01/12/2023
Pish Poro Vlore
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Adventure Team Albania, Sports Team, Springfield Drive, Chicago, IL.
01/12/2023
Pish Poro Vlore
01/12/2023
Kanionet e Skraparit
Kanionet e Osumit, kanë një gjatësi prej 26 km dhe ndodhen 450 m mbi nivelin e detit. Mendohet se ato jane formuar 2-3 milionë vite më parë nga erozioni i ujit që depërton thellë në tokë.Përgjatë gjithë grykës ka mjaft kalime nëntokësore dhe shpella të paeksploruara.
Në Kanionet e lumit Osum, ndodhen 6 ngushtica, ku kanioni në shtratin e lumit merr nje ngushtësi deri në 1.5 m, ndërsa hapësira lart në sipërfaqe shkon deri në 35 m.Përvecse tyre , te kanionet ndodhet Katedralja, Syri, Porta e Djallit...etj
Ky kanion ka bukurinë mahnitëse edhe për ekosistemin që ruan në vetvete, ku gjelberimi në të dy krahët gjatë shpateve të kanionit, është i përhershëm.
A e dini qe foka mesdhetare jeton tek ne?!
Shume individe jane filmuar midis Vlores dhe Sarandes . Eshte tashme e vertetuar nga Protection and Preservation of Natural Environment in Albania qe kjo specie kaq e rralle me vetem 700 individe ne gjithe boten jeton ketu.
Keni pare individe apo miqte tuaj kane pare nje te tille?
01/12/2023
Kisha e Marmiroit
Kisha është e ndërtuar me gurë të papunuar të marrë nga shtrati i përroit aty pranë. Për portat dhe fasadat janë përdorur gurë të punuar të cilët janë marrë nga rrënojat e Orikut antik.
Kisha është e tipit kryq i lire me kupolë. Pjesë të tjera të saj janë edhe narteksi dhe tamburi cilindrik. Ndoshta kjo kapelë ka shërbyer si model për ndërtimin e kishës së Manastirit të Shën Mërisë së Zvërnecit. Ajo përbëhet nga 3 hyrje, të cilat i korrespondojnë drejtimeve të veriut, jugut dhe perëndimit. Në anën lindore ndodhet absida e kishës, e cila ndriçohet nga një dritare e vogël.
01/12/2023
Vlora ❤️
05/11/2018
Nje enigme e pa zbuluar ende Guri me Qiell ose Sofra e Zotit nje reportazh i bukur nga topchannel
“Gjurmë shqiptare”, sofra e Zotit - Top Channel Albania - News - Lajme Në ciklin e radhës të kësaj të diele, “Gjurmë shqiptare” nga gazetari Marin Mema, të transmetuar në orën 13:00 në ekranin e Top Channel, jeni njohur me një u...
04/27/2018
Qendra Historike e Himarës ngrihet mbi një kodër 240 m të lartë. Nga verilindja dhe perëndimi gremina shërben si mbrojtje natyrore. Vendbanimi antik dhe mesjetar është ngritur mbi një vendbanim të periudhës së bronzit të vonë. Në periudhën prehistorike antike e mesjetare vendbanimi ka qenë i fortifikiuar dhe njihet ndryshe edhe si Kalaja e Himarës. Në antikitet Himara ishte qendra më skajore në veriperëndim të kaonisë, në malet Akrokeraune. Ajo përmendet në burimet antike në kapërcyellin e shek. I, nga autori romak Plini: “Në bregdetin e Epirit, mbi malet e Akrokeraunit, ndodhet kështjella e Himerës. Nën të burimi i ujit mbretëror”. Në shek. VI, përmendet nga Prokopi i Çezaresë , i cili e rendit ndër kështjellat e rifortifikuara nga Perandori Justinian. Mbas gati tre shekujsh heshtje, në diplomën e lëshuar në vitin 1020 nga perandori i Bizantit Vasili II, Himara figuron si peshkopatë në juridiksionin e Patriarkanës së Ohrit . Ajo është gjithashtu kryeqendra e krahinës me të njëjtin emër përgjatë gjithë mesjtës. Himara luajti një rol të rëndësishëm kryesisht gjatë periudhës së pushtimit otoman, të cilit i rezistoi me sukses për pesë shekuj deri në themelimin e shtetit shqiptar, duke ruajtur autonominë e saj. Ndër dhjetra beteja kundër inkursioneve osmane, vlen të përmenden tre më të rëndësishmet. Në vitin 1481 kalaja çlirohet nga kryengritësit himariot në bashkëpunim me Gjon Kastriotin, të birin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Një tjetër përballje e rëndësishme është ajo kundër Sulltan Bajazitit II në vitin 1492, ku himariotët luftuan me heroizëm dhe megjithë humbjet e shumta në njerëz, rezistuan duke fituar të drejtën e vetëqeverisjes, në formën e një autonomie lokale të quajtur “Venomet”. Në vitin 1537 përballuan me sukses ekspeditën e Sulltan Sulejmanit, duke konfirmuar dhe një herë venomet e tyre. Për këtë betejë tradita e banorëve, por dhe burimet historike ruajnë të gjallë heroizmin e himariotit Damjan, i cili pasi depërtoi në kampin e ushtrisë osmane tentoi të hynte në çadrën e Sulltanit për ta vrarë atë, por u kap nga rojet e Sulltanit. Tentative e tij dështoi, duke gjetur një fat tragjik.