Klubi Atletikes Rogana

Klubi Atletikes Rogana

Partager

Roganë
+377 44 311 880 where eagles fly...!

Photos from Klubi Atletikes Rogana's post 31/01/2026

INDOR TOUR CHALLENGER
Ifam GHENT INDOR

Leon Thaqi sot në orët e mbrëmjes bëri paraqitjen e parë për vitin 2026, ai në mitingun ndërkombëtar” Indor Tour Challenger” në Gent të Belgjikës në diciplinën 800m “preprogram” doli i dyti dhe vendosi rezultatin më të mirë në ambiente të mbyllura.
Me datën 4 shkurt Leoni do të garojë në mitingun ndërkombëtar “Ifam Louvain -La-Neuve Indor” Belgjikë.

Faleminderit sponsorëve tanë: Brickos. Shpk, Ndertimi Premium dhe Kofix.shpk, me mbështetjen e tyre sukseset dhe rezultatet tona po rriten. Vazhdojmë tutje së bashku drejtë sukseseve të radhës!

Photos from Klubi Atletikes Rogana's post 23/12/2025

Sot në ambientet e zyrave të kompanisë “Ndërtimi Premium”zyrtarizuam marrëveshjen për sponsorizimin e klubit tonë.
Familjes së sponsorëve tanë Brickos.Shpk dhe Kofix.Shpk sot ju bashkua edhe Kompania Ndërtimi Premium.
Ne e falenderojmë drejtorin e “Ndërtimi Premium” Ramiz Thaqi i cili ka vlerësuar arritjet dhe sukseset tona, ka besuar në punën tonë dhe i është bashkuar rrugëtimit tonë drejtë suksese të reja. Ne shpresojmë që kontributi i tyre do të kurorëzohet me suksese, rezultate dhe rekorde të cilat nuk kanë munguar asnjëher në klubin tonë. Gjithsesi rrugën drejtë këtyre sukseseve do t’a kemi më të lehtë kur jemi në një familje të përbashkët me këto kompani të suksesshme.

Faleminderit që na besuat dhe vlerësuat arritjet tona!

01/12/2025

Vrapimi 28 Nëntori 2025, Suharekë

Atleti ynë Rozat Rrudhani në dic.5km doli i dyti në një konkurrencë të ngushtë. Kjo është gara e fundit për vitin 2025 për Rozatin.
Tani jemi të fokusuar për garat e vitit 2026, po punojmë intezivisht jemi në fazen parapërgaditore.
Falë mbështetjes së sponsorëve tanë motivi dhe përkushtimi i atletëve po rritet duke u kurorëzuar me tituj e rekorde të reja.
Faleminderit Brickos Shpk për mbështetjen e vazhdueshme që nga hyrja në fuqi e ligjit për sponsorizim.
Faleminderit Kofix.Shpk dhe Ndërtimi Premium.shpk që për vitin 2025 janë bashkuar me ne për suksese e rezultate të reja.
Vazhdojmë tutje për suksese të përbashkëta!
.shpk .shpk # premium.shpk #

Photos from Klubi Atletikes Rogana's post 19/10/2025

Kampionati i Kosovës në Kros,Prishtinë

Rozat Rrudhani (U20) kampion i Kosovës në kros për vitin 2025, ai gjatë këtij viti ka treguar rezultate të mira dhe është në rrugë të mirë për të arritur suksese të reja duke ju bashkuar sukseseve të shkëlqyeshme të Leon Thaqit dhe rezultatve të atletëve të tjerë të klubit tonë të cilët kanë lën gjurmë në Atletiken shqiptare e më gjërë.
Faleminderit sponsorëve tanë për përkrahjen e tyre: Brickos.shpk, Kofix.shpk, Ndertimi Premium.shpk.
Vazhdojmë së bashku për rezultate, rekorde e suksese të reja.

Photos from Klubi Atletikes Rogana's post 16/10/2025

Bursat Olimpike LA 2028

Atleti ynë Leon Thaqi sot nënshkroi bursën olimpike për Lojërat Olimpike Los Angjelos 2028.
Ky është një rrugëtim i ri drejtë sukseve te reja.
Leoni gjatë këtij viti ka treguar një performancë të lartë duke arritur rezultate të shkëlqyeshme dhe rekorde shtetërore, ai ka treguar performancë të mirë edhe në garat ndërkombëtare dhe si rezultat i këtyre sukseseve të arritura ai është përzgjedhur në listen e bursistëve nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Këto rezultate nuk do ishin të mundura pa mbështetjen e sponsorit tonë “Brickos Shpk” i cili që nga hyrja në fuqi e ligjit për sponsorizim na ka mbështetur vazhdimisht.
Gjatë këtij viti kemi nënshkruar marrëveshje për sponsorizim edhe me dy sponsor të tjerë: Kofix.shpk dhe Ndertimi Premium.shpk ku jemi në pritje për tu paisur me vërtetime nga MKRS.
Urime Leon Thaqi, urojmë të keni shëndet dhe rrugëtim të mbarë drejtë suksesve të reja.
Faleminderit Brickos shpk për mbështetjen e vazhdueshme, faleminderit sponsorëve të rinjë, Kofix.shpk dhe Ndertimi Premium.shpk
Vazhdojmë së bashku për suksese të përbashkëta!

Photos from Klubi Atletikes Rogana's post 08/09/2025

Mitungu tradicional i “7 shtatorit” st. “Liman Gega” Malishevë

Atletët tanë Leon Thaqi dhe Rozat Rrudhani bën një paraqitje të mirë, ata garuan në dic. 1000m në kategorinë e seniorëve.
Leon Thaqi e dominoi garën duke fituar bindshëm pozitën e parë, kurse Rozat Rrudhani arriti të fitoj poziten e tretë.

.rogana .shpk .shpk .shpk #

Photos from Klubi Atletikes Rogana's post 05/07/2025

Kupa e Ikonave”Gëzim Mema” Shkodër

Leon Thaqi 400m vendi i parë
Rozat Rrudhani 400m vendi katërt

Ky eveniment përkujtimor u bë në nderim të një prej figurave më të shquara të Atletikës shkodrane dhe shqiptare ndër vite. Organizimin e kësaj gare përkujtimore e bëri bashkia e Shkodrës,klubi i Atletikës Vllaznia dhe FSHA.

Photos from Klubi Atletikes Rogana's post 02/07/2025

International athletic meeting, Novo Mesto SLO
World Athletics Continental Tour 2025

Leon Thaqi i pesti në mitingun ndërkombëtar në Novo Mesto të Sllovenisë, ai bëri një garë të shkëlqyeshme në dic. 400m ku arriti rez. 47.75, kjo është koha e dytë më e mirë e tij në dic.400m, ai aktualisht mbanë rekordin shtetëror me rez. 47.59 të cilin e arriti disa javë më parë në Shkup. Gjatë këtyre ditëve sa ka qëndruar në Slloveni atleti ynë është mbështetur nga ish atleti Armend Berisha i cili jeton dhe vepron në Slloveni, ai është përkujdesur për Leonin në çdo hap, andaj ne si klub e falenderojmë për mbështetjen e parezervë ndaj atletit tonë!

26/06/2025

European Athletic Team Championships, Maribor SLO

Vrapimi i Leon Thaqit në dic.800m vendi i 3-të

Photos from Klubi Atletikes Rogana's post 25/06/2025

European Athletics Team Championships third Division

Leon Thaqi i treti në dic. 800m me kohë 1.50.68, ishte një garë taktike dhe rezultat i ngushtë per 4 pozitat e para. Leoni po vazhdon të tregoj paraqitje të mira dhe progres të vazhdueshëm në çdo garë.
Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të radhës.
Falenderojmë ish atletin Armend Berisha i cili jeton dhe vepron në Slloveni për përkrahjen e Leonit para dhe gjatë këtij kampionati!
Faleminderit sposorit kryesor deri më tani Brickos Shpk si dhe Sponsorit të ri Kofix Shpk që na është bashkuar në rrugëtimin tonë.

Photos from Klubi Atletikes Rogana's post 21/06/2025

Marrëveshja e radhës për sposorizim me kompaninë KOFIX sh.p.k Gjilan.

Sot në zyret e Gurëthyesit Kofix.Sh.p.k nënshkruam marrëveshjen për sponsorizimin e klubit tonë për vitin 2025.
Nënshkrimi u bë nga drejtori i KOFIX.shpk Arsim Thaqi dhe z. të klubit të Atletikës “Rogana”.
Ne e falenderojmë Drejtorin A.Thaqi për vlerësimin e rezultateve dhe sukseseve tona, mirëkuptimin dhe besimin në angazhimin tonë drejtë sukseseve të radhës.
Sigurisht që rrugëtimi ynë i përbashkët do jetë më i lehtë dhe motivi i atletëve për suksese nuk do të mungojë.

Faleminderit që vlerësuat sukseset tona!

Photos from Klubi Atletikes Rogana's post 18/06/2025

Sot me datë 18.06.2025 në ambientet e Fabrikës Brickos sh.p.k nënshkruam marrëveshjen për sponsorizim me drejtorin gjeneral të kompanisë z. Mustafë Borovci.

Ky është viti i pestë me radhë që Brickos sh.p.k është sponsori gjeneral i klubit tonë. Sukseset e atletëve tanë janë të lidhura ngushtë me Brickos-in mbase rrugëtimi ynë i përbashkët në aktivitetet tona gjithandej ku ishin prezent atletët tanë ishte më i lehtë dhe më performues duke arritur rezultate të mira e rekorde shtëtërore.
Ne si klub e falenderojmë Brickos sh.p.k dhe drejtorin z. Mustafë Borovcin për mirëkuptimin dhe besimin ndaj klubit tonë, ky është shembulli më i mirë se si një kompani kampione dhe serioze mbështetë sportistët dhe klubet sportive të komunës tonë dhe jo vetëm sportin por edhe aktivitete nga letërsia e kultura.
Së bashku vazhdojmë tutje drejtë sukseseve tona të përbashkëta!

Vous voulez que votre entreprise soit Gym la plus cotée à Monaco ?

Cliquez ici pour réclamer votre Listage Commercial.

Emplacement

Téléphone

Site Web

Adresse

Monaco