29/07/2026
🚨🇦🇷 LAJMI I FUNDIT!
Sipas raportimeve të Sport, Cristian 'Cuti' Romero e ka pezulluar mundësinë e transferimit te Interi, pasi ka dalë opsioni për t'u transferuar te Barcelona gjatë kësaj vere. ✍️
Mbrojtësi argjentinas thuhet se është shumë i entuziazmuar nga ideja për të veshur fanellën blaugrana, ndërsa agjentët e tij besojnë se Barça mund të paraqesë një ofertë të rëndësishme.
Me stilin e tij të lojës, agresivitetin dhe aftësinë për të nxjerrë topin nga mbrojtja, Romero konsiderohet një profil që do t'i përshtatej shumë sistemit të Hansi Flick.
🔵🔴 Nëse ky transferim realizohet, Barça do të fitonte një përforcim të madh në repartin e mbrojtjes.
29/07/2026
🤩 PEDRI DO TA MBAJË PREMTIMIN!
🗣️ “Pasi ta përfundoj këtë udhëtim në Kinë dhe para se të rikthehem te Barça, do t’i lyej flokët në të bardhë ose biond, ashtu siç premtova para Botërorit. Nuk e di sa do të më shkojnë, por do ta mbaj premtimin.”
💙❤️ Duket se një version edhe më spektakolar i Pedri po vjen! 🔥
28/07/2026
🚨🤩 ÇFARË BËRI PËR BARÇËN!
Sipas agjentit të tij, Pini Zahavi, Robert Lewandowski refuzoi një ofertë marramendëse prej 200 milionë eurosh nga Arabia Saudite gjatë kohës së tij te FC Barcelona. ❌💰🇵🇱
Zahavi tregon se sulmuesi p***k zgjodhi të qëndronte te Barça, sepse dëshironte të shkruante historinë me klubin. 👏
Lewandowski erdhi në Barcelonë pasi kishte fituar gjithçka në karrierë dhe, në një kohë të shkurtër, u bë një nga figurat më të rëndësishme të ekipit. 💙❤️
28/07/2026
🚨 Analize rreth çështjes së Julian Álvarez!
Nëse raportimet janë të sakta, kjo histori nuk e dëmton imazhin e Barcelonës, por atë të Atlético Madridit.
Askush nuk thotë se Atlético është i detyruar ta shesë lojtarin e tij më të mirë. Është e drejta e klubit ta mbajë. Por problemi nuk është vetëm sh*tja, por mënyra se si, është trajtuar vetë lojtari. 🤦♂️
🗣️ Thuhet se Julian Álvarez kishte marrë garanci se, nëse do të mbërrinte një ofertë e rëndësishme, klubi do ta shqyrtonte seriozisht. Megjithatë, më pas qëndrimi i klubit ndryshoi plotësisht.
📅 Madje, sipas raportimeve, kur Julián kërkoi një takim me drejtuesit për të diskutuar të ardhmen e tij, iu tha se nuk do të kishte takim dhe se duhej të priste deri më 10 gusht.
⚽ Futbollistët i vërejnë këto situata. Ata shohin se si klubet trajtojnë lojtarët e tyre në momentet më të vështira dhe kjo ndikon edhe te lojtarët që mund të mendojnë t'i bashkohen klubit në të ardhmen.
🤝 Barcelona mund të mos arrijë ta transferojë Julian Álvarez, sepse kështu është futbolli. Por sipas raportimeve, klubi katalanas ka respektuar pozicionin e Atlético Madridit, ka pritur me durim dhe ka bërë gjithçka që ishte e mundur për ta realizuar marrëveshjen.
😬 Nëse këto raportime janë të vërteta, Atlético Madrid nuk ka mbrojtur imazhin e vet, por e ka dëmtuar atë. Reputacioni i një klubi nuk ndërtohet vetëm me trofe, por edhe me mënyrën se si trajton lojtarët e tij.
Analiza është krijuar nga : Bledi - Analiza e Blaugranit
27/07/2026
🔥 Raphinha të ndëshkon.
⚡ Adeyemi të djeg me shpejtësinë e tij.
🎯 Gordon gjen hapësira aty ku askush nuk i sheh.
✨ Lamine të turpëron me magjinë e tij.
🔵🔴 Çfarë katërshe do kemi në sulm🔥
27/07/2026
🚨💰 LAPORTA PO PËRGATIT NJË MERKATO TË MADHE!
🔵🔴 Barcelona ka siguruar një financim prej 210 milionë eurosh për të përforcuar skuadrën e Hansi Flick gjatë këtij afati kalimtar.
💶 Shuma do të ndahet në dy këste prej 105 milionë eurosh, njëra në korrik dhe tjetra në nëntor. Këto fonde do t'i japin Deco-s dhe drejtuesve të klubit më shumë hapësirë për të realizuar transferimet e planifikuara.
⚡ Një detaj i rëndësishëm është se transferimi i Anthony Gordon nuk përfshihet në këtë financim. Sipas raportimeve, afrimi i anglezit është organizuar me një marrëveshje të veçantë dhe nuk ndikon te këto 210 milionë euro.
🎯 Kjo i jep Barcelonës edhe më shumë mundësi për të afruar lojtarë të tjerë që Hansi Flick i konsideron të rëndësishëm për projektin e tij.
🏆 Qëllimi i klubit është i qartë: të ndërtojë një skuadër të fortë dhe konkurruese, e gatshme të luftojë për çdo trofe që nga fillimi i sezonit.
26/07/2026
🚨🇦🇷LAJMI I FUNDIT!!
Julian Álvarez ka vendosur të bëjë EDHE NJË HAP për t'u bashkuar me Barcelonën këtë verë. Është i gatshëm të bëjë gjithçka për të realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë! Kështu raporton Sport. ✍️
JULIÁN do të bisedojë me drejtuesit e Atlético Madridit për të zhbllokuar transferimin dhe madje është i gatshëm të bëjë edhe një tjetër "gjest publik", pasi nuk është i lumtur në Madrid.
Atlético i kishte premtuar se mund të largohej nëse mbërrinte një ofertë prej 100 MILIONË eurosh, por tani NUK duan ta mbajnë atë premtim. ❌
SITUATË E NDËRLIKUAR! 😬
26/07/2026
🚨🤯 Adeyemi nuk ka dashur të pushojë!
Pas ndeshjes së parë miqësore të sezonit, Hansi Flick u dha lojtarëve një ditë pushim. Por Adeyemi zgjodhi të vazhdojë stërvitjen i vetëm në Qendrën Sportive Joan Gamper.
💪 Afrimi më i ri i Barcelonës nuk dëshiron të humbasë asnjë moment. Ai ka ardhur me dëshirën për të dhënë maksimumin për fanellën blaugrana dhe po e tregon këtë që në ditën e parë.
🔵🔴 Sipas raportimeve, Laporta dhe Flick janë shumë të kënaqur me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij.
👏 Një transferim që ka nisur të fitojë zemrat e tifozëve të Barcelonës.
26/07/2026
❌️🚨 Barcelona refuzoi një super transferim!
💎 Yan Diomandé iu ofrua Barcelonës në këtë merkato, por klubi vendosi të mos e transferonte.
🎯 Arsyeja? Hansi Flick kishte një objektiv të qartë: Anthony Gordon. Trajneri gjerman i kërkoi drejtuesve që të përqendronin të gjitha përpjekjet për afrimin e tij, duke lënë mënjanë çdo alternativë tjetër.
🔵🔴 Drejtuesit e klubit, me Deco në krye, e analizuan mundësinë për Diomandén, por vendosën të ndjekin planin e Flick dhe të mos hapin negociata për një lojtar tjetër.
⚡ Sipas raportimeve, Flick beson se Anthony Gordon është lojtari që i përshtatet më mirë stilit të lojës së tij dhe mund t'i japë më shumë forcë sulmit të Barcelonës.
👀 Tani mbetet të shihet nëse ky vendim do të rezultojë i duhuri, ndërsa Diomandé duket gjithnjë e më pranë një transferimi tek Real Madrid.
26/07/2026
🚨🤯 LAJMI I FUNDIT!
Barcelona vazhdon të jetë shumë e interesuar për transferimin e Julian Álvarez, por nuk ka ndërmend ta rrisë ofertën prej 100 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas.
Drejtuesit e klubit nuk duan të bëjnë shpenzime të tepruara vetëm për të bindur Atlético Madridin që ta shesë lojtarin.
Barcelona do ta realizojë transferimin vetëm nëse kushtet ekonomike janë të favorshme për të gjitha palët.
💙❤️ Sipas raportimeve, dëshira e Julian Álvarez është të luajë vetëm për Barcelonën.