Zëri i Topit

Zëri i Topit

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zëri i Topit, Sports, New York, NY.

08/01/2025

"El Tigre" ishte nofka.

Mbrojtësve në La Liga u dridheshin gjunjët.

Paraprakisht e kishte bërë namin me Porton, andaj Atlético Madridi pagoi 40 milionë euro për të.

Shifër e çmendur për kohën, por Radamel Falcao nuk la vend për kritika.

24 gola në sezonin e parë.
28 në të dytin.

Real Madridi ishte vënë pas kolumbianit.
Ballinat e gazetave po mbusheshin me emrin e tij.

Lëvizja e madhe pritej të ndodhte...

Por, Falcao zgjodhi paratë, para lavdisë.

U transferua në Monaco. E aty, fati ia ktheu shpinën. Një lëndim i rëndë e la jashtë Botërorit të vitit 2014, në Brazil.

Më pas e provoi edhe në Ishull, por dështoi në Teatrin e Ëndrrave, e zhgënjeu me Chelsean.

Në Ligue 1 ishte solid, i respektuar, por asnjëherë nuk u bë "sulmuesi i madh" – që tifozët e donin.

Lavdia e tij mbeti në të kaluarën.

06/11/2025

Sevilla, Spanje.

Ever Banega. Numri 10.

Keshtu dukej nga prapa fanella e nje mesfushori te rralle, i lindur ne Rosario.

Ne "Ramon Sanchez Pizujan" eshte nje mith: Ai nuk e humbi topin kurre.

Menyra si luante futboll ne klumin e karrieres - dukej e lehte.
Pranim, pasim. Thjeshte, sakte.

Tre Europaliga te fitura.

Por, me shume se tituj - e kishte respektin e tifozeve.

Banega mbetet sinonim i klasit.

8 dhe 10 ne te njejten kohe.

Futbolli modern nuk nxjerre me lojtare te tille...

05/31/2025

Erjon Morina 😇

Tifozët e Vushtrrisë e kujtojnë ish-lojtarin e tyre, të ndjerë! 🙌

Pamje prekëse në stadiumin "Fadil Vokrri".

05/28/2025

Ustallaret e pakenduar ✨

Jane disa futbolliste qe shoket e skuadres i therrasin mjeshter.

Mbase edhe usta.

Ata nuk jane pjese e operes. Jane dirigjente.

Qemail Elshani dhe Besfort Dervishaj vijne nga Drenica. Kuq e zi.

Por, ato ngjyra i mbrojne ne Gjakove, te Vellaznimi.

Ne mesfushe kuptohen pa folur.
Shume klas, pak fjale.

Nuk jane "modern".
Jane klasik. Te futbollit te vertete.

Biletat ne stadiume paguhen - per lojtare te tille. Te rralle.

05/27/2025

Asistimi dhe goli!

Kur shokët e skudrës ishin në panik, Mensur Duraku ishte qetësia 🪄

Pastaj, me shumë klas - mesfushori e niste topin drejtë sulmit.

Aty, si një gjahtar në pyll, gjah e kishte golin - Haxhi Zeka.

Me qetësinë e snajperistit - godiste drejtë portës.

Goli dhe asistimi. Këto do ishin dy sinonimet më të afërta për legjendat e Besës - së Pejës.

Ditë të arta në stadiumin Shahin Haxhiislami. Ama, të errëta për kundërshtarët.

05/26/2025

E vetmja ulje - që të ngritë 🙌

Futbolli për të është luftë. Nga fushëbeteja nuk ka dalur asnjëherë i dorëzuar 🥷

Jashtë lojës së topit është i qetë, por brenda vijave të bardha - një ushtar besnik🛡️

Arbër Prekazi ka shënuar gola të ndryshëm gjatë karrierës së tij, ama festimin e pati gjithmonë të njejtë!

Me ballin në tokë, në sexhde, duke e falenderuar Krijuesin 🙌

"E vetmja ulje që të ngritë" - shkruante vet Prekazi, para një kohe.

Falenderues.

Numri 35 është treguesi i moshës së tij.

Ditët po ikin, por grinda është aty. Akoma.

Bashkë me Arbërin. Në zemër të mbrojtjes.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in New York?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Culinary Team

Attire

Website

Address

New York, NY