Zëri i Arllatit

Zëri i Arllatit

Share

Fshati Arllat - Komuna Drenas

Photos from Zëri i Arllatit's post 12/05/2026

🏥 AMLA CLINIC po vjen!

Me doktorët më të mirë, një krenari e madhe për fshatin tonë dhe gjithë Arllatin.
Një hap i rëndësishëm drejt kujdesit shëndetësor profesional dhe modern për të gjithë qytetarët.

Në emër të faqes “Zëri i Arllatit”, ju urojmë punë të mbarë, suksese të pafundme dhe sa më shumë shërbime cilësore për njerëzit tanë.

👨‍⚕️ Dr. Liridon Bujupi
👨‍⚕️ Dr. Halit Bujupi
👨‍⚕️ Dr. A***n Bujupi

❤️ Kardiologji
🫁 Pulmologji
🦴 Ortopedi
🦷 Stomatologji
😁 Ortodonci
🩸 Hematologji
👂 ORL
🧠 Psikologji Klinike
👨‍👩‍👧 Mjekësi Familjare
🩺 Mjekësi Interne
💉 Infermieri

✨ Kujdes profesional për gjithë familjen
👨‍⚕️ Staf profesional • Aparatura moderne • Shërbim me përkushtim

Mirë se vini në një standard të ri të kujdesit shëndetësor! 💙

15/04/2026

Të dashur bashkëvendas, sportistë e sportdashës,

Nesër, më datën 16.04.2025, duke filluar nga ora 20:00, ekipa jonë Dëshmorët Sami&Bedri Gashi zhvillon ndeshjen finale në kuadër të turnirit tradicional “Mehdi&Sylejman Bytyqi”

Prandaj, më shumë se kurrë kemi nevojë për përkrahjen tuaj!
Ejani sa më shumë, ta mbështesim ekipin tonë me zemër e me zë, ashtu siç i ka hije Arllatit.

Le të jemi të bashkuar, të tregojmë forcën e tifozërisë sonë dhe në fund të festojmë së bashku fitoren e merituar!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve, falë tyre ne sot jetojmë e festojmë të lirë.



10/03/2026

Merr pjesë ndero dëshmorët e kombit Mehdi dhe Sylejman Bytyqi

Edicioni i 11-të me radhë po vjen…⚽️

📍 Qendra sportive “Ariosi” – Bytyq
📅 Fillimi i turnirit: 30.03.2026

Ftojmë të gjitha ekipet dhe sportdashësit të bëhen pjesë e këtij organizimi tradicional🔥

Eja edhe ti, ndero dëshmorët e kombit🇦🇱

📞 Paraqitja e ekipeve:
049 429 354

01/01/2026

Urime Viti i Ri 2026🥂

Shendet, mbaresi e begati paçi gjithmone!

Arllati❤️

Photos from Zëri i Arllatit's post 31/12/2025

Tradita vazhdon...

Dhurata me dashuri për fëmijët e lagjeve Bujupi

Tashmë është bërë tradicionale që Këshilli Organizativ i fshatit të organizojë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e dy lagjeve Bujupi.

Në këtë aktivitet të ngrohtë e plot emocion, u shpërndanë gjithsej 370 dhurata, duke sjellë gëzim, buzëqeshje dhe hare në fytyrat e fëmijëve tanë.
Kjo nismë, e ndërtuar mbi solidaritetin dhe bashkëpunimin e bashkëvendasve dëshmon se kur bashkohemi për një qëllim të mirë, gëzimi shumëfishohet.
Falë përkushtimit të Këshillit Organizativ dhe mbështetjes së të gjithë atyre që kontribuan, kjo traditë e bukur po vazhdon dhe po forcohet nga viti në vit.
Në fund, i urojmë festën të gjithë fëmijëve të lagjes Bujupi, me shëndet, gëzim dhe sa më shumë buzëqeshje në çdo ditë të jetës së tyre.

Gëzuar festën, fëmijë! 🎁

Photos from Zëri i Arllatit's post 31/12/2025

Babadimrat u nisen..

30/12/2025

NJOFTIM & FALËNDERIM 🎁❤️

Të dashur fëmijë, dhuratat janë bërë gati me shumë dashuri dhe përkushtim për ju.

Ky aktivitet ka për qëllim të sjellë gëzim, buzëqeshje dhe ngrohtësi në zemrat tuaja.

Një falënderim i veçantë shkon për Super Market BENIN, si dhe për të gjithë donatorët e fshatit, të cilët me zemërgjerësi dhe humanizëm kontribuuan në përgatitjen e dhuratave.
Falë mbështetjes suaj, ky njoftim u kthye në gëzim për fëmijët tanë.

E ju, fëmijë të dashur, flini qetë e ëndërroni bukur,
se me shumë dashuri po ju presin Babadimrat 🎅
me dhurata, buzëqeshje dhe plot magji.

Ju faleminderit nga zemra❤️

30/12/2025

Të dashur bashkëvendas, mërgimtarë, sportistë dhe sportdashës,

Ekipa jonë e zemrës KF Abedin&Bashkim Bujupi ka shkruar një tjetër faqe suksesi, duke arritur deri në gjysmëfinale të Prishtina Tournament, pasi ka fituar të gjitha ndeshjet paraprake me rezultate të thella dhe lojëra shumë të bukura, plot pasion dhe përkushtim.

📍 Sonte, duke filluar nga ora 18:40, në Pallatin e Rinisë, zhvillohet gjysmëfinalja:

KF Abedin&Bashkim Bujupi 🆚 Ring Mall

Prandaj, të dashur bashkëvendas, mërgimtarë, sportistë e sportdashës, mos mungoni sonte!

Ejani dhe përkrahni ekipin e zemrës, ta mbushim sallën me zë, emocion dhe krenari. Jemi në prag të festave e le ta bëjmë festën edhe më madhështore, duke e kurorëzuar këtë rrugëtim me trofeun e Prishtina Tournament.

Vazhdojmë fuqishëm, bashkë deri në fund🏅🏆



Photos from Zëri i Arllatit's post 29/12/2025

Të dashur bashkëfshatarë, e mbi të gjitha ju fëmijë të dy lagjeve Bujupi,

Me gëzim dhe dashuri ju njoftojmë se tradita jonë e bukur e shpërndarjes së dhuratave për fundvit do të vazhdojë edhe këtë vit, duke sjellë buzëqeshje, hare dhe emocione të veçanta për më të vegjlit tanë.

Karvani i dhuratave do të nisë më 31 dhjetor 2025,
📍 nga familja e Ilaz Bujupit
🕐 në ora 12:00 dhe do të përfundojë
📍 në lagjen Kodrali

Pra, të dashur fëmijë, hapni zemrat dhe përgatituni, Babagjyshat e Vitit të Ri edhe këtë vit do të vijnë me dhurata, përqafime dhe gëzim, për t’ua bërë fundvitin më të bukur dhe plot magji.

Gëzuar festat dhe u shtoftë dashuria mes nesh!

Me respekt,
K.O. i Arllatit

28/12/2025

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se ka ndërruar jetë kushëriri ynë Kamer Ramadan Bujupi

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më datë 28.12.2025, ora 15.00h, në varrezat e fshatit Arllat

Ngushëllime të sinqerta familjes Bujupi, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.

Kujtimi për bacë Kamer do të mbetet i gjallë përherë.

Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij!

Photos from Zëri i Arllatit's post 19/12/2025

🏆 Kampionë komunalë në futsall! ⚽

Në garat komunale të futsallit, të organizuara nga DKRS-ja, djemtë e ShFMU “Abedin Bujupi” Arllat u shpallën kampionë, duke dëshmuar talent, disiplinë dhe shpirt të fortë ekipor.

⭐ Lojtari më i mirë i turneut u shpall Ari V. Bujupi – urime Ari për këtë arritje të veçantë!

Urime dhe falënderime për mësuesin Mentor për përkushtimin, udhëheqjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Ju lumtë të gjithëve suksese🏆⚽💪

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Glogovac?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address

Arllat/Komuna Drenas
Glogovac