20/08/2016
Në garat Beach Volley U18 të organizuara nga Federata e Volejbollit të Kosovës, lojtarët e KV"Ulpiana" morrën vendin e dytë dhe të tretë.
Vendi i dytë - dyshja:
Lorik Zejnullahu
Fisnik Zaskoku
Vendi i tretë - dyshja:
Leon Rash*ti
Blend Limani
19/08/2016
Më datë 20 Gusht 2016, e shtune, prej ores 9:00 do të mbahet Turneu i Kampionatit të Kosovës në beach volleyball për moshen U18 Meshkujt, në Lipjan në pishinën Erëza.Të drejtë pjesëmarrje kanë lojtarët e lindur gjatë vitit 1999.
06/08/2016
Klubet e volejbollit "Ulpiana" në bashkëpunim me Federaten e Volejbollit të Kosovës, Komunen e Lipjanit dhe pronarin e pishinës "Erëza" organizuam sot turneun e Beach Volley në kuadër të FVK-së.
Ky organizim është i pari i këtij lloji për sportin e lipjanit.
Nga sot KV"Ulpiana", përveç sallës së sporteve, jemi pajisur edhe me fushen e hapur (beach volley)
23/07/2016
Volejboll Liga - Lipjan
Tabelat dhe renditjet
22/07/2016
VOLEJBOLL LIGA – LIPJAN
RAPORT
Kjo Ligë është e para e këtij lloji në Kosovë dhe ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore-sportive të Lipjanit dhe më gjerë, si dhe masovizimin e këtij sporti kaq fisnik për ne.
Shembull shumë konkret është fakti i krijimit të klubit volejbollistik “Shpella” që nga viti 1973 që dëshmon se volejbolli në Lipjan nuk është vetëm sport, por një traditë që e ruajm me kënaqësi, dhe nuk e kemi shumë problem të organizojmë gara të ndryshme në volejboll.
“Volejboll Liga – Lipjan”, në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe Federatën e Volejbollit të Kosovës, filloi aktivitetin më 25 prill 2016 duke organizuar një takim me përfaqësuesit e skuadrave të cilat janë paraqitur për pjesëmarrje në gara.
Gjithsej u paraqiten 8 skuadra:
1. “Shpella” – Gadime, Lipjan
2. “The Cambridge School” – Lipjan
3. “Swat” – Hallaq i Vogël, Lipjan
4. “Shtimja” – Shtime
5. “Shefi Grup” – Ferizaj
6. “Kraishta” – Kraishtë, Lipjan
7. “Geo Earth” – Ferizaj
8. “LIpjani” – Lipjan
Pati lojtarë shumë cilësor nga shumë qytete të Kosovës të cilët u kyçën nëpër këto skuadra
Garat filluan më 1 maj 2016 në sallën e sporteve “Better Life” – Lipjan, dhe u zhvilluan në mënyrën më të mirë të mundshme deri në përfundim të ndeshjes finale duke krijuar një atmosferë feste skuadrat së bashku me shikuesit e shumtë që ishin prezent gjatë gjithë garave, e që i dhanë një hijeshi shumë të bukur kësaj Lige.
Tutje, në fazën e PLAY Off-it arriten katër skuadrat më të mira dhe ato ishin:
1. “Shtimja” - 18 pikë
2. “The Cambridge School” - 15 pikë
3. “Shpella” - 14 pikë
4. “Shefi Grup” - 14 pikë
Pas një gare shumë të fortë mes këtyre skuadrave, në finale u plasuan dy skuadrat më meritoret.
Ju kujtojmë se që nga fillimi i garave, ne kemi arrit marrëveshje me sponsorin e Ligës, dhe falë këtij sponsori shumë human, organizuam një finale madhështore ashtu si e meriton volejbolli në Lipjan.
- Finalja u organizua më 21 korrik 2016 ku u takun KV”Shtimja” - KV”Shpella”
Këto skuadra treguan lojë shumë cilësore. Ndeshjen e referuan referët e licencuar nga FVK; Valon NIkçi dhe Istref Elezaj.
- KV”Shpella” fitoi me rezultat 3 : 1 ndaj KV”Shtimja”
26 : 24
25 : 21
17 : 25
25 : 17
- Në fund u ndanë shpërblimet për më të mirët nga përfaqësues të Komunës, Federatës dhe persona të tjerë;
Vendi i parë - KV"Shpella"
Lojtari më i mirë - Enes Tasholli (KV"Shpella")
Vendi i dytë - KV"Shtimja"
Vendi i tretë - KV"Shefi Grup"
Skuadra më korrekte - KV"Geo Earth"
KAMPION I “VOLEJBOLL LIGA – LIPJAN“ PËR VITIN 2016 SHPALLET KV”SHPELLA” nga GADIMJA
Me shumë respekt
Volejboll Liga – Lipjan
Hafiz Buzuku
Bardhyl Gashi
19/07/2016
Njoftim - FINALJA
Njoftohen të gjithë dashamirët e sportit se të enjten më 21.07.2016 nga ora 20:30 në sallën e sporteve ”Better Life” do të zhvillohet ndeshja finale e “Volejboll Liga – Lipjan” në mes të KV”Shtimja”
dhe KV”Shpella”
Të ftuar janë:
- përfaqësues të Komunës së Lipjanit
- përfaqësues të Federatës së Volejbollit të Kosovës
- skuadrat e Ligës
- dhe të tjerë
Gjatë ndeshjes do të ketë argëtim edhe me muzikë si dhe në fund do të shpërblehen më të mirët
Ju mirëpresim
Volejboll Liga - Lipjan
18/07/2016
BIOGRAFI:
ILIR XHEMSH*TI - Lipjan
15/07/1982
Profesioni: Mësimdhënës i Gjuhës Angleze
Karriera sportive:
1999 – 2002: KV “Shpella e Mermert” - Gadime
2002 – 2003: KV “KEK-u” - Prishtinë
2003 – 2008: K V “MABETEX” - Prishtinë
2008 – 2010: KV “Universiteti AAB” - Lipjan
2010 – 2013: KV “AKPA Te Luzha” - Ferizaj
2014 – 2016: KV “Luboteni” – Ferizaj, (këtë vit do të garon në CEV CHALLENGE CUP)
Të arriturat gjatë gjithë këtyre viteve: :
- 9 herë kampion i Kosovës,
- 8 herë fitues i Kupës së Kosovës
- Fitues i Kupës Mbarëkombëtare dhe finalist për disa herë
- Gjithmonë në finale të play Off-it dhe shumherë finalist i Kupës së Kosovës
- Pjesë e përfaqesueses së Kosovës që nga fillimët e karrieres.
- Për vite me radhë në listen e 10 volejbollistëve më të mirë të vendit
- Lojtari më i mirë në Komunen e Lipjanit në vitin 2007
Ilir Xhemsh*ti në përgjithësi është lojtar i trofeve gjë që e dëshmon edhe biografia e tij, dhe pjesëmarrja e tij në “Volejboll Liga – Lipjan” e nderon shumë këtë Ligë
16/07/2016
Volejboll Liga - Lipjan
Play Off - xhiro e parë
Rezultatet