Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania"

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania", Skopje.

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste Dardania, Shkup, në kuadër të bashkëpunimit me Kompanin COMBO pranoi donacion, paisje bjes...
29/08/2026

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste Dardania, Shkup, në kuadër të bashkëpunimit me Kompanin COMBO pranoi donacion, paisje bjeshkatare, edhe ate:
10 palë kthetra,
2 kazma alpine
2 tenda (shatora), dhe
1 komplet, materiale për ndihmën e parë.
Këto paisje do të mund ti shfrytëzojnë anëtarët e Shba Dardania.
Me këto paisje do të jenë më lehtë të realizueshme aktivitetet tona bjeshkatare.
Faleminderim dhe mirënjohje për kompaninë COMBO për këtë veprim mirësie e që për ne është mjaft i dobishëm.

Me shum respekt,
SHBA "DARDANIA" SHKUP

SHBA “DARDANIA” – SHKUPShëtitje, shoqërim, plazh dhe qetësi shpirtëroreTë nderuar anëtarë dhe dashamirë të natyrës,Për k...
24/08/2026

SHBA “DARDANIA” – SHKUP
Shëtitje, shoqërim, plazh dhe qetësi shpirtërore

Të nderuar anëtarë dhe dashamirë të natyrës,

Për këtë fundjavë, të dielën, më 30.08.2026, Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup organizon aktivitetin:

“Vizitë dhe plazh në lumin e Shalës dhe liqenin e Komanit” 🇦🇱

Një ditë e veçantë në natyrë, me udhëtim, lundrim me varkë dhe pushim pranë ujërave të kristalta të Lumit të Shalës. Nuk do të ketë ecje malore.

Pajisjet e nevojshme:
Patika/atlete, veshje sportive, rroba rezervë, kapelë, syze dielli, çantë shpine dhe krem kundër diellit.

Ushqimin dhe 1.5 L ujë secili e siguron për vete. Gjithashtu, mund të ushqeheni edhe në restorantin pranë Lumit të Shalës.

Për ata që dëshirojnë të freskohen në ujërat e Lumit të Shalës, rekomandohet të marrin rroba dhe pajisje për plazh.

Relaconi: Shkup – Gjakovë – Qafë Morinë – Fierzë – Bajram Curr – Liqeni i Komanit – Lumi i Shalës.

🚌 Transporti do të organizohet me minibusë, ndërsa numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Për këtë arsye, ju lutemi që konfirmimet t’i bëni me kohë.

Transporti dhe participimi për varkën do të përcaktohen në bazë të numrit të pjesëmarrësve.

📢 Ky organizim është i hapur për të gjithë!
Pjesëmarrja është e hapur edhe për personat që nuk janë anëtarë të SHBA “DARDANIA”. Të gjithë janë të mirëseardhur të bëhen pjesë e këtij organizimi dhe të kalojmë së bashku një ditë të bukur në natyrë.

Afati për konfirmim: deri më 28.08.2026 (e premte), ora 17:00.

Nisja: 30.08.2026 (e diel), ora 04:00, nga QT Çairçanka – Shkup.

Personi për kontakt:
Fari Rexhepi – 070 387 752

Aktiviteti i 37-të – SHBA “DARDANIA” – ShkupMe sukses realizuam aktivitetin e 37-të të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “D...
23/08/2026

Aktiviteti i 37-të – SHBA “DARDANIA” – Shkup

Me sukses realizuam aktivitetin e 37-të të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup, në Malin Sharr, ku zhvilluam ecjen nga Bozovca drejt Ujëvarës së Leshnicës dhe Ujëvarës së Krivoshajës.

Një ditë e bukur e kaluar në natyrën e mrekullueshme të Sharrit, mes pyjeve, lumenjve dhe ujëvarave, me një pjesëmarrje të madhe prej 48 pjesëmarrësish.

Në këtë aktivitet morën pjesë:

* 22 anëtarë të SHBA “DARDANIA” – Shkup
* 18 dashamirë të natyrës
* 5 anëtarë të KMS “BESA” – Çellopsk
* 1 anëtar i SHBA “Natyra” – Saraj
* 1 anëtar i SHBA “Çaushica” – Përshefcë
* 1 anëtar i SHB “Bukuritë e Sharrit” – Bogovinë

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për shoqërinë, respektimin e rregullave dhe atmosferën e shkëlqyer gjatë gjithë aktivitetit.

SHBA “DARDANIA” – Shkup

Sot, z.Fari Rexhepi, kryetar i Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Daradania”, nga Shkupi, e dekoroi me Mirënjohje dhe një d...
21/08/2026

Sot, z.Fari Rexhepi, kryetar i Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Daradania”, nga Shkupi, e dekoroi me Mirënjohje dhe një dhuratë simbolike, vogëlushin 7 (shtatë) vjeçar Aid Saliu-n e për pjesëmarjen e tij në kampingun "Liqenet e Salakovës" dhe ngjitjen e Majës "Koka e Selanikut" (Sollunska Glava), 2540 m/lmd, që u realizua me datë 15/16.08.2026, i cili tregoi guxim të jashtëzakonshëm, vullnet dhe pasion ndaj maleve dhe i cili pa asnjë problem ariti ta përshkoi shtegun prej 20 km, me një disnivel prej afërsisht 1000 metrave.

Ky rastë duhet të shërbejë për nxitje dhe motivim tek rinia që sa më shumë të dalin në natyrë, pasi që përfitimet si në aspektin fizik dhe psiqik janë të dobishme për shendetin e njeriut.
SHBA “Daradania”, në kontinuitet bënë thirje si në media dhe rrjete sociale, që sa më shumë qytetarë të grup moshave të ndryshme t’ju bashkangjiten dhe të vizitojnë bukuritë që i ofronë natyra.

Të nderuar anëtarë dhe dashamirë të natyrës,Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup, për këtë të diel, më 23.08...
19/08/2026

Të nderuar anëtarë dhe dashamirë të natyrës,

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup, për këtë të diel, më 23.08.2026, organizon aktivitetin – ecje në Malin Sharr, përkatësisht te Ujëvara e Leshnicës dhe Ujëvara e Krivoshajës.

Me ecje do të fillojmë nga fshati Bozovcë (1350 m/lmd) dhe do të vazhdojmë deri te Ujëvarat e Leshnicës së Epërme (1560 m/lmd).

Shtegu nëpër të cilin do të ecim është i pasur me lumenj të pastër, ujëvara të shumta, pyje të pasura me pisha e ah dhe maja të thepisura shkëmbore.

Gjatësia e këtij shtegu, në dy drejtime, është rreth 16 km, me një disnivel prej rreth 210 metrave. Kjo ecje hyn në kategorinë e ecjeve jo të vështira, prandaj është e përshtatshme edhe për fillestarë.

Ata që janë më të përgatitur me kondicion do të mund të vazhdojnë deri te Ujëvara e Krivoshajës, e cila gjendet afërsisht 2 km larg Ujëvarës së Leshnicës.

Për ata që do të vazhdojnë deri te Ujëvara e Krivoshajës, gjatësia e shtegut në dy drejtime do të jetë afërsisht 20 km.

Me këtë rast ftojmë anëtarët dhe dashamirët e natyrës të bashkangjiten në ecjen e së dielës.

Veshmbathja, adekuate për ecje në natyrë, në kushte të verës.

Afati i fundit për konfirmim, e shtunë 22.08.2026, ora 17:00.

Rregulla që duhet respektuar:

* Ardhja në kohën e caktuar në vendin e caktuar.
* Respektimi dhe përçjellja e rregullave të caktuara nga udhëheqësi i ecjes.
* Ruajtja e natyrës duke mos hedhur mbeturinat gjatë marshutës dhe gjatë pauzave.
* Përgatitja fizike dhe psiqike janë përgjegjësi individuale dhe SHBA Dardania nuk merr përgjegjësi në rast lëndimi.
* Koha e nisjes, me 23.08.2026 (e diel), ora 05:30, prej te parkingu i Qendrës Tregtare Çairçanka.

Personi për kontakt:
Samir Xhemaill 078 447 467

Aktiviteti dyditor i SHBA Dardania – ecje dhe kampingGrupi i SHBA “Dardania” me sukses realizoi aktivitetin dyditor, i c...
17/08/2026

Aktiviteti dyditor i SHBA Dardania – ecje dhe kamping

Grupi i SHBA “Dardania” me sukses realizoi aktivitetin dyditor, i cili përfshiu ecje, ngjitje dhe kamping në natyrë.

Ditën e parë, ecjen e filluam nga fshati Patishka Rekë, duke vazhduar përmes pyjeve të ahut, kullosave dhe kreshtave të hapura, të cilat na ofruan pamje mahnitëse. Gjatë rrugës ngjitëm Majën e Zezë (Crn Vrv), 2155 m/lmd, dhe Majën E Bukura (Ubavaa), 2346 m/lmd, për të vazhduar drejt Liqeneve të Sallakovës, në lartësinë 2178 m/lmd, ku vendosëm kampin.

Mbrëmjen e kaluam në natyrë, në shoqëri të mirë, me atmosferë fantastike dhe momente të veçanta që do të mbeten gjatë në kujtesën tonë.

Ditën e dytë, herët në mëngjes, nga Liqenet e Sallakovës vazhduam ecjen përgjatë shtegut drejt Majës Koka e Selanikut (Solunska Glava), 2540 m/lmd. Pas ngjitjes në majë, u rikthyem në pikën e nisjes, në fshatin Patishka Rekë.

Ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë aktivitet ishte pjesëmarrja e Aid Saliut, vetëm 7 vjeç, i cili së bashku me grupin arriti me sukses të ngjitet në Majën Koka e Selanikut, në 2540 m/lmd. Një shembull i jashtëzakonshëm i guximit dhe dashurisë për malet që në moshë kaq të re.

Gjatë këtyre dy ditëve përshkuam afër 40 km rrugë, me mbi 2400 metra disnivel pozitiv.

Falënderojmë Munish Musliu për surprizën e organizuar për të gjithë grupin – mish qengji të pjekur në furrë – si dhe Nazmi Beqiri për sigurimin e lejes për realizimin e këtij aktiviteti.

Moti ishte me diell dhe kushtet ishin të shkëlqyera. Edhe një aktivitet i realizuar me sukses nga SHBA “Dardania”, me shumë kilometra, ngjitje, kamping, shoqëri të mirë dhe kujtime të paharrueshme.

SHBA DARDANIA – SHKUP

Kryesia e SHBA “DARDANIA” – Shkup, mbrëmë, më datë 12.08.2026, organizoi një koktej me rastin e realizimit të suksesshëm...
12/08/2026

Kryesia e SHBA “DARDANIA” – Shkup, mbrëmë, më datë 12.08.2026, organizoi një koktej me rastin e realizimit të suksesshëm të “Ekspeditës Grand Paradiso 2026”, e cila u zhvillua në periudhën 31.07–03.08.2026.

Në këtë ekspeditë, 12 anëtarë të SHBA “DARDANIA” u ngjitën me sukses në majën më të lartë të Alpeve Italiane, Grand Paradiso – 4061 m/lmd, e cila njëkohësisht është maja më e lartë e Italisë.

Gjatë koktejit u theksua se, që nga themelimi i shoqatës, SHBA “DARDANIA” ka organizuar shumë ekspedita jashtë shtetit, në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Turqi, Bullgari, Greqi, Slloveni, Serbi dhe vende të tjera. Megjithatë, duke pasur parasysh lartësinë mbidetare dhe karakterin e saj alpinistik, “Grand Paradiso 2026” u vlerësua si një nga ekspeditat më të rëndësishme dhe suksesi më i madh i deritanishëm, si për secilin pjesëmarrës individualisht, ashtu edhe për SHBA “DARDANIA”.

Në këtë koktej u falënderuan të gjithë pjesëmarrësit e ekspeditës për disiplinën, përgjegjësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë realizimit të saj. Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe të gjithë atyre që, në forma të ndryshme, e përkrahën dhe ndihmuan realizimin e kësaj ekspedite.

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti,Nevzat Saliusekretarit organizativ të SHBA “DARDANIA”, iu nda një dhuratë simbolike për organizimin e shkëlqyeshëm të kësaj ekspedite. Gjithashtu, një dhuratë simbolike iu nda edhe Samir Xhemaili, për kontributin e tij të çmuar në realizimin dhe mbarëvajtjen e ekspeditës.

Në fund të vitit, për secilin pjesëmarrës të “Ekspeditës Grand Paradiso 2026” do të përgatitet një mirënjohje e veçantë.

SHBA “DARDANIA” do të vazhdojë edhe në të ardhmen me organizimin e ekspeditave jashtë shtetit, duke synuar maja të reja, sfida të reja dhe suksese edhe më të mëdha.

Urime të gjithë pjesëmarrësve! Së bashku drejt majave të reja!

Të nderuar anëtarë dhe dashamirë të natyrës,Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup, për këtë fundjavë (15–16.0...
10/08/2026

Të nderuar anëtarë dhe dashamirë të natyrës,

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup, për këtë fundjavë (15–16.08.2026) organizon kamping dyditor dhe ngjitje në Majën Koka e Selanikut (Solunska Glava – 2540 m/lmd).

Dita e parë – e shtunë (15.08.2026)

Ecjen do ta fillojmë nga fshati Patishka Reka (960m/lmd), duke kaluar përmes Majës Ubava (2346 m/lmd) dhe duke vazhduar drejt Liqeneve të Salakovës (2180 m/lmd), ku do të vendosemi për kamping.

• Gjatësia: rreth 9 km
• Disniveli: rreth 1300 m

Në Liqenet e Salakovës do të vendosemi për kamping dhe do ta kalojmë natën në natyrë.

Dita e dytë – e diel (16.08.2026)

Në orët e hershme të mëngjesit do të fillojmë ecjen nga Liqenet e Salakovës në drejtim të Majës Koka e Selanikut (2540 m/lmd). Pas ngjitjes do të vazhdojmë kthimin drejt fshatit Patishka Reka.

• Gjatësia: rreth 20 km vajtje-ardhje
• Disniveli: rreth 1000 m

Nisja: e shtunë (15.08.2026), ora 08:00 ,nga parkingu i Qendrës Tregtare Çairçanka.

Afati i fundit për konfirmim: e enjte (13.08.2026), ora 18:00.

Rregullat që duhet respektuar:

• Ardhja në kohën dhe vendin e caktuar.
• Respektimi i udhëzimeve të udhëheqësit të ecjes.
• Ruajtja e natyrës duke mos hedhur mbeturina gjatë marshimit dhe pauzave.
• Çdo pjesëmarrës duhet të jetë i pajisur me pajisjet dhe veshmbathjen e nevojshme për kamping dhe ecje malore.
• Përgatitja fizike dhe psikike është përgjegjësi individuale. SHBA “DARDANIA” nuk mban përgjegjësi në rast lëndimi.
• Organizatori ka të drejtën të ndryshojë planin sipas nevojës dhe kushteve në terren.

Personi për kontakt:
Fari Rexhepi 070 387 752

AKTIVITETI I 35-të – SHBA “DARDANIA” – SHKUPSot realizuam me sukses Aktivitetin e 35-të të SHBA “DARDANIA” – Shkup.Vesha...
09/08/2026

AKTIVITETI I 35-të – SHBA “DARDANIA” – SHKUP

Sot realizuam me sukses Aktivitetin e 35-të të SHBA “DARDANIA” – Shkup.

Veshallë – Ujëvara – Liqenet e Karanikollës (Sytë e Sharrit) – Maja Skarpa – Maja e Karanikollës

19 km
1,600 m disnivel
26 pjesëmarrës

Në aktivitet morën pjesë edhe 3 anëtarë nga KM “Skardus” – Dobrosht dhe 2 anëtarë nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Natyra” – Saraj, Shkup.

Gjatë ngjitjes së Majës Skarpa u takuam me grupin e SHBA “Maja e Bajrakut” – Suharekë, Kosovë, me të cilët realizuam edhe një fotografi të përbashkët.

Gjatë rrugëtimit shijuam edhe bukuritë natyrore të Sharrit, ndërsa nuk munguan as borovinkat, dredhëzat dhe mjedrat.

Një tjetër aktivitet i suksesshëm i përfunduar me shumë kënaqësi, shoqëri të mirë dhe momente të bukura.

SHBA “DARDANIA” – SHKUP
Bashkë drejt majave!

Të nderuar anëtarë dhe dashamirë të natyrës,Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup, për këtë të dielë (09.08.2...
05/08/2026

Të nderuar anëtarë dhe dashamirë të natyrës,

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “DARDANIA” – Shkup, për këtë të dielë (09.08.2026) organizon ecje drejt Liqeneve të Karanikollës, Majës Skarpa (2465 m/lmd) dhe Majës së Karanikollës (2382 m/lmd).

Kjo është një nga zonat më të bukura të Maleve të Sharrit, e njohur për liqenet akullnajore, peizazhet mahnitëse dhe pamjet panoramike nga majat.

Ecjen do ta fillojmë nga fshati Veshall, duke ndjekur shtegun drejt Liqeneve të Karanikollës, më pas ngjitjen në Majën Skarpa (2465 m) dhe duke vazhduar drejt Majës së Karanikollës (2382 m).

Karakteristikat e shtegut:

• Gjatësia (vajtje-ardhje): rreth 15 km
• Disniveli: rreth 1300 m
• Kategoria: Mesatarisht e vështirë

Transporti do të organizohet me vetura, ndërsa participimi për transport do të përcaktohet në varësi të numrit të pjesëmarrësve.

Afati i fundit për konfirmim: e shtunë (08.08.2026), ora 17:00

Nisja: e diel (09.08.2026), ora 05:30, nga parkingu i Qendrës Tregtare Çairçanka.

Rregullat që duhet respektuar:

• Ardhja në kohën dhe vendin e caktuar.
• Respektimi i udhëzimeve të udhëheqësit të ecjes.
• Ruajtja e natyrës duke mos hedhur mbeturina gjatë marshimit dhe pauzave.
• Përgatitja fizike dhe psikike është përgjegjësi individuale. SHBA “Dardania” nuk mban përgjegjësi në rast lëndimi.
• Organizatori ka të drejtën të ndryshojë planin sipas nevojës.

Personi për kontakt:
Samir Xhemaili 078447467

Address

Skopje

Telephone

+38970387752

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shoqata Bjeshkatare Alpiniste "Dardania":

Shortcuts

Share