KF Ratkoci

KF Ratkoci

Partager

Klubi i futbollit KF Ratkoci

31/12/2018

Shpallen sportistët më të mirë të vitit 2018 nga Komuna e Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, sot është mbajtur ceremonia e shpalljes së sportistëve më të mirë të vitit në Komunën e Rahovecit, ceremoni kjo e organizuar nën patronazhin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Lojtari ynë Ymer Zena shpallet “Futbollisti Fair-Play 2018“.
Kryesia e klubit dhe gjithë tifozeria e KF Ratkocit e urojmë Ymerin për këtë qmim të merituar.

28/11/2018

Urime 28 Nëntori, dita e Flamurit 🇦🇱
🔴⚫️

Photos from KF Ratkoci's post 25/11/2018

Kryesia e klubit falënderon bashkëvendasin tonë Sabit Sahit Kastrati i cili shprehu dëshirën që të shtrojë një drekë për lojtarët e klubit.
Faleminderit Sabit.
Sinqerisht kryesia e klubit.

25/11/2018

Rezulati përfundimtar i ndeshjes:
KF Ratkoci 1-5 KF Dardania.
Golin për skuadrën tonë e shënoi Besim Krasniqi.

24/11/2018

KF Ratkoci -:- KF Dardania

Nesër, e diele, datë 25.11.2018, zhvillohet java e fundit në grupin A të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.
KF Ratkoci pret skuadrën KF Dardania nga Peja. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Blerim Thaçi” në Xerxë, me fillim nga ora 13:00.
Falënderojmë kryesinë e KF Xërxa për mundësinë e zhvillimit të ndeshjes në stadiumin e tyre.

17/11/2018

Rezultati përfundimtar i ndeshjes:
KF Lugu Baranit 5-2 KF Ratkoci.
Golat për skuadrën tonë i shënuan Egzon Hoti dhe Adem Krasniqi.

16/11/2018

Nesër e shtunë, datë 17.11.2018, KF Ratkoci do të luaj kundër skuadrës KF Lugu i Baranit nga Peja

Ndeshja do të zhvillohet në Pejë, me fillim nga ora 13:00. Lojtarët duhet të jeni tek zyrja e klubit në ora 10:30.

15/11/2018

Vizitë në sptitalin e Gjakovës, lojtarit tonë Ymer Zena, që pesoj një lëndim në ndeshjen e fundit. Kryesia e klubit, lojtarët dhe të gjithë tifozet e KF Ratkocit i urojm shërim të shpejtë Ymerit.
Shërim të shpejtë kampion 👏🏻👏🏻

11/11/2018

Resultati përfundimtar i ndeshjes:

KF Ratkoci 1-1 KF Dardanët.

Golin për skuadrën tonë e shënoi Ymer Zena.

09/11/2018

Kryesia e klubit KF Ratkoci falënderon kryesinë e klubit futbollistik “KF Xërxa” për mundësinë e zhvillimit të ndeshjes në stadiumin e tyre.

Arsyeja pse këto dy ndeshjet e fundit të këti stinori do ti zhvillojmë në stadiumin “Blerim Thaçi” në Xërxë, është sepse fusha në të cilën klubi ynë zhvillon ndeshjet është dëmtuar shumë këtë vit, dhe nuk i plotëson kushtet e zhvillimit normal të ndeshjes, këtë e ka vlerësuar edhe një komision i FFK-së dhe Ministrisë së Sportit.

Kujtojmë që KF Ratkoci, në Buxhetin e Kosovës për vitin 2017 e kishte fituar projektin për ndertimin e stadiumit ne vlerë prej 320.000 euro të ndarë nga Ministria e Sportit, por që deri më tani ende nuk kemi asgje konkrete sa i përket nisjes së punimeve.

Sipas informatave që kemi ne si klub, jemi shumë afër përmbylljes së projektit dhe shpresojmë që në pranverën e vitit 2019 do të nisin punimet ku do ti zgjidhte problemet sa i përket kushteve të infrastuktures sportive.

Faleminderit KF Xërxa.
Me respekt kryesia e KF Ratkocit.

09/11/2018

KF Ratkoci -:- KF Dardanët

Të dielën, datë 11.11.2018, zhvillohet java e rregullt në grupin A të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.
KF Ratkoci pret skuadrën KF Dardanët nga Gjakova. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Blerim Thaçi” në Xerxë, me fillim nga ora 13:00.

07/11/2018

Sot në Gjakovë ishte për vizitë presidenti i FFK-së z. Agim Ademi për të ndihmuar klubet e Ligës së Dytë me fanella dhe t**a.
Kryesia e klubit falënderon FFK-në dhe presidentin z. Agim Ademi për mbështetjen e tij.

Vous voulez que votre entreprise soit Gym la plus cotée à Monaco ?

Cliquez ici pour réclamer votre Listage Commercial.

Emplacement

Téléphone

Site Web

Adresse

Monaco