F.C.P

F.C.P

Share

F.C Pallatica ᯓ⚽︎ 𓃭

Photos from F.C.P's post 24/05/2026

F.C.P 1-2 K.F Tearca

Edhe pas shumë përpjekjeve dhe disa shanseve të mira, nuk arritëm të mposhtim skuadrën e KF Tearcës në stadiumin "Veli Arsllani".

​Me këtë rast, përgëzojmë ata që iniciuan këtë emërim, duke çmuar dhe vlerësuar njerëzit që dhanë kontribut për të mirën e përgjithshme! 🤍

​Koka lart djem, na pret edhe një ndeshje e rëndësishme deri në përfundim të kampionatit!

Jasmin Ramadani ⚽️

F.C.P 💙❤️

23/05/2026

Gati për ndeshjen e rradhës. Kjo është përbërja jonë zyrtare që do të zbresë në fushë!

F.C.P 💙❤️

22/05/2026

📌NJOFTIM
Për të gjith Bashkëfshatarët

22/05/2026

Në kuadër të xhiros së 21-të, skuadra jonë do të ballafaqohet me K.F. Tearca.

Djemtë janë maksimalisht të motivuar dhe të përgatitur për të dhënë gjithçka nga vetja!

24.05.2026

Ora: 16:30

Stadiumi: Zhelinë

F.C.P 💙❤️

Photos from F.C.P's post 17/05/2026

Përfundon ndeshja e sotme Jehona 5–2 F.C.P në favor të skuadrës vendase. Për ekipin tonë, të dy golat u shënuan nga Medi Ismaili.

Medi Ismaili ⚽️⚽️

Deri në përfundim të kampionatit na presin edhe dy ndeshje të rëndësishme ku do të japim maksimumin!

F.C.P 💙❤️

16/05/2026

Gati për ndeshjen e rradhës. Kjo është përbërja jonë zyrtare që do të zbresë në fushë nesër!

F.C.P 💙❤️

15/05/2026

🤍

Klubi i Futbollit Pallatica nga Tetova ka nisur rrugëtimin drejt Austrisë për një aventurë të re sportive. ⚽✈️

Një befasi e bukur i priti futbollistët e Pallaticës në aeroportin e Austrisë, ku takuan reperin e njohur Fero. Ai pa hezituar u fotografua me ekipin dhe u uroi shumë fat dhe suksese në ndeshjet që i presin.

“Rruga drejt Austrisë nisi me një energji fantastike! Ky takim nuk ishte thjesht një foto, por një moment motivimi. Falënderojmë Feron që u bë pjesë e energjisë sonë sot.

Kur suksesi thërret, rrugët kryqëzohen me njerëzit e duhur!”, shkruan në faqen zyrtare klubi Pallatica nga Tetova, që garon në ligën komunale.

F.C.P 💙❤️

15/05/2026

Përderisa një pjesë e klubit tonë vazhdon aktivitetet në Austri, pjesa tjetër e ekipit ka përfunduar të gjitha përgatitjet për ndeshjen e radhës.

​Këtë të dielë përballemi me Klubin Futbollistik Jehona nga Përshefca, ku synojmë të paraqesim lojën tonë më të mirë.

​Stadiumi: Tearcë

Data: 17.05.2026

Ora: 15:00

​Kemi një rini me vlerë dhe djem të palodhur që na përfaqësojnë me krenari!

​F.C.P 💙❤️

15/05/2026

Rruga drejt Austrisë nisi me një energji fantastike! Në aeroport, ekipi ynë u takua me reperin e njohur Fero, i cili u ndal me djemtë për t'u uruar suksese!
​Ky takim nuk ishte thjesht një foto, por një moment motivimi,falënderojmë Feron që u bë pjesë e energjisë sonë sot.

Kur suksesi thërret, rrugët kryqëzohen me njerëzit e duhur!

F.C.P 💙❤️

11/05/2026

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ekipi ynë po niset drejt Austrisë për të na përfaqësuar në garat e futbollit që do të zhvillohen atje. Ekipi do të ketë një qëndrim 3-ditor, nga data 15.05 deri më 17.05. Ky udhëtim ishte planifikuar që vitin e kaluar, por pasi vetë garat në Austri u anuluan atëkohë dhe nuk u mbajtën, realizimi i këtij projekti u shty për këtë vit.
​Realizimi i këtij rrugëtimi në çdo detaj është bërë i mundur nga z. Xhemal Sadiki. Si një biznesmen që jeton dhe vepron në Austri, Xhemali u kujdes për gjithçka, që nga biletat e aeroplanit e deri te mbarëvajtja e plotë e djemve tanë gjatë këtyre tre ditëve.
​Gjërat e mira vijnë natyrshëm kur bashkohen zemrat dhe dashuria për këtë klub. Një mirënjohje e veçantë shkon për Xhemalin, i cili si një ndër mbështetësit e parë të klubit tonë, ka kontribuar jo vetëm në aspektin material, por ka qenë krahu ynë i fortë duke ndarë me ne përvojën e tij si organizator i projekteve të mëdha në Austri.
​Falë angazhimit të tij, djemtë tanë sot kanë këtë mundësi të çmuar dhe një përvojë që do të mbetet e paharrueshme.
​Vazhdojmë të bashkuar!

F.C.P 💙❤️

08/05/2026

Ju njoftojmë se ndeshja kundër KF Rufeja (Miletinë), e cila ishte e paraparë të luhej këtë të diel, anulohet pasi klubi kundërshtar është tërhequr nga garat për këtë sezon.

​Ndonëse jemi në një ligë amatore, bukuria e futbollit tonë qëndron te klubet që organizohen me profesionalizëm, e KF Rufeja ishte padyshim një shembull që i dha vlerë kampionatit. Urojmë që ky pushim të jetë i shkurtër dhe në sezonin e ardhshëm të rikthehen si 'rufe', me të njëjtin shpirt dhe përkushtim që i karakterizon.

​Klubi ynë vazhdon përgatitjet për sfidat e radhës.

F.C.P 💙❤️

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tetovo?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address

Pallaticë
Tetovo