportistët pjesëmarrës në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare. Olympicalbania 𝙈𝙖𝙧𝙠𝙤𝙨 Yipsi Moreno Franko

03/08/2026

🇦🇱 Franko Burraj do të përfaqësojë Shqipërinë në disiplinën e 400 metrave në Kampionatin Europian të Atletikës, që do të zhvillohet nga 10–16 gusht në Birmingham, Angli. 🇬🇧

Një nga sprinterët më të mirë shqiptarë, Franko do të garojë mes elitës europiane, i shoqëruar nga trajneri i tij, Bruno Rrotani, si pjesë e delegacionit kuqezi.

I urojmë Frankos shumë suksese, një paraqitje dinjitoze dhe rezultate sa më të mira në arenën europiane!

🇦🇱 Franko birmingham2026

03/08/2026

🇦🇱 Markelo Mema do të përfaqësojë Shqipërinë në disiplinën e hedhjes së çekiçit në Kampionatin Europian të Atletikës, që do të zhvillohet nga 10–16 gusht në Birmingham, Britania e Madhe. 🇬🇧

Markelo do të garojë mes atletëve më të mirë të Europës, duke përfaqësuar me krenari ngjyrat kuqezi në këtë aktivitet madhor.

I urojmë shumë suksese dhe një paraqitje sa më të mirë!

🇦🇱 𝙈𝙖𝙧𝙠𝙤𝙨 birmingham2026

03/08/2026

🇦🇱 Yipsi Moreno do të përfaqësojë Shqipërinë në disiplinën e hedhjes së çekiçit në Kampionatin Europian të Atletikës, që do të zhvillohet nga 10–16 gusht në Birmingham, Britania e Madhe. 🇬🇧

E shoqëruar nga trajneri i saj, Abdel Murguia, Yipsi do të synojë një paraqitje sa më të mirë në këtë aktivitet madhor europian.

I urojmë kampiones sonë shumë suksese!

🇦🇱 Yipsi Moreno

15/07/2026

Phoebe përfundon stërvitjen e fundit përpara debutimit në Kampionatin Europian U18, që do të zhvillohet në Rieti, Itali. Nesër ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën europiane, në një nga garat më të rëndësishme për moshat U18 në orën 10.15 . Kampionati zhvillohet nga 16–19 korrik në Rieti.

Linku për të ndjekur garat live do të publikohet nesër në story .

Suksese, Phoebe! 🇦🇱💪 RIETI 2026 | European Athletics U18 Championships phoebe

* 𝘜𝘱𝘥𝘢𝘵𝘦 𝘥𝘵 16.07 : 𝘗𝘩𝘰𝘦𝘣𝘦 𝘢𝘳𝘳𝘪𝘯 𝘷𝘦𝘯𝘥𝘪𝘯 𝘦 7-𝘵ë 𝘯ë 𝘣𝘢𝘵𝘦𝘳𝘪𝘯ë 𝘦 𝘴𝘢𝘫, 𝘯𝘫𝘦 𝘳𝘦𝘻𝘶𝘭𝘵𝘢𝘵 𝘪 𝘮𝘪𝘳ë 𝘥𝘶𝘬𝘦 𝘮𝘢𝘳𝘳ë 𝘱𝘢𝘳𝘢𝘴𝘺𝘴𝘩 𝘨𝘢𝘳𝘶𝘦𝘴𝘪𝘵 𝘦 𝘯𝘪𝘷𝘦𝘭𝘪𝘵 𝘵ë 𝘭𝘢𝘳𝘵ë 𝘯ë 𝘬ë𝘵ë 𝘌𝘶𝘳𝘰𝘱𝘪𝘢𝘯... Suksese të mëtejshme !

13/07/2026

🇦🇱 Drejt Kampionatit Europian U18 - Rieti, Itali 🇮🇹

Sportistja e ekipit përfaqësues të Federatës Shqiptare të Atletikës, Phoebe Mustafaraj ( disiplina 100 m F) , së bashku me trajnerin Taulant Stermasi, do të nisen drejt Kampionatit Europian U18 ditën e nesërme.

I urojmë Phoebe-s garë të mbarë, paraqitje dinjitoze dhe suksese në arenën europiane, duke përfaqësuar me krenari ngjyrat kuqezi sic ka bërë dhe më parë! ❤️🖤

📅 𝘖𝘳𝘢𝘳𝘪 𝘪 𝘨𝘢𝘳𝘢𝘷𝘦 (𝘵𝘪𝘮𝘦𝘵𝘢𝘣𝘭𝘦) 𝘴𝘪 𝘥𝘩𝘦 𝘭𝘪𝘯𝘬𝘶 𝘭𝘪𝘷𝘦 𝘥𝘰 𝘵ë 𝘱𝘶𝘣𝘭𝘪𝘬𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘯ë 𝘴𝘵𝘰𝘳𝘺 𝘯ë 𝘷𝘢𝘻𝘩𝘥𝘪𝘮. 𝘕𝘢 𝘯𝘥𝘪𝘲𝘯𝘪 𝘱ë𝘳 𝘵ë 𝘳𝘦𝘫𝘢𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘳𝘦𝘻𝘶𝘭𝘵𝘢𝘵𝘦𝘵. phoebe

11/07/2026

Ekipi përfaqësues i Federatës Shqiptare të Atletikës mori pjesë në Kampionatin Ballkanik U20, i zhvilluar më 11 Korrik në Craiova, Rumani. 🇷🇴

Atletët tanë garuan në disiplinat:

• Xhonatan Zenelaj – 100m
• Dejan Balla – 400m
• Sidrit Kopliku – 800m
• Daniela Gila – 400m
• Alisia Çiko – 400m

Të shoqëruar nga trajnerët:

• Juxhin Çili
• Admir Dizdari

Edhe pse nuk u arritën rezultate për podium, Alisia Çiko dhe Daniela Gila regjistruan rezultatet e tyre më të mira personale të sezonit 2026. ( PB )

Suksese në vazhdim ! 🇦🇱

𝘗ë𝘳 𝘵ë 𝘯𝘥𝘫𝘦𝘬𝘶𝘳 𝘨𝘢𝘳ën, 𝘭𝘪𝘯𝘬𝘶 𝘪 𝘠𝘰𝘶𝘛𝘶𝘣𝘦-𝘪𝘵 ë𝘴𝘩𝘵ë 𝘯ë 𝘴𝘵𝘰𝘳𝘺.

08/07/2026

🇦🇱 Nisemi drejt Kampionatit Ballkanik U20!

Më 11 korrik, në Craiova, Rumani, ekipi i Shqipërisë do të garojë në Kampionatin Ballkanik U20, duke përfaqësuar me krenari ngjyrat kuqezi.

🔴 Sportistët:
• Xhonatan Zenelaj – 100 m
• Dejan Balla – 400 m
• Sidrit Kopliku – 800 m
• Daniela Gila – 400 m
• Alisia Çiko – 400 m

👨‍🏫 Trajnerët:
• Juxhin Çili
• Admir Dizdari Suksese!!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in tirane?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address

Rr: Dervish Hima, Nr. 31
Tirane
1001