01/06/2026
🎂 Urime ditëlindjen, President!
Sot feston ditëlindjen Presidenti i KF Prishtina e Re, Rrustem Pacolli. 🎉
Në këtë ditë të veçantë, e falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme, investimin dhe korrektësinë e treguar, të cilat kanë mundësuar krijimin e standardeve të larta profesionale dhe zhvillimin e vazhdueshëm të KF Prishtina e Re. 🔵⚪
I urojmë shëndet, lumturi dhe suksese të shumta. 💙🤍
31/05/2026
Përfundon ndeshja në Gjilan!
31/05/2026
GOOOL!
Shënon Rion Rush*ti!
SC Gjilani 0-[1] KF Prishtina e Re
31/05/2026
🔵⚪️Formacioni startues
🆚 SC Gjilani
30/05/2026
💙🤍 Ndeshja e radhës. Ndeshja e fundit e këtij edicioni!
Pas një sezoni me sfida, sakrifica dhe shumë emocione, të dielën zbresim në fushë për herën e fundit në këtë edicion të Albi Mall Superligës.
⚽ SC Gjilani 🆚 KF Prishtina e Re
📅 31 maj | e diele | 🕓 16:00
🏟️ Stadiumi me bari sintetik, Gjilan
27/05/2026
🔵⚪ KF Prishtina e Re ju uron Kurban Bajramin! 🌙
Në këtë ditë feste, ju dëshirojmë paqe, shëndet, lumturi dhe begati pranë familjeve tuaja.
24/05/2026
Djersa e sportistit, kur tentohet të tjetërsohet përmes atyre që duhet të jenë simbol i drejtësisë dhe integritetit, është dëshmi se për disa persona në komunitetin tonë të futbollit ndërgjegjja ka pushuar së ekzistuari.
Ne kemi rënë matematikisht nga liga javë më parë. Megjithatë, sot objektivi ynë i vetëm ishte të dilnim në fushë dhe të luanim futboll deri në sekondën e fundit.
Fatkeqësisht, maskarada u përsërit edhe një herë. Regjisori është i njohur për të gjithë, ndërsa aktori kryesor ishte sërish Mervan Bejtullahu.
Në emër të stafit kryesisë e stafit administrativ, futbollistëve dhe çdo anëtari të KF Prishtina e Re, u kërkojmë falje familjarëve, tifozëve dhe të gjithë atyre që u detyruan të ndjekin këtë skeç humoristik, larg frymës së sportit dhe konkurrencës së ndershme.
Ne deshëm vetëm të luanim FUTBOLL deri në fund.
Ajo që pamë sot nuk ishte futboll. Nuk ishte garë. Nuk ishte drejtësi sportive.
Dhe sigurisht, nuk ishte ajo që meritojnë futbollistët, tifozët dhe vetë futbolli ynë.
24/05/2026
GOOOOOL NGA PIKA E BARDHË SHËNON SËRISH MEKIĆ!
KF Prishtina e Re [2]-1 KF Dukagjini
24/05/2026
SUUUUPER GOOOOOOL!
Barazon nga ndërprerja Nedim Mekić!
KF Prishtina e Re [1] - 1 KF Dukagjini
24/05/2026
🔵⚪ STARTING XI
🆚 KF Dukagjini