18/08/2026
Një pjesë e veçantë e manifestimit “Lugu i Butë 2026”, kushtuar traditës, kulturës dhe lojërave tona tradicionale, e realizuar nga RTK.
Mirënjohje për RTK-në për pasqyrimin dhe promovimin e kësaj ngjarjeje që synon ruajtjen dhe përcjelljen e traditave tona ndër breza.
Lugu i Butë 2026 – tradita vazhdon! ❤️
Pasdite - Lojërat tradicionale "Lugu i Butë" 17.08.2026
Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK pë...
08/08/2026
Disa momente gjatë Lojërave Tradicionale “Lugu i Butë 2026”
Pamje nga një ditë e veçantë e mbushur me traditë, sport, kulturë, argëtim dhe bashkim të komunitetit.
03/08/2026
NJOFTIM
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati, Sporti Shkollor Istog organizon aktivitetin “Lojërat Tradicionale – Lugu i Butë 2026”.
🗓️ Data: E shtunë, 08 Gusht 2026
🕚 Ora: 11:00
📍 Vendi: Lugu i Butë
Programi i aktivitetit:
* 🎶 Program artistik me valle tradicionale dhe këngë folklorike
* 🪨 Hudhja e gurapesh*t
* 🪢 Tërheqja e litarit
* 🤼 Garat e pelivanëve
* 🏃 Kërcimi së gjati
* Dhe aktivitete të tjera tradicionale.
Ky organizim ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e traditës sonë, kultivimin e vlerave kulturore dhe sportive, si dhe bashkimin e komunitetit.
🎉 Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë dhe të bëheni pjesë e kësaj dite festive, plot traditë, kulturë dhe sport.
Mirë se vini! 🇽🇰
02/06/2026
🏃♂️ Olympic Day në Istog 2026
Në Shkollën Fillore “Martin Camaj” në Gurrakoc u organizua me sukses aktiviteti sportiv “Olympic Day”, me pjesëmarrjen e 50 nxënësve. Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit patën kënaqësinë të marrin pjesë në lojëra dhe aktivitete sportive, duke promovuar stilin e jetesës aktive, bashkëpunimin dhe frymën sportive.
Atmosfera ishte e mbushur me energji pozitive, entuziazëm dhe argëtim, duke krijuar momente të bukura për të gjithë pjesëmarrësit.
Falënderojmë Shkollën Fillore “Martin Camaj” në Gurrakoc, drejtorinë, mësimdhënësit dhe nxënësit për mikpritjen, bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti të suksesshëm.
18/04/2026
Gjimnazi “Haxhi Zeka” nënkampion i Kosovës! 🥈⚽️
Pas paraqitjes së shkëlqyer në garat regjionale në futsall (vajzat), ekipi u kualifikua në finalen e garave republikane.
Në finale, vajzat zhvilluan lojë të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre dhe u shpallën nënkampione të Kosovës.
Urime nxënëseve dhe mësimdhënësve për suksesin e arritur! 🏆
10/04/2026
Turnir në futboll në nderim të 12 Prillit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Istogut ⚽️🇽🇰
Në kuadër të shënimit të 12 Prillit – Ditës së Dëshmorëve, sot në Palestrën e Sportit në Vrellë u mbajt një turnir futbolli me pjesëmarrjen e nxënësve nga disa shkolla të komunës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues institucionalë, ndër ta edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Era Rexhaj, e cila përgëzoi nxënësit për angazhimin, disiplinën dhe frymën sportive.
🏆 Rezultatet:
• Vajzat:
🥇 Vendi i parë – SHFMU “Hysni Zajmi” (Vrellë)
🥈 Vendi i dytë – SHFMU “Trepça” (Banjë)
• Djemtë:
🥇 Vendi i parë – SHFMU “Bajram Curri” (Istog)
🥈 Vendi i dytë – SHFMU “Trepça” (Banjë)
Ky aktivitet u zhvillua në një atmosferë të shkëlqyer sportive, duke i dhënë një kuptim të veçantë kësaj dite përmes energjisë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të të rinjve
01/04/2026
KAMPION REGJIONAL – DY SHKOLLA NGA ISTOGU! 🏆 🏆
Në Deqan u mbajtën garat regjionale për shkolla fillore dhe të mesme, ku nxënësit treguan talentin, përkushtimin dhe frymën e konkurrencës së shëndetshme.
🥇 Vendi i parë për vajza: SHML “Haxhi Zeka”, Istog
🥇 Vendi i parë për djem: SHFMU “Martin Camaj”, Gurrakoc
I urojmë këtyre dy shkollave për fitoren e merituar dhe ju dëshirojmë shumë suksese edhe në garat e ardhshme! 🌟
🏆 Kupat iu ndanë me meritë kampionëve.
26/03/2026
Të mërkurën dhe të enjten, në ambientet sportive të shkollës “Hysni Zajmi”, Vrellë në kushte shumë të mira janë zhvilluar garat komunale në volejboll për shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Istogut, të organizuara nga Sporti Shkollor Istog.
Gjatë këtyre ditëve pati ndeshje shumë të mira në të dy konkurrencat, ku u dalluan për angazhim, lojë cilësore dhe frymë sportive.
Shkollat fillore – Vajza:
🥇 Vendi i parë: SHFMU “Avni Rrustemi” – Zallq
🥈 Vendi i dytë: SHFMU “Hysni Zajmi” – Vrellë
Shkollat fillore – Djem:
🥇 Vendi i parë: SHFMU “Martin Camaj” – Gurrakoc
🥈 Vendi i dytë: SHFMU “Avni Rrustemi” – Zallq
Shkollat e mesme – Djem:
🥇 Vendi i parë: SHML “Haxhi Zeka” – Istog
🥈 Vendi i dytë: SHML “Mithat Frashëri” – Gurrakoc
Falënderojmë shkollën “Hysni Zajmi” për organizimin e shkëlqyer dhe u urojmë shumë suksese fituesve në garat Regjonale!