Turniri Tradicional "Liman Rekaj"

Turniri Tradicional "Liman Rekaj"

Share

Photos from SHFMU "Liman Rekaj" Prelez i Muhaxherëve's post 24/12/2025

Për ne është nder dhe kënaqësi e madhe sa herë që kemi mundësinë të bëjmë diçka të mirë për shkollën e fshatit tonë dhe të sjellim gëzim tek nxënësit dhe mësimdhënësit.

24/12/2025

Urime festat e fundvitit! 🎉✨

Në kuadër të përmirësimit të kushteve në shkollën e fshatit tonë, u realizua dhurimi i gjithsej 4 televizorëve, prej të cilëve 3 televizorë janë të madhësisë 65 inç dhe 1 televizor i madhësisë 55 inç, kështu duke kompletuar të gjitha klasat.
Ky donacion ndihmon drejtpërdrejt në avancimin e procesit mësimor dhe krijimin e një ambienti më funksional për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ky donacion u mundësua nga mjetet financiare të mbetura nga Turniri Tradicional “Liman Rekaj”, ku stafi organizues i turneut vlerësoi se kjo ishte ideja më e mirë dhe më e dobishme për shfrytëzimin e një pjese të mjeteve të mbetura. Vlera totale e donacionit ishte 1,416 €.

Po ashtu, montimi i televizorëve u realizua nga vetë stafi i Turnirit Tradicional “Liman Rekaj”, duke treguar edhe një herë përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në të mirën e komunitetit.

27/07/2025

🏆 Mobileria Milja – Kampion i Edicionit të Dytë të Turnirit Tradicional “Liman Rekaj”! 🏆

Me përkushtim, lojë të bukur dhe shpirt sportiv, ekipi i Mobilerisë Milja ka arritur të kurorëzohet kampion i edicionit të dytë të turnirit tradicional “Liman Rekaj”.

27/07/2025

Finalisti i madh i edicionit 2025 në Turnirin Tradicional “Liman Rekaj”:

🏆 Mobileria Milja 🟩

Një rrugëtim plot emocione, fitore dhe përkushtim – ata tashmë kanë siguruar vendin në finalen e madhe!
Urime për këtë sukses të merituar dhe shumë fat në përballjen finale! 🔥⚽

27/07/2025

🏆 FINALJA E MADHE – TURNIRI TRADICIONAL “LIMAN REKAJ” 🏆Pas shumë ndeshjesh emocionuese dhe rivaliteti të fortë, ka ardhur momenti që të gjithë e kemi pritur me padurim – FINALJA E MADHE e Turnirit Tradicional “Liman Rekaj”!🔹 Mobileria Milja përballë Rent a Car EurostartDy prej ekipeve më të mira dhe më të përgatitura të këtij turniri do të përballen për titullin kampion. Të dyja skuadrat kanë treguar lojë të jashtëzakonshme gjatë gjithë turnirit, dhe tani është koha të tregojnë se kush është më i miri! 🔥 Emocionet janë të garantuara! Ejani dhe përjetoni atmosferën e një finaleje të vërtetë, mbështesni ekipin tuaj të preferuar dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje sportive që tashmë është bërë traditë!🎉 Mos mungoni – Finalja pritet të jetë spektakolare!

27/07/2025

🔥 FINALJA E MADHE SONTE!
🔥Jemi gati për mbrëmjen më emocionuese të turneut “Liman Rekaj”!
🎥 Live Streaming direkt nga fusha
🎉 Emocione, surpriza dhe argëtim pa fund!
Mos mungoni — kjo natë do të mbahet mend gjatë!

27/07/2025

Keta jane musafirer special per finalen e madhe te Turnirit Tradicional “Liman Rekaj”

Mos mungo!

27/07/2025

🎉 SOT – LOJA HAPËSE E FINALES SË MADHE ⚽
📅 Sot | 🕘 Ora: 21:20
Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit që të jenë pjesë e një përballjeje të veçantë dhe emocionuese:
🔥 Veteranët e fshatit Prelez i Muhaxherëve🆚🔥 Veteranët e fshatit Dramjak!
Një ndeshje miqësore me shumë shpirt sportiv, ku veteranët tanë do të rikthejnë emocionet dhe kujtimet më të mira nga fusha!
🎊 Ejani të përkrahim legjendat lokale dhe të shijojmë së bashku këtë ngjarje të veçantë që hap finalen e madhe!

27/07/2025

Bajram Jakaj, Ajla Jalaj dhe Eliza Mustafa na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre në finalen e madhe të Turnirit Tradicional “Liman Rekaj”!

27/07/2025

🎙️ Skyfter Blakaj komenton finalen e madhe! ⚽🔥Mbrëmja e shumëpritur po afron!
Në finalen e madhe të turnirit tradicional “Liman Rekaj”, përveç spektaklit në fushë, publiku do të ketë kënaqësinë ta ndjekë ndeshjen me komentimin e veçantë nga Skyfter Blakaj, një nga zërat më të njohur dhe të dashur në futbollin vendor!Ky është një moment që nuk duhet humbur, lojë e fortë dhe atmosferë e paharrueshme, tani edhe me një komentim që e bën çdo aksion të ndihet edhe më fuqishëm.
🗓️ Mos mungoni sonte nga ora 20:00

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Prelez I Muhaxherëve
Ferizaj
70000