25/01/2026
Urime ditēlindjen kampione- DEA SHABANI 🎂
Të urojmë edhe 💯vite të lumtura e të suksesshme!
Vazhdo kështu të shkëlqesh me medale rreth qafës, me zgjuarsi , edukatë dhe shumë dashuri për rrethin dhe familjen!
Gëzuar krenaria ferizajase , suksese dhe shëndet!!!
20/12/2025
" ATLAS WINTER CUP" - Shkup
Kampionja e Klubit të Notit " Ferizaj " - Dea Shabani mori pjesë në garën e notit " Atlas Winter Cup" mbajtur në Shkup ku morën pjesë mbi 330 sportist nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia , Serbia , ku u stolis me dy medale 🥇🥈
Klubi i Notit " Ferizaj " përgëzon kampionen për rezultatet dhe falënderon prindërit për përkrahjen !!!!
Të lumtë DEA SHABANI - krenare me Ty ⭐️
25/10/2025
Me knaqësin më të madhe njoftojmë opinionin publik në veqanti sportdashësit që kampionja e Klubit të Notit " Ferizaj " - DEA SHABANI po mer pjesë në garën e Notit " Delfin Cup " në Lubjanë - Slloveni🇸🇮
Klubi i Notit " Ferizaj " i uron suksese në gara - Dea Shabanit dhe falënderon trajnerin e kampionëve Astrit Halitin për përkujdesjen ndaj notares sonë!
Të priftë e mbara Dea Shabani 👏👏
23/08/2025
Klubi i Notit " FERIZAJ " në qytetin e Kongresit të Manastirit " Qytetin e shkronjave" me Kampionen DEA SHABANIN shkëlqeu me 5 medale
1 medale të artë 🥇
4 medale të argjendta 🥈🥈🥈🥈
Në një konkurrencë prej 140 garuesish nga shtete si Bugaria, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova , në Bitol të Maqedonis së Veriut në garën e Notit " IMPERATOR CUP " - DEA SHABANI rrëmbeu 5 medale duke treguar rezultate të larta dhe ngritje të vazhdueshme profesionale në Not!
Të lumtë Kampione , krenare Ferizaji e Kosova me Ty 🇽🇰🇽🇰
17/08/2025
International Water Festival Swimming Meeting 17.08.2025 OHRID 🇲🇰
DEA SHABANI -IS BACK STRONGER THAN EVER 💪🏊♀️🥇🥇
Në garën ndërkombëtare të Notit mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut , kampionja e Klubit të Notit " Ferizaj" - Dea Shabani në mesim e 175 garuesve nga 17 klube të Notit nga Kosova , Shqipëria, Sërbia dhe Maqedonia - i rrëmbeu 2 medale të arta 🥇🥇 duke treguar potencialin dhe vullnetit të çeliktë që ka për të përmirësuar rezultatet dhe për ta bërë familjen , klubin dhe Ferizajin krenar👏👏
Të lumtë Kampione - Krenare me Ty ⭐️
14/06/2025
"Niksiq-MNE INTERNATIONAL SWIMMING MEETING"
"Young hopes 2025"
•Klubi i notit Ferizaj mori pjese me notaren Dea Shabani ku ne kategorine 50m shpine fitoi medaljen e bronzte dhe 3 vende te 4 me nje konkurence mjaft te forte.
•Suksese tutje kampione krenaria e Ferizajit💙
31/03/2025
MM Maribor 2025
Gjatë ditëve 29-30 mars 2025 Klubi i Notit " Ferizaj " me Kampionen - DEA SHABANI mori pjesë në garën prestigjioze të Notit MM Maribor - Slloveni.
Në këtë event morën pjesë 27 klube nga 7 shtetet :
Hungaria 🇭🇺
Luksemburgu 🇱🇺
Sllovenia 🇸🇮
Kroacia 🇭🇷
Bosnja dhe Hercegovina 🇧🇦
Kosova 🇽🇰
Serbia
DEA SHABANI në këtë garë pati rezultate shumë të mira dhe theu rekordet personale në të gjitha garat.
Të lumtë kampione që e përfaqësove klubin, qytetin e Ferizajit, Kosovën në mënyren më të mirë të mundshme.
Mirë u pafshim në garat e radhës!
28/03/2025
DEA SHABANI - po përfaqson Klubin e Notit " Ferizaj " dhe qytetin e Ferizajt në garën e notit " Maribor 2025" nê Maribor - Slloveni
Urime dhe suksese në gara Kampione👏👏
02/03/2025
GARA NDËRKOMBËTARE E NOTIT
"VSI - SWIMMING CUP 2025"
Klubi i Notit " Ferizaj " gjatë këtij vikendi u përfaqësua nga garuesja kampione DEA SHABANI në garën ndërkombëtare të notit " VSI - SWIMMING CUP 2025"mbajtur në Plovdiv - Bullgari!
Në këtë garë ku morën pjesë mbi 800 sportist nga 45 klube të shteteve të ndryshme si Rumania, Maqedonia , Bullgaria , Kosova , garuesja jonë mori pjesë në 4 gara të ndryshme ,ku pati rezultate shumë të mira dhe kjo na nxitë të mos ndalemi po të sfidohemi në gara edhe më të forta me rezultate më të mira!
Mirë u pafshim në garat e radhës 🥇
17/02/2025
Klubi i Notit " Ferizaj " ju uron gjithë shqiptarëve kudo që janë e në veqanti komunitetit sportiv:
" Gëzuar 17 vjet shtet 🇽🇰"
18/01/2025
Kampionja Dea Shabani nga Klubi i Notit " Ferizaj " po mer pjesë në kampin dy ditor në Pishinën " Onix " - Banjë e Pejës së bashku me disa klube dhe trajner të mirënjohur të Notit!
Suksese e ju lumtë 👏👏
07/12/2024
Save the date - 18 Dhjetor!
DEA SHABANI