Klubi i Volejbollit Luboteni

Klubi i Volejbollit Luboteni

Share

Faqja zyrtare e klubit KV Luboteni FERIZAJ

03/09/2026

🔵⚪ VAZHDON BASHKËPUNIMI ME ERON MURSELI

KV Luboteni njofton se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me Eron Murselin, i cili do të jetë pjesë e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm.

Eroni ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe karakter në fanellën e Lubotenit, duke qenë një pjesë e rëndësishme e ekipit.

Besimi vazhdon. Puna vazhdon. Objektivat mbeten të larta.

🔵⚪ Eron Murseli vazhdon me Lubotenin!

31/08/2026

KAPITENI VAZHDON ME EKIPIN KU U RRIT DHE U FORMËSUA SI PROFESIONIST!

Shqipron Krasniqi vazhdon t’i besojë projektit të KV Luboteni edhe për sezonin e 10-të, duke qenë pjesë e klubit që nga grupmoshat e reja.
I rritur dhe i formësuar në akademinë e klubit, Shqiproni ka kaluar të gjitha etapat e zhvillimit brenda Lubotenit, duke u shndërruar në një nga figurat e rëndësishme të ekipit.

Në sezonin e fundit, si kapiten i KV Luboteni, udhëhoqi ekipin drejt një sezoni të suksesshëm, duke u shpallur kampion i Kupës së Kosovës dhe duke përfunduar nënkampion i ligës.

KV Luboteni Ferizaj

30/08/2026

RILIND GASHI BASHKOHET ME EKIPIN KAMPION LUBOTENI!

Lojtari kyç i Kombëtares A të Kosovës, Rilind Gashi, është bashkuar me ekipin tonë për sezonin 2026/27.

Projekti dhe synimet e klubit tonë kanë bindur Rilindin t’i bashkohet ekipit kampion, Luboteni. Me përvojën dhe cilësitë e tij, ai pritet të jetë një vlerë e madhe për skuadrën tonë në sezonin e ri.

Rilindi sezonin e kaluar shkëlqeu në pozitën e liberos, duke dëshmuar vazhdimisht profesionalizëm dhe nivel të lartë në paraqitjet e tij. Ai gjithashtu vazhdon të jetë pjesë e Kombëtares A të Kosovës, ku po shkëlqen në ndeshjet ndërkombëtare.

Me këtë përforcim të rëndësishëm, Luboteni ka ngritur edhe më shumë cilësinë e ekipit, veçanërisht duke pasur parasysh se fillimi i sezonit na pret me ndeshje ndërkombëtare.

Synimi i klubit tonë është të paraqitet sa më mirë dhe në mënyrë sa më dinjitoze në garat ndërkombëtare, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën në kompeticionet ku ka marrë pjesë.

💙 Mirë se vjen në familjen Luboteni, Rilind!

Photos from Klubi i Volejbollit Luboteni's post 06/07/2026

🔵 Shkëlqim Ismajli vazhdon me KV Lubotenin! 💙

KV Luboteni ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit tonë dhe të Kombëtares së Kosovës, Shkëlqim Ismajli ( #8), i cili i ka besuar edhe një herë projektit të klubit tonë, duke rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër.

Gjatë sezonit të kaluar, Kimi ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit, duke zhvilluar paraqitje të shkëlqyera si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Kosovës. Me kontributin e tij të madh, KV Luboteni arriti të shpallej fitues i Kupës së Kosovës dhe nënkampion i Superligës.

Me profesionalizmin, përkushtimin dhe karakterin e tij, Shkëlqimi tashmë është bërë pjesë e pandashme e familjes së madhe të KV Lubotenit.

Para sezonit të ri, Kimi është shprehur i bindur se ky do të jetë një sezon edhe më i suksesshëm, si për të personalisht ashtu edhe për klubin, me synimin që së bashku të arrijnë objektivat më të mëdha.

Photos from Klubi i Volejbollit Luboteni's post 04/05/2026

KV Luboteni e përmbylli sezonin 2025/26 me dy arritje madhore fitues i Kupës së Kosovës dhe nënkampion i Raiffeisen Superligës së Kosovës.

Rrugëtimi në Kupë u kurorëzua me sukses të plotë. Në gjysmëfinale u mposht KV Ferizaj, ndërsa në finale KV Drita, duke siguruar trofeun e merituar.

Fillimi i sezonit ishte sfidues, me përfshirjen e disa lojtarëve të rinj që kërkuan kohë për t’u përshtatur. Kjo periudhë vendosi në provë trajnerin Arsim Lohaj dhe stafin e tij, por puna, përkushtimi dhe menaxhimi profesional dhanë rezultat. Ekipi u konsolidua gradualisht dhe në fazën vendimtare arriti formën më të lartë.

Gjatë pjesës së dytë të kampionatit, Luboteni arriti të mposhtë të gjitha ekipet e Superligës, duke dëshmuar dominim dhe karakter në ndeshje kyçe. Sezoni 2025/26 mbetet një dëshmi e progresit, unitetit dhe potencialit të këtij grupi për objektiva edhe më të mëdha në të ardhmen.

Një falënderim i veçantë shkon për kryesinë e klubit Kryetarin, nënkryetarin dhe të gjithë anëtarët të cilët qëndruan pranë ekipit në çdo moment. Mbështetja e tyre ishte e pandërprerë, si në periudhat më të vështira ashtu edhe në çastet festive, duke përballuar së bashku çdo sfidë gjatë sezonit.

Mirënjohje të thellë për sponsorët tanë. Pa përkrahjen dhe besimin e tyre, ky rikthim i emrit të Lubotenit në majat e volejbollit kosovar si fitues i Kupës nuk do të ishte i mundur.

Falënderojmë gjithashtu tifozët dhe mbështetësit tanë besnikë, të cilët ishin pranë ekipit në çdo ndeshje, duke dhënë energji dhe motivim të vazhdueshëm.

Në fund, vlerësim maksimal për secilin lojtar që dha maksimumin për këtë fanellë me peshë dhe histori Na dhuruan emocione që kishin munguar prej kohësh në volejbollin Kosovar përkushtimi, sakrifica dhe uniteti i tyre përfaqësojnë vlerat e Familjes së madhe të KV Lubotenit.

KLUBI I VOLEJBOLLIT LUBOTENI

03/05/2026

NDESHJE VENDIMTARE

LUBOTENI në ndeshjen e tretë kundër KV Ferizajt zbret në parket për të kthyer serinë dhe për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion, ose për ta mbyllur sezonin si nënkampion i ligës, dhe Fitues i Kupes së Kosovës.

Pas dy ndeshjeve të para ku nuk ishim në nivelin tonë, Sonte vijmë me tjetër energji, me përgjegjësi dhe me karakter. Është momenti për reagim, për përgjigje në fushë dhe për të treguar forcën që ky ekip e ka dëshmuar gjatë sezonit.

Mos të harrojmë kundërshtarin lokal e kemi mposhtur më herët në kampionat dhe në gjysmëfinale të kupës. Kemi treguar se dimë si fitohet kjo përballje.

Shihemi në ora 20:00, në palestrën “Bill Clinton”.
Me përkrahjen tuaj, fitorja do të jetë e jona.

26/04/2026

FTESË PËR MBËSHTETJE – FINALET E PLAY-OFF-it

KV Luboteni ka kënaqësinë t’ju ftojë të bëheni pjesë e tri ndeshjeve finale të kampionatit, në përballje me ekipin lokal Kv Ferizaj.

đź“… Datat: 27.04 / 30.04 / 03.05
đź•’ Orari: 18:00 / 20:00 / 20:00
📍 Vendi: Palestra Bill Clinton
🏆 Faza: Finalja I / II / III

Skuadra jonë hyn në këto finale me synimin e qartë për titull.Përkrahja juaj është forcë, motivim dhe sukses i përbashkët.

Me fitoren e tri ndeshjeve të para, pa pasur nevojë për ndeshje shtesë, KV Luboteni shpallet kampion i Raiffeisen Superligës së Kosovës në volejboll.

Të jemi bashkë në çdo pikë dhe në çdo set — drejt titullit kampion.

Photos from Klubi i Volejbollit Luboteni's post 23/04/2026

FITOREEEEE 🔥🔥🔥

Nuk pati befasi në Pejë vetëm dominim total! Ekipi ynë tregoi forcë, karakter dhe përvojë duke mposhtur ekipin vendas në ndeshjen vendimtare. Edhe një herë u dëshmua që jemi ekip me traditë dhe histori që nuk dorëzohet kurrë!

FORCAAAAA đź’Ş
Shihemiiii në finale

21/04/2026

NDESHJE VENDIMTARE

Pas humbjes në ndeshjen e dytë, ekipi ynë Luboteni udhëton të enjten në Pejë, në Palestrën e Sporteve Karagaqi, për përballjen e tretë dhe vendimtare për biletën në finalen e madhe.

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales fituam 3:1, ndërsa takimi i dytë në “Bill Clinton” përfundoi 3:0 për kundërshtarin. Tani rikthehemi me të njëjtin qëllim si në ndeshjen e parë për rezultat pozitiv dhe bindës.

Synimi ynë mbetet i qartë ta përmbyllim sezonin edhe me këtë trofe dhe të realizojmë objektivat e vendosura që në fillim të kampionatit.

Faleminderit të gjithë përkrahësve që na mbështesin gjithmonë! Lojtarëve tanë u urojmë suksese dhe presim fitore!

FORCAAA LUBOTENIIII!

18/04/2026

LUBOTENI GATI PËR GJYSMËFINALEN E DYTË 🔥

Ekipi ynë sonte zhvillon ndeshjen e dytë kundër KV Pejës, një përballje vendimtare ku një rezultat pozitiv na dërgon në finalen e madhe të play-off-it.

Stafi i trajnerëve dhe lojtarët janë maksimalisht të motivuar dhe të përgatitur për këtë sfidë, me synimin për ta mbyllur serinë me fitore.

KV LUBOTENI 🆚 KV PEJA
đź•— Ora: 20:00
📍 Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Ferizaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address

Ferizaj
71000