13/08/2026
🔴⚫ VËLLAZNIMI PO SHTON FUQINË! 🔥
Tri përforcime, tri arsye më shumë për të besuar në një sezon të madh! 💪
🧤 Arti Luzha rikthehet së bashku me vëllain e tij Mali Luzha tek ngjyrat e zemres 🔴⚫️
⚡ Me fanellën kuqezi do të luajë edhe Granit Kadiri, një tjetër lojtar cilësor që i bashkohet skuadrës.
🔥 Vëllaznimi po ndërton, po forcohet dhe po ngre ambiciet!
Europa 🇪🇺 dhe Superliga 🏆 na presin — ndërsa ne jemi gati për betejat e reja!
❤️🖤 Mirë se u kthyet në shtëpi, Arti & Mali!
Mirë se vjen, Granit!
🔴⚫ FORCA VËLLAZNIMI! 🔥
🔴⚫️
11/08/2026
🔴⚫ A DO TË JETË EDHE EMRI I BIZNESIT TUAJ NË KËTË RRUGËTIM? ⚫🔴
🇽🇰 Këtë shtator, ngjyrat KUQ E ZI do të udhëtojnë drejt Evropës! 🇪🇪
KH Vëllaznimi do të përfaqësojë Gjakovën dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke zhvilluar ndeshjet evropiane në Estoni.
Pas këtyre ngjyrave janë djemtë tanë.
Pas tyre është një klub me traditë.
Pas tyre është Gjakova.
Por që ky rrugëtim të bëhet realitet, na duhet edhe mbështetja e komunitetit tonë të biznesit.
🤝 Prandaj, u bëjmë thirrje bizneseve të Gjakovës dhe jo vetëm: BËHUNI PJESË E KËTIJ RRUGËTIMI!
Nuk ka rëndësi nëse kontributi është i madh apo i vogël.
Çdo euro e dhënë është një hap më afër parketit evropian.
Çdo biznes që kontribuon bëhet pjesë e kësaj historie.
Çdo mbështetje është një mesazh: “Vëllaznimi nuk është vetëm!” ❤️🖤
Sepse KUQ E ZI nuk janë vetëm ngjyra.
Janë krenari.
Janë traditë.
Janë Gjakovë.
Janë një histori që vazhdon të shkruhet. 🔴⚫
🇽🇰 Le ta bëjmë bashkë këtë rrugëtim.
Le ta çojmë emrin e Gjakovës në Evropë.
🤝 PËR TA MBËSHTETUR VËLLAZNIMIN:
Emri i përfituesit: Klubi i Hendbollit “Vëllaznimi” – Gjakovë
Numri i xhirollogarisë: 1930987780031146
Banka e përfituesit: Banka Kombëtare Tregtare
📩 Për sponsorizime dhe bashkëpunime, kontaktoni
❤️🖤 VËLLAZNIMI NË EVROPË.
GJAKOVA NË ZEMËR.
KUQ E ZI PËRPARA! ❤️🖤
14/07/2026
🔴⚫ Shorti është hedhur – nis rrugëtimi evropian! 🇪🇺🤾
KH Vëllaznimi ka mësuar kundërshtarin për raundin e parë të EHF European Cup.
🏆 Kundërshtari: HC Mistra (Estoni 🇪🇪)
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Tallin, ndërsa sfida vendimtare do të luhet në Gjakovë,l.
📅 Takimet janë planifikuar për datat 12/13 shtator dhe 19/20 shtator.
Një sfidë e rëndësishme në arenën evropiane, ku besojmë se me do ta përfaqësojmë denjësisht Gjakovën dhe Kosovën. ❤️🖤
Forca Vëllaznimi! 💪🔴⚫
21/06/2026
🤾♂️🏆 Përfundon rrugëtimi ynë në finale. 🖤❤️
Pionierët e KH Vëllaznimit u mposhtën në ndeshjen finale nga KH Besa me rezultatin 33:27.
I urojmë kundërshtarët tanë për fitoren e merituar dhe ju dëshirojmë shumë suksese në vazhdim. 👏
Një falënderim i veçantë shkon për djelmoshat tanë dhe trajnerin Gazmir Pozhegu për angazhimin, përkushtimin dhe luftën e treguar në çdo minutë të këtij turneu. Keni dhënë maksimumin dhe na keni bërë krenarë me shpirtin garues dhe paraqitjet tuaja.
Humbjet janë pjesë e sportit, por karakteri, puna dhe zemra që treguat janë fitore më vete. Koka lart dhe vazhdoni të punoni, sepse e ardhmja ju takon juve. 🖤❤️
Forca KH Vëllaznimi! Së bashku në fitore e në humbje. 🖤❤️🤾♂️
19/06/2026
🏆🤾♂️ FINALJA NA PRET! 🤾♂️🏆
Pionierët e KH Vëllaznimit siguruan me meritë kualifikimin në finale, pasi triumfuan bindshëm në gjysmëfinale ndaj KH Prizrenit me rezultatin 32:22. 👏🖤❤️
Urime lojtarëve tanë për paraqitjen fantastike dhe trajnerit Gazmir Pozhegu për punën dhe përkushtimin e tij!
Tani është koha për sfidën e fundit. Nesër, nga ora 19:30, djemtë tanë do të zbresin në parket për të luftuar për trofeun.
Ju urojmë shumë fat dhe sukses në finale. Jepni gjithçka nga vetja dhe silleni kupën në shtëpi! 🏆💪🖤❤️
Forca KH Vëllaznimi! Bashkë drejt fitores! 🔥🖤❤️
19/06/2026
🏆 Gjysmëfinalja na pret! 🤾♂️🔥
Sot, pionierët e KH Vëllaznimit do të zhvillojnë ndeshjen gjysmëfinale kundër KH Prizrenit, në Ferizaj, duke filluar nga ora 18:00.
Të gjithë lojtarëve tanë dhe trajnerit gazipozhegu ju urojmë shumë suksese, lojë të bukur dhe fitore të merituar. Jepni më të mirën në fushë dhe na bëni krenarë! 🔴⚫️
Forca Vëllaznimi! 💪🤾♂️
04/05/2026
❌ Pësojmë humbje në ndeshjen e parë të playoff-it në Ferizaj ndaj KH Kastriotit.
🔴 Të mërkurën rikthehemi para tifozëve tanë në Gjakovë, nga ora 19:30, për vazhdimin e betejës së playoff-it.
Së bashku, më të fortë! ❤️
🔴⚫️
02/05/2026
🔥 PLAYOFF TIME 🔥
Sot nga ora 20:00, në Ferizaj zhvillohet ndeshja e parë e playoff-it mes KH Kastriotit dhe KH Vëllaznimit.
Një përballje e madhe, me emocion, rivalitet dhe luftë për finalen!
Le t’i japim përkrahjen maksimale djemve tanë në këtë sfidë të rëndësishme! ❤️🖤
21/04/2026
🔥 Vëllaznimi në PLAYOFF – koha për hapin e madh!
KH Vëllaznimi ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në playoff 🤾♂️🔥
Ky është rezultat i punës, sakrificës dhe përkushtimit të vazhdueshëm të lojtarëve dhe stafit, duke e rikthyer klubin aty ku e meriton.
Por sfidat më të mëdha janë përpara. Për të përfaqësuar denjësisht klubin në këtë fazë dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme, nevojitet mbështetje më e madhe financiare.
I bëjmë thirrje bizneseve të qytetit dhe më gjerë, si dhe të gjithë dashamirëve të sportit, që të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi përmes sponsorizimit dhe kontributit të tyre. Investimi në KH Vëllaznimi është investim në të rinjtë, në sportin dhe në krenarinë e qytetit tonë.
Së bashku mund të ndërtojmë një klub më të fortë dhe një të ardhme më të sigurt për gjeneratat që vijnë
19/04/2026
KH Vëllaznimi barazon 39:39 me KH Besa Famgas 🤾♂️
Me këtë rezultat, KH Vëllaznimi siguron një vend në playoff 🔥
Një hap i madh përpara falë angazhimit dhe luftës së djemve tanë deri në sekondën e fundit!
Tani është momenti vendimtar — klubi ka nevojë për mbështetje reale!
I bëjmë thirrje të gjithë donatorëve, bizneseve dhe përkrahësve që të kontribuojnë financiarisht dhe të jenë pjesë e këtij rrugëtimi historik. Çdo ndihmë ka peshë dhe ndikon drejtpërdrejt në suksesin e ekipit 🔴⚫️
Së bashku mund ta çojmë Vëllaznimin edhe më larg!