28/07/2026
FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE🤝
Me mirënjohje të thellë falënderojmë sponsorët, ekipet pjesëmarrëse, donatorët, referët, artistët, stafin organizativ, vullnetarët, MNF Security dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin me sukses të Turneut Memorial “Artan Abazi”.
Një falënderim i veçantë për sponsorët dhe të gjithë donatorët, përfshirë edhe ata që kontribuuan në mënyrë private, të cilët me mbështetjen dhe besimin e tyre bënë të mundur zhvillimin e këtij turneu.
Këshilli Organizativ ka punuar me përgjegjësi dhe transparencë në menaxhimin e mjeteve të grumbulluara. Çdo kontribut i dhënë, qoftë nga sponsorët apo në mënyrë private, është vlerësuar dhe është përdorur me përgjegjësi për realizimin e këtij organizimi. Asnjë mjet nuk ka shkuar dëm. Mjetet e mbetura pas përfundimit të turneut do të dedikohen për bamirësi.🤝
Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe kontributin tuaj!
Shihemi në edicionin e ardhshëm të Turneut Memorial “Artan Abazi”!😊💪
25/07/2026
🔥 Miratoca në Finale! 🔥
Me paraqitje të jashtëzakonshme, luftë deri në sekondën e fundit dhe zemër të madhe, djemtë tanë kanë siguruar finalen e Turnirit të Diasporës “Berat Mahmuti-Raincë”. ⚽🏆
Tani është koha për sfidën më të madhe! Le t’u tregojmë të gjithëve se forca e një ekipi nuk matet vetëm me rezultatet, por edhe me karakterin, bashkimin dhe sakrificën.
📣 Ftojmë të gjithë bashkëvendësit, mërgimtarët dhe dashamirët e futbollit të jenë pranë ekipit në finale. Mbështetja juaj është motivi më i madh për lojtarët tanë.
Një ekip. Një zemër. Një qëllim – trofeu! 🏆❤️
25/07/2026
Falënderim për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Turnirin Memorial “Artan Abazi”. Me lojën, korrektësinë dhe shpirtin sportiv që treguat, i dhatë vlerë këtij turniri dhe nderuat kujtimin e dëshmorit Artan Abazi. Ju falënderojmë sinqerisht për pjesëmarrjen dhe ju urojmë suksese në vazhdim.
Një falënderim dhe një kërkimfalje e veçantë për KF Elite. Për shkak të një lëshimi të paqëllimshëm, nuk u realizua fotografia zyrtare e ekipit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe për pjesëmarrjen tuaj në turnir. Respekt dhe suksese në vazhdim! 🤝⚽
23/07/2026
🔥 MIRË SE VINI NË MIRATOC!🔥
Më 23 Korrik, mos e humb finalen madhështore të Turnirit Memorial “Artan Abazi”!
⚽ KF Rainca 🆚 KF Jetoni Bluepoint
🎤 Labinot Rexha & Besnik Ajdini me këngë patriotike
📍 Miratoc | 🕢 Ora 18:00
Një natë plot emocione, sport dhe muzikë patriotike! 🇦🇱
21/07/2026
NJOFTIM‼️‼️
Të nderuar pjesëmarrës dhe dashamirë të Turnirit Memorial “Artan Abazi”,
Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe pamundësisë për zhvillimin normal të ndeshjeve, të gjitha ndeshjet e parashikuara për sot shtyhen dhe do të luhen nesër dhe për orarin e ndeshjeve ju tregojme sot.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe ju presim nesër në stadium, me të njëjtin entuziazëm dhe respekt për këtë turnir memorial.🤝😊
21/07/2026
Me mirënjohje të veçantë falënderojmë firmën PVC CATI dhe pronarin e saj, z. Armend Ademi, për donacionin e dhënë në mbështetje të Turnirit Memorial “Artan Abazi”.
Kontributi juaj është një ndihmë e madhe për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij turniri, duke nderuar kujtimin e dëshmorit Artan Abazi.
Faleminderit për mbështetjen, besimin dhe solidaritetin tuaj! 🙏⚽
20/07/2026
🙏 Një falënderim i veçantë për firmën Driga Garden 🌿 dhe pronarin e saj, Driton Ramadani 👏, për donacionin dhe mbështetjen e dhënë për Turnirin Artan Abazi ⚽🏆
Kontributi i tyre është një ndihmë e çmuar për organizimin dhe suksesin e këtij turniri, duke treguar përkushtim ndaj sportit dhe komunitetit tonë ❤️
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen! 🙌
18/07/2026
🙏 Faleminderim për mbështetjen!🙏
Turniri Artan Abazi shpreh mirënjohjen e sinqertë për Generali Buchs për donacionin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e turnirit.
Një falënderim i veçantë për pronarin, Sead Ibraimi, për kontributin dhe gatishmërinë për të mbështetur sportin dhe aktivitetet e komunitetit.
Mbështetja juaj është një motivim i madh për ne. Ju urojmë shumë suksese dhe mbarësi në punën tuaj!🤝
18/07/2026
🙏 Faleminderim për mbështetjen!
Turniri Artan Abazi shpreh mirënjohjen e sinqertë për AIRIDE VIP Services për donacionin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e turnirit.
Një falënderim i veçantë për pronarin, Ridvan Ademi, për kontributin dhe gatishmërinë për të përkrahur aktivitetet sportive dhe komunitetin.
Mbështetja juaj ka vlerë të madhe. Ju urojmë shumë suksese në punën tuaj!