27/08/2026
ZYRTARE | KF LIRIA ZHELINË NË LIGËN E 3 – PERËNDIM
Me shumë krenari ju njoftojmë se KF Liria Zhelinë është zyrtarisht pjesë e Ligës së 3 – Perëndim!
Ky është rezultat i një rrugëtimi të ndërtuar mbi punë, disiplinë, përkushtim dhe menaxhim korrekt. Rezultatet tona nuk janë arritur vetëm në fushën e futbollit, por edhe jashtë saj, përmes organizimit, përgjegjësisë dhe vizionit për të ardhmen e klubit.
Një falënderim i veçantë shkon për sponsorët tanë, të cilët na kanë qëndruar pranë dhe kanë besuar në projektin e KF Lirisë. Mbështetja e tyre ka qenë një pjesë e rëndësishme e këtij suksesi.
Mirënjohje e veçantë për FFM, Lidhja Rajonale 6 Tetovë dhe Masar Omeragic, të cilët kujdesen për një futboll cilësor në vend dhe na shpërblyen me këtë mundësi dhe na dha shtysën për të bërë hapin e radhës – ngjitjen në Ligën e 3-të. Për ne, kjo është më shumë se një ngjitje në kategori; është dëshmi se puna e bërë me seriozitet dhe korrektësi jep rezultat.
Faleminderit të gjithë lojtarëve, stafit teknik, kryesisë, sponsorëve, përkrahësve, mërgimtarëve dhe çdo personi që ka kontribuar në këtë rrugëtim.
Nga Zhelina, drejt një kapitulli të ri.
Sot festojmë një sukses. Nesër fillojmë të punojmë për synimet e radhës.
KF LIRIA ZHELINË – LIGA E 3, PERËNDIM.
Krenari. Përkushtim. Liri.
💙🤍