19/10/2026
Hiking në Majën e Vjellakut, e diel (25 Tetor 2026) me Happy Trails Kosovo.
Ecje është e lehtë dhe ideale për fillestarë. Maja e Vjellakut 2014 m, njihet si një ndër vendet më të bukura në Bjeshkët e Rugovës, si dhe do të shijojmë pamje spektakolare 360 shkallë përball Bjeshkëve të Nemuna.
Ecja fillon nga Podi i Jakupit, përgjatë një shtegu të lehtë dhe panoramik.
Distanca: 4 km (një drejtim)🌿
🎒 Pajisjet: Këpucë mali, rroba sportive, bluzë rezervë, jakne vjeshte, syze, krem dielli, shkopinj për ecje (opsional), ushqim dhe minimum 1.5L ujë.
💶 Pagesa:
• 15€ (transport, guidë)
• 10€ (me vetura private)
🕖 Orari i nisjes nga Prishtina:
• 07:00 – Parkingu pas Pallatit të Rinisë (përball ish RTV 21)
• 07:05 – Shkolla Mihail Grameno dhe Rrethi - Fushë Kosovë
• 07:05 – HiB Petrol, Fushë Kosovë
• 07:30 – Furra Orex, Komoran
📍 Grumbullimi për Pejë, Junik, Deçan:
08:20 – ETC, Pejë (ndalesë për furnizime 10 min në market).
📲 Rezervime (WhatsApp & Viber):
Longardi: +383 49 583 099
Ermali: +383 43 777 061
Personat që nuk i respektojnë udhëzimet e guidës, ecin me përgjegjësi personale.
Ejani dhe ndihuni EGËR! 💚
Jetoje Jetën!