23/05/2026
Të dielën, ekipi ynë KVF Ferizaj U16 do të jetë pjesë e Final Four, ku do të përballet me Suti Sport nga Peja, me fillim nga ora 12:00 në palestrën e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë
Pjesëmarrja në Final Four është dëshmi e punës, përkushtimit dhe investimit të vazhdueshëm të klubit tonë në zhvillimin e gjeneratave të reja.
🏐 KVF Ferizaj U16 🆚 Suti Sport U16
🕛 Ora 12:00
🐺🖤🧡
17/05/2026
Njomaket e klubit tonë U14 shënojnë tri fitore radhazi
Kvf Ferizaj 2-0 Kv Kaçaniku
Kvf Ferizaj 2-0 Kv Fer Volley
Kvf Ferizaj 2-1 Kv Kastrioti
🐺🖤🧡
09/05/2026
192 cm | Middle Blocker
Rrugëtimin e saj në volejboll e ka nisur tek KV Prishtina e Re, ku ka luajtur nga viti 2018 deri në vitin 2021. Nga viti 2021 deri në vitin 2024 ishte pjesë e KV Fushë Kosova, ndërsa gjatë sezoneve 2024–2026 përfaqësoi KV Skenderaj.
Gjatë viteve ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës në Volejboll në kategori të ndryshme dhe aktualisht është lojtare e Kombëtares A.
Si lojtare në pozitën e qendrës (middle blocker), karakterizohet nga blloku i fortë, timingu i saktë në rrjetë, reagimet e shpejta dhe loja agresive në aksionet e para. E përkushtuar ndaj disiplinës, energjisë pozitive dhe dhënies së kontributit maksimal për ekipin, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Mirë se vjen ✅
🖤🧡🐺🐺
06/05/2026
Nënkampione të Kosovës – Me zemër, me shpirt, me krenari
Sot nuk po flasim vetëm për një finale të humbur në ndeshjen e pestë ndaj Fer Volley. Sot po flasim për një rrugëtim të jashtëzakonshëm, për një histori sakrifice, për vajza që luftuan me mish e me shpirt deri në frymën e fundit.
Në atë parket u derdh djersë, u derdh zemër, u derdh shpirt. Çdo pikë u fitua me dhimbje, me përkushtim dhe me një besim të palëkundur te njëra-tjetra. Deri në sekondën e fundit, askush nuk u dorëzua. Askush nuk u ndal. Sepse kjo skuadër nuk di të dorëzohet.
Kjo medalje e argjendtë për ne peshon sa ari. Sepse rruga deri këtu ishte shumë më e vështirë sesa duket nga jashtë. Ishte rrugë e gjatë, me sfida, me lodhje, me sakrifica të panumërta që vetëm këto vajza dhe stafi i tyre i dinë.
Falënderim i përzemërt për trajnerët tanë: Valmir Demi, Jajush Ramadani dhe së fundmi trajneri Orlando Koja.
Besimi, puna dhe përkushtimi i tyre e ndërtuan këtë ekip që sot e bën krenar gjithë klubin.
Falënderim për Gazmend Vranovcin,Metush Guri ,Nazmi Luzha Milot Syla,Agon Bytyqi.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për sponsorët tanë, të cilët qëndruan pranë nesh gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Mbështetja juaj ishte forcë shtesë për ekipin tonë dhe pjesë e rëndësishme e këtij suksesi.
Dhe për të gjithë ata që nuk besuan… kjo është përgjigjja jonë. Ne arritëm deri në finale. Ne luftuam deri në fund. Ne dolëm nënkampione të Kosovës me kokën lart.
Krenaria jonë janë këto vajza. Zemra jonë janë këto vajza.
Faleminderit për gjithçka që dhatë. Ky nuk është fundi i një rruge, por fillimi i një historie edhe më të madhe.
Faleminderit publikut që sot dhanë gjithçka nga vetja,ju paçim gjithmonë pranë neshë🙏🏽
⸻
🖤🧡🐺🐺
05/05/2026
📍 Palestra “Bill Clinton” – Ferizaj
🗓 E mërkurë, 06.05.2026
⏰ 20:00
🖤🧡🐺🐺
03/05/2026
Finalja e 4
Kvf.Ferizaj-Kv.Fer Volley 3-1
🖤🧡🐺🐺
02/05/2026
📍 Palestra “Bill Clinton” – Ferizaj
🗓 E Diel, 03.05.2026
⏰ 18:00
30/04/2026
Kvf.Ferizaj 0-3 Kv.Fer Volley
Të dielën ora 18.00
Finalja e 4 -të
Palestra Bill Clinton
🖤🧡🐺🐺
29/04/2026
Kvf.Ferizaj-Kv.Fer Volley
🏐 Finalja e tretë
📍 Palestra “Bill Clinton” – Ferizaj
🗓 E enjte, 30.04.2026
⏰ 18:00
🐺🖤🧡