10/07/2026
🔵⚪ ENES ARIFI I SHTOHET STAFIT TEKNIK TË FC SHKUPI ACADEMY
Me kënaqësi ju njoftojmë se Enes Arifi i është bashkuar stafit teknik të FC Shkupi Academy.
FC Shkupi Academy vazhdon të ndërtojë një strukturë të fortë dhe profesionale, duke vendosur themele të shëndosha për zhvillimin e futbollistëve të rinj. Me vizion, përkushtim dhe punë të pandërprerë, synimi ynë është të krijojmë një akademi model dhe një mjedis ku talentet zhvillohen çdo ditë.
Në kuadër të organizimit të ri të akademisë, Enes Arifi do të jetë trajner i ekipit të Kadetëve – gjenerata 2010. Ai është një trajner perspektiv me përvojë pune, i cili me përkushtimin, profesionalizmin dhe ambicien e tij pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe avancimin e kësaj gjenerate.
Mirë se erdhe në familjen e madhe të FC Shkupi Academy! Të urojmë shumë suksese në këtë kapitull të ri. Jemi të bindur se me punën dhe përkushtimin tënd do të japësh një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e brezave të rinj.
🔵⚪ Së bashku ndërtojmë të ardhmen!
09/07/2026
🔵⚪ NJË EMËR I NJOHUR I FC SHKUPIT I BASHKOHET AKADEMISË! 🔵⚪
Akademia FC Shkupi vazhdon të forcojë stafin e saj me profesionistë që kanë lënë gjurmë me fanellën bardhekaltër.
Me krenari ju prezantojmë Kujtim Salihun,ish-futbollist të FC Shkupit, i cili, nga ky sezon, do të jetë pjesë e stafit të trajnerëve të Akademisë.
Kujtimi do të udhëheqë ekipin e juniorëve, të përbërë nga futbollistë të lindur në vitet 2008–2009, duke sjellë përvojën, disiplinën dhe mentalitetin fitues te futbollistët tanë të rinj, në një periudhë shumë të rëndësishme të zhvillimit të tyre.
Besojmë se angazhimi dhe përkushtimi i tij do të jenë një vlerë e madhe për Akademinë dhe do të kontribuojnë në vazhdimin e rrugës sonë drejt krijimit të futbollistëve cilësorë dhe të përgatitur për ekipin e parë.
Mirë se erdhe në familjen e madhe të Akademisë FC Shkupi! Të urojmë shumë suksese në këtë kapitull të ri! 💙🤍
30/06/2026
🔵⚪ FTESË ZYRTARE NGA REPREZENTACIONI U14 I MAQEDONISË SË VERIUT 🔵⚪
Me krenari dhe kënaqësi të madhe njoftojmë se portieri ynë i talentuar, Alkam Jashari, ka marrë ftesë zyrtare nga Reprezentacioni U14 i Maqedonisë së Veriut (gjenerata 2013) për kampin e reprezentacionit.
Ky është një vlerësim i merituar për punën, disiplinën dhe përkushtimin e treguar nga portieri ynë, si dhe rezultat i punës profesionale dhe të vazhdueshme të trajnerit Halim Bilalli dhe Mirënjohje e veçantë edhe për trajnerin e portierëve, Berat Jakupi, për përkushtimin dhe punën e tij të palodhur. 💙⚽
🕊️ Pëllumbat nga Çairi vazhdojnë traditën e prodhimit të talenteve për reprezentacionet e Maqedonisë së Veriut, duke dëshmuar edhe një herë cilësinë, seriozitetin dhe përkushtimin që karakterizon punën në akademinë tonë.
Urime portierit tonë Alkam Jashari për këtë arritje të rëndësishme dhe suksese në kampin e reprezentacionit!
🔵⚪ FC SHKUPI ACADEMY 🔵⚪
Traditë • Karakter • Mentalitet Fitues
23/06/2026
🔵⚪ FTESË ZYRTARE NGA REPREZENTACIONI U14 I MAQEDONISË SË VERIUT 🔵⚪
Me krenari dhe kënaqësi të madhe njoftojmë se futbollistët tanë të talentuar, Dijar Islami, Erdi Tairi, Emir Osmani dhe Bujar Asani, kanë marrë ftesë zyrtare nga Reprezentacioni U14 i Maqedonisë së Veriut (gjenerata 2013) për kampin e reprezentacionit, i cili do të mbahet në Strumicë nga data 26.06.2026 deri më 28.06.2026.
Ky është një vlerësim i merituar për punën, disiplinën dhe përkushtimin e treguar nga lojtarët tanë, si dhe rezultat i punës profesionale dhe të vazhdueshme të trajnerit Halim Bilalli.
🕊️ Pëllumbat nga Çairi vazhdojnë traditën e prodhimit të talenteve për reprezentacionet e Maqedonisë së Veriut, duke dëshmuar edhe një herë cilësinë, seriozitetin dhe përkushtimin që karakterizon punën në akademinë tonë.
Urime futbollistëve tanë për këtë arritje të rëndësishme dhe suksese në kampin e reprezentacionit!
🔵⚪ FC SHKUPI ACADEMY 🔵⚪
Traditë•Karakter•Mentalitet Fitues
21/06/2026
🏆 Gjenerata 2017, krenaria e FC Shkupi Academy – Kampionë të International Cup 2026! 🏆
Me talent, karakter, disiplinë dhe shpirt fitues, djemtë e FC Shkupi Academy nga gjenerata 2017 shkëlqyen gjatë gjithë turneut dhe me plot meritë u ngjitën në majë, duke u kurorëzuar me titullin e kampionit të International Cup 2026.
Këta futbollistë të rinj dëshmuan se puna, përkushtimi dhe dashuria për fanellën sjellin rezultate të mëdha. Me paraqitjet e tyre, ata përfaqësuan në mënyrën më të mirë ngjyrat e FC Shkupi Academy dhe treguan se e ardhmja e klubit është në duar të sigurta.
⭐️ Ylli i turneut ishte pa dyshim Durim Islami, i cili me paraqitje të jashtëzakonshme, cilësi të rralla dhe performanca që bënë diferencën, u shpall Lojtari më i Mirë i Turneut. Një vlerësim i merituar për një talent që premton shumë për të ardhmen.
Urime të gjithë futbollistëve për këtë sukses të madh dhe për emocionet që na dhuruan. Krenarë me kampionët tanë!
Trajner: Minas Osmani
🔵⚪ FC Shkupi Academy
Tradite•Karakter•Mentalitet Fitues
15/06/2026
🏆💙 MBRETËRIT E SARAJ CUP 2026 – GJENERATA 2015 SHPALLET KAMPIONE! 💙🏆
Një tjetër sukses i madh për FC Shkupi Academy! 💙🤍
Gjenerata 2015, e udhëhequr nga trajneri Kujtim Mustafa, zhvilloi një turne fantastik në Saraj Cup, duke dominuar kundërshtarët dhe duke treguar cilësi, karakter dhe mentalitet fitues në çdo ndeshje.
🏆 Me paraqitje të jashtëzakonshme, djemtë tanë u shpallën me plot meritë Kampionë të Saraj Cup 2026!
⭐ Një vlerësim i veçantë për talentin tonë Erdi Abdullai, i cili me performancat e tij të shkëlqyera u shpall Lojtari më i Mirë i Turneut, duke qenë një nga figurat kryesore të këtij triumfi të madh.
👏 Urime të sinqerta për lojtarët, trajnerin Kujtim Mustafa dhe prindërit që vazhdojnë të jenë mbështetja më e madhe e fëmijëve tanë.
🔥 E ardhmja është e ndritur, sepse kampionët po rriten në shtëpinë e kampionëve!
🔵⚪ FC SHKUPI ACADEMY ⚪🔵
Traditë•Karakter•Mentalitet Fitues
07/06/2026
🏆👑 SARAJEVA U NGJYROS BARDHEKALTËR!
GJENERATA 2018 SHPALLEN KAMPIONË TË SARAJEVO TROPHY 2026! 👑🏆
💙🤍 Nga Çairi në majën e Bosnjës!
Sot, djemtë tanë të vegjël shkruan histori. Pas një rruge të jashtëzakonshme, me zemër, karakter dhe futboll që mahniti të gjithë të pranishmit, FC Shkupi Academy – Gjenerata 2018 ngriti lart trofeun e kampionit në turneun prestigjioz Sarajevo Trophy 2026!
🔥 Ata nuk shkuan në Sarajevë vetëm për të marrë pjesë…
🔥 Nuk shkuan vetëm për të luajtur…
🔥 Ata shkuan për të FITUAR!
Nën drejtimin e trajnerit Jeton Musliu, kjo gjeneratë tregoi se talenti, puna dhe dashuria për fanellën bardhekaltër nuk njohin moshë.
⚽ Kampionë në fushë
💪 Luftëtarë në çdo duel
🏆 Fitues në fund
💙 Krenaria e Çairit
Çdo gol, çdo pasim, çdo festë ishte dëshmi se e ardhmja e FC Shkupit po rritet me hapa gjigantë.
Sot fitoi Gjenerata 2018.
Sot fitoi FC Shkupi Academy.
Sot fitoi Çairi.
🏆 SARAJEVO TROPHY 2026 ËSHTË BARDHEKALTËR! 🏆
Urime kampionëve tanë!
Urime trajnerit Jeton Musliu!
Urime prindërve dhe gjithë familjes së madhe të FC Shkupi Academy!
💙🤍 PËLLUMBAT E ÇAIRIT FLUTUROJNË ! 🕊️🏆🔥🥇⚽️💙🤍
Traditë•Karakter•Mentalitet Fitues
07/06/2026
🥈 GJENERATA 2016 – NËNKAMPIONE NË SARAJEVO TROPHY 2026 🏆
Pas një turneu të jashtëzakonshëm, plot angazhim, sakrificë dhe ndeshje të forta, gjenerata 2016 e FC Shkupi Academy e mbylli aventurën në Sarajevo Trophy 2026 si nënkampione, pasi u mposht në finalen e madhe.
Krenarë për secilin futbollist që dha maksimumin në çdo minutë të turneut. Humbja në finale nuk e zbeh suksesin e arritur, përkundrazi tregon karakterin, talentin dhe potencialin e madh të kësaj gjenerate.
Urime djemve për paraqitjet dinjitoze, si dhe përkushtimit të trajnerit Sedat Berisha, i cili me punën dhe angazhimin e tij kontribuoi në këtë sukses të madh.
Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tuaj. Koka lart, kampionët e së ardhmes!
💙🤍 FC Shkupi Academy
Traditë•Karakter•Mentalitet Fitues
07/06/2026
🏆🔵⚪ DY EKIPET TONA NË FINALET E SARAJEVO TROPHY 2026! ⚪🔵🏆
Një sukses i jashtëzakonshëm për FC Shkupi Academy në turneun ndërkombëtar në Sarajevë, ku dy gjeneratat tona kanë siguruar vendin në finalen e madhe!
⚽ Gjenerata 2016
Trener: Sedat Berisha
⚽ Gjenerata 2018
Trener: Jeton Musliu
Me lojë të bukur, disiplinë dhe zemër të madhe, djemtë tanë kanë treguar karakter kampioni dhe kanë bërë krenar gjithë Çairin. Tani na ndan vetëm edhe një hap nga trofeu!
💙🤍 Forca Pëllumbat e Çairit! Fluturoni drejt kupës! 🏆