KFF Mitrovica

KFF Mitrovica

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KFF Mitrovica, Mitrovica.

05/06/2026

Vazhdon rrugëtimi së bashku! ✍️ 💚🖤
#34 SHENARTA BELA

04/06/2026

🏆 Proud to represent Kosovo among Europe’s 34 Women’s Domestic League Champions for 2025/26. 🇽🇰💚

Photos from KFF Mitrovica's post 03/06/2026

Vazhdon rrugëtimi së bashku! ✍️ 💚🖤
#10 BLERTA SHALA

02/06/2026

Vazhdon rrugëtimi së bashku! ✍️ 💚🖤
#11 Edona Kryeziu

Photos from KFF Mitrovica's post 01/06/2026

Some photos from a day we’ll never forget. ✨🏆

31/05/2026

🏆 Telegram Urimi

KFF Mitrovica i shpreh urimet më të sinqerta skuadrës FC Mitrovica për shpalljen KAMPION në Ligën e Dytë të Kosovës.

Ju urojmë shumë suksese në Ligën e Parë dhe realizimin e objektivave të reja në sezonet e ardhshme. 💪

Me respekt,
KFF Mitrovica 💚🏆

27/05/2026

Me Fat Kurban Bajrami! 🕌🌙

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, klubi ynë KFF Mitrovica ju uron paqe, shëndet, harmoni dhe begati në çdo familje.

Le të sjellë kjo festë më shumë dashuri, solidaritet dhe gëzim për të gjithë.

Photos from KFF Mitrovica's post 26/05/2026

Në xhiron e fundit, krahas festës së titullit kampion, klubi ynë organizoi edhe një ceremoni të veçantë për t’i dhënë lamtumirën futbollit aktiv futbollistes dhe njëkohësisht portieres sonë, Viona Rexhepi.

Pas 9 viteve të paharrueshme me fanellën e KFF Mitrovicës, sot po i japim lamtumirën futbollit aktiv një prej figurave më të rëndësishme të klubit tonë – portieres sonë.

Që nga viti 2017, Viona mbrojti ngjyrat e klubit tonë me krenari, karakter të fortë dhe siguri të jashtëzakonshme. Ajo ishte shumë më tepër se një portiere – ishte lidere, shembull disipline dhe një lojtare që gjithmonë dha maksimumin për ekipin.

Së bashku përjetuam vite të mbushura me emocione, fitore dhe histori suksesi. Gjatë kësaj periudhe fituam 6 tituj kampioni dhe 7 trofe të Kupës, duke dominuar futbollin vendor dhe duke përfaqësuar me dinjitet klubin tonë edhe në arenën evropiane.

Kontributi yt në sukseset e klubit do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë. Çdo pritje, çdo sakrificë dhe çdo moment i kaluar me fanellën e Mitrovicës do të kujtohet me respekt e mirënjohje.

Tani nis një kapitull i ri për ty në rrugën e trajneres, dhe ne nuk kemi asnjë dyshim se do të jesh po aq e suksesshme edhe aty. Karakteri yt, disiplina dhe dashuria për futbollin janë cilësi që të bëjnë të veçantë.

Faleminderit për gjithçka, Viona! 💚
Mitrovica do të jetë gjithmonë shtëpia jote.

Photos from KFF Mitrovica's post 26/05/2026

JEMI KAMPIONË 2025/226 🏆

Me krenari dhe emocion të madh, përgëzojmë vajzat tona seniore që dje u kurorëzuan Kampione të Kosovës, duke mbrojtur titullin për herën e tretë radhazi dhe duke e sjellë për herën e shtatë në histori të klubit trofeun e Siguria Superligës së Kosovës. Ky sukses është dëshmi e punës së madhe, përkushtimit dhe karakterit fitues që e shoqëron KFF Mitrovicën ndër vite.

Një urim i veçantë shkon edhe për vajzat e gjeneratës U17, të cilat e përfunduan kampionatin në vendin e dytë si nënkampione, duke treguar talent, disiplinë dhe një të ardhme shumë premtuese për klubin tonë.

Po ashtu, jemi jashtëzakonisht krenarë me gjeneratën U13/U15, të cilat dje u kurorëzuan për herën e dytë radhazi Kampione të Kosovës, sukses që pasqyron qartë punën serioze dhe të vazhdueshme që po bëhet në të gjitha grupmoshat e klubit tonë.

Një sezon i mbushur me punë, sakrificë, disiplinë dhe shpirt fitues u kurorëzua me suksesin më të madh. Këto arritje janë rezultat i përkushtimit të secilit që është pjesë e familjes së KFF Mitrovica — lojtareve, stafit teknik, trajnerëve të grupmoshave, drejtuesve të klubit dhe të gjithë atyre që çdo ditë punojnë me krenari për këtë fanellë. 💚

Falënderojmë nga zemra tifozët tanë për mbështetjen e vazhdueshme, qytetin e Mitrovicës që gjithmonë qëndron pranë nesh, si dhe sponsorët dhe partnerët tanë që besuan dhe ecën bashkë me ne në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm. 🤝

Ky është vetëm vazhdimi i një historie të madhe.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Mitrovica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address

Mitrovica
40000