27/05/2026
FC Kosova ju uron festën e Kurban Bajrami
Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, shëndet, lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar Bajramin!
FC Kosova wünscht euch ein frohes Kurban Bajrami
Möge dieses Fest euch und euren Familien Frieden, Gesundheit, Glück und Segen bringen. Frohes Bajram-Fest!
26/05/2026
FC Kosova fiton Kupën e Düsseldorfit pas një ndeshjeje dramatike dhe historike! 🏆⚽
Ishte një nga ndeshjet më të luftuara në historinë e FC Kosovës. Ekipi vendas kaloi dy herë në epërsi, fillimisht 1:0 dhe më pas 2:1, por djelmoshat tanë nuk u dorëzuan asnjëherë dhe arritën ta barazonin rezultatin në 2:2 brenda 90 minutave të rregullta.
Në vazhdime prej 2x15 minutash, ekipi ynë kaloi në epërsi 3:2, por në pjesën e dytë të vazhdimeve ekipi i Lohhausenit arriti që brenda vetëm 3 minutash ta përmbysë rezultatin në 4:3.
Megjithatë, sekondat e fundit të ndeshjes sollën emocionet më të mëdha. Pas një goditjeje dënimi, kundërshtarët e larguan topin në vijën fundore, duke i dhënë ekipit tonë goditjen e fundit të lojës. Në sulm u bashkua edhe portieri ynë, heroi i mbrëmjes, Enea Koliqi, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm me kokë për rezultatin 4:4!
Ndeshja shkoi në penallti, ku djelmoshat tanë treguan qetësi dhe saktësi duke realizuar të gjitha goditjet. Ndërsa Enea Koliqi e dëshmoi edhe një herë madhështinë e tij duke pritur 2 penallti dhe duke i dhuruar FC Kosovës trofeun e merituar! ❤️🖤
24/05/2026
FC Kosova Düsseldorf nuk kursen asgjë.
Me objektiva të qarta dhe me vizion për ngritje në majë,klubi ynë prezanton goditjen e verës.
Erdit Hasani,mesfushori ofenziv që është një talent i mirë.
Hasani është një futbollist i formuar me inteligjencë taktike,teknikë të pastër dhe grintë që ndez lojen.
Ai nuk vjen vetëm të kompletojë formacionin-ai vjen të marrë përgjësi,të udhëheqë mesfushën dhe të bëjë diferencën kur ekipi ka më shumë nevojë.
Ky nuk është thjeshtë një vendim sportiv…është një besëlidhje mes Drejtorit sportiv,lojtarit.
23/05/2026
Zyrtare: Andin Sadiki i bashkohet FC Kosova Düsseldorf 🇦🇱
Drejtori sportiv Adrian krasniqi ka konfirmuar mesfushorin Andin Sadiki.
Sadiki ka qenë pjesë U19 e Wuppertaler SV.
Me ambicie të qarta dhe përkushtim të madh,drejtori sportiv Adrian krasniqi ka bërë të ditur se FC Kosova Düsseldorf po hyn në një fazë të re.
FC Kosova Düsseldorf do të jetë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë.
Jemi duke ndërtuar një skuadër konkurruese,me karakter,dhe me objektiva të mdha.
Përgatitjet,përforcimet dhe fryma e re që po mbizotëron në klub janë tregues se FC Kosova Düsseldorf po hyn në një sezon me synime serioze ka thënë Drejtori sportiv.
18/05/2026
NJOFTIM
FC Kosova Düsseldorf fton me respekt dhe zemërgjerësi mërgatën shqiptare, sportdashësit dhe të gjithë miqtë e futbollit në Germani, që më 28.06.2026 të marrin pjesë në turnirin tashmë tradicional:
“Hamdi Gashi & Nadir Haxhimusa”
Ky organizim sportiv e vëllazëror bashkon komunitetin tonë përmes sportit, respektit dhe kujtimit të figurave të çmuara.
Ju ftojmë të vini me familjet, miqtë dhe shoqërinë tuaj për të kaluar një ditë të mbushur me futboll, emocione, atmosferë festive dhe bashkim kombëtar.
Prania juaj e madhështon këtë aktivitet!
Të gjithë jeni të mirëseardhur dhe ju presim me kënaqësi, respekt dhe mikpritje të veçantë.
Mirë se vini!
Me respekt,
FC Kosova Düsseldorf
14/05/2026
FC Kosova, në bashkëpunim me Shkollën Shqipe dhe Këshillin e Prindërve në Düsseldorf, bënë të mundur organizimin teknik të zhvillimit të këtij turniri në shumë disiplina sportive, e në veçanti në futbollin e shkollave shqipe në NRW.
FC Kosova u uron më të mirat të gjithë sportistëve pjesëmarrës në këtë turnir.
11/05/2026
FC Kosova Düsseldorf ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ardian Halili.
Futbollisti nga Düsseldorfi, ARDIAN HALILI, do ta veshë fanellën e FC Kosova Düsseldorf në edicionin 2026/2027. ✍️
Ai ka nënshkruar kontratën dhe është prezantuar nga sportdrejtori Ardian Krasniqi.
Halili është transferimi i parë për sezonin e ri te FC Kosova Düsseldorf 🇦🇱
Mirësevjen në familjen tonë të zemrës! ❤️🖤
Forca FC Kosova Düsseldorf 🇦🇱
FC Kosova Düsseldorf është dashuri e pathyeshme ❤️🖤
10/05/2026
FC Kosova uron me zemër të gjitha nënat për Ditën e Nënës! 🌷
Sot është dita për t’i falënderuar gratë më të forta dhe më të dashura në jetën tonë — nënat. Ato janë zemra e familjes, forca që na mban bashkë dhe dashuria që nuk njeh kushte. Me sakrificat, përkushtimin dhe përkrahjen e tyre të pafundme, ato na mësojnë çdo ditë çfarë do të thotë dashuria e vërtetë.
Në emër të FC Kosova, ju shprehim mirënjohjen dhe respektin më të madh për çdo nënë që qëndron pranë fëmijëve të saj në çdo hap të jetës. Ju jeni frymëzimi ynë më i madh.
Gëzuar Ditën e Nënës!