Klubi Boksit 'Besa' Pejë
Palestra e sporteve “Karragaqi”
07/08/2026
Nje fitore verore ne Suedi nga Azgan Dresha ne bashkpunim me trenerin e kb Prizreni Votim Zablluzhani
19/07/2026
Ne turneun memorial Abedin Ejupi "Cuca" nga klubi boksit Besa Peje nje fitore me nderpreje nga Noas Kelmendi, organizatorin nga klubi boksit Gollaku e falenderojm per.mikpritje
15/06/2026
Ne diten e qlirimit te Gjakoves 2026 te organizuar nga kb Sport Center Gjakove te cilet i falenderojm per mikpritje dhe atmosfer ne ambient te hapur zhvillimi i mbarvajtjes u dashtem te pajtohemi me dy te argjendta nga Noas Kelmendi dhe Lindor Shala qe u shpall me luftaraku ne kete organizim
13/06/2026
Dje ne Prishtine ne turneun te organizuar Kbf Dodona Prishtine Dita e Çlirimt te Prishtines morem pjes me nje boksier nga kb Besa Peje Noas Kelmendi ishte ai qe fitoj dhe njekohsisht u zgjodhe boksieri teknike nga juria Sefedin Braha Haki Peci dhe Beqir Berisha falenderojm organizatorin e ketij turniri per suportin
31/05/2026
Sekuenca nga turneu memorial Zijadin Rama
31/05/2026
🥊 Turneu Memorial i Boksit “Zijadin Rama” u përmbyll me sukses të jashtëzakonshëm në Pejë 🥊
Në një atmosferë të mbushur me emocion, respekt dhe krenari sportive, qyteti i Pejës mirëpriti Turneun Memorial të Boksit “Zijadin Rama”, një ngjarje e veçantë kushtuar jetës dhe veprës së një prej figurave më të respektuara të boksit kosovar. Ky memorial solli së bashku sportistë, trajnerë, drejtues klubesh dhe dashamirë të boksit nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, duke e shndërruar Pejën në qendrën e boksit mbarëkombëtar.
Duelët e zhvilluar gjatë turneut u karakterizuan nga cilësi e lartë sportive, luftë e ndershme dhe respekt i ndërsjellë, duke dëshmuar vlerat më të mira të sportit të boksit.
🏆 Laureatët e turneut:
🥇 Boksieri më i mirë: Azgon Dreshaj – KB “Besa” Pejë
🥇 Tekniku më i mirë: Aladin Hoti – KB “S.Center” Gjakovë
🌍 Boksieri më i mirë i huaj: Ramo Hot – Rozhajë, Mali i Zi
🔥 Çifti më luftarak: Sadik Jakupi – KB “S.Center” Gjakovë dhe Ernest Sylejmani – KB “Trepça” Mitrovicë
⭐ Boksieri më perspektiv: Dion Pantina – KB “Besa” Pejë
⚖️ Drejtësinë në ring e ndanë me profesionalizëm:
• Agim Tahiraj
• Safet Sylaj
• Filip Nue
• Fatlum Agushi
• Ylber Qorri
📋 Delegat i turneut: Halil Kurhasku
🙏 Falënderime të veçanta
Një falënderim i sinqertë i drejtohet Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për praninë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportit dhe aktiviteteve që nderojnë figurat e rëndësishme të qytetit tonë.
Mirënjohje e veçantë për Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhenet Syka, për përkrahjen institucionale dhe angazhimin në realizimin e këtij aktiviteti sportiv.
Falënderojmë gjithashtu Sekretarin e Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, për praninë dhe kontributin e tij në zhvillimin e boksit kosovar.
Një falënderim i përzemërt shkon për të gjithë boksierët, trajnerët dhe klubet pjesëmarrëse nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilët me paraqitjet e tyre e ngritën nivelin dhe prestigjin e këtij memoriali.
👏 Falënderim i veçantë dhe mirënjohje e thellë për Sekretarin e Klubit të Boksit për Femra “Dodona”, Genc Sadiku, për angazhimin e jashtëzakonshëm, ndihmën e pakursyer dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij turneu. Përkushtimi i tij ishte një ndër faktorët kyç në realizimin me sukses të kësaj ngjarjeje.
🤝 Falënderim dhe mirënjohje e thellë për sponsorët tanë, të cilët me mbështetjen e tyre dëshmuan se sporti ka miq të vërtetë që investojnë në të ardhmen e rinisë dhe në ruajtjen e traditës sportive:
• Inhome Royal
• Mobile Karagaqi
• Top Reklama
• Alpha Print
• Mobile Dizajn
• Opel Servis Cufa
• Autoservis Etriti
• Autoservis Bardhi
• Ndërtimtaria Berisha
• Hidraulik Mulla
• Bletaria Gruda
• Uji Alkaline
• Sancy
• Aqua Park Pejë
Kontributi juaj ishte shumë më tepër se një mbështetje financiare; ishte një investim në sport, në rininë tonë dhe në ruajtjen e kujtimit të një personaliteti që dha shumë për boksin kosovar. Falë jush, Turneu Memorial “Zijadin Rama” u organizua në nivel të lartë dhe u shndërrua në një festë të vërtetë sportive.
Ky memorial ishte më shumë se një turne boksi; ishte një homazh për një emër që la gjurmë të pashlyeshme në sportin tonë. Përmes këtij aktiviteti, kujtimi dhe vepra e Zijadin Ramës vazhdojnë të jetojnë dhe të frymëzojnë brezat e rinj të sportistëve.
Lavdi jetës dhe veprës së Zijadin Ramës!
Mirupafshim në edicionet e ardhshme të Turneut Memorial “Zijadin Rama”. 🥊🏆
ME RESPEKT KBOX BESA PEJE
27/05/2026
NJOFTIM ZYRTAR & FTESË PUBLIKE
Me krenari të madhe dhe emocione të veçanta, Klubi i Boksit “Besa” – Pejë organizon Turnirin Memorial “Zijadin Rama”, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të jashtëzakonshëm të themeluesit të klubit tonë, njeriut që la gjurmë të pashlyeshme në boksin pejan dhe atë kosovar.
📅 E shtunë, 30 Maj 2026
🕐 Fillimi i turnirit: Ora 13:00
⚖️ Matjet zyrtare: Ora 09:00 – 10:00
📍 Matjet mbahen në palestër
Ky memorial është shumë më tepër se një garë sportive. Është një ditë kujtimi, respekti dhe krenarie për veprën e Zijadin Ramës, i cili me pasion, sakrificë dhe përkushtim ndërtoi themelet e Klubit të Boksit “Besa” dhe frymëzoi gjenerata të tëra sportistësh.
Në këtë ngjarje madhështore do të marrin pjesë boksierë dhe klube nga vende të ndryshme, duke sjellë duele atraktive, emocione të forta dhe atmosferë të jashtëzakonshme sportive.
Ftojmë të gjithë qytetarët, sportdashësit, miqtë e boksit dhe familjen sportive që të marrin pjesë dhe të nderojmë së bashku figurën e një njeriu që jetoi për sportin dhe për rininë.
Le ta mbushim palestrën me duartrokitje, respekt dhe krenari për emrin e paharruar të Zijadin Ramës!
Me respekt,
Klubi i Boksit “Besa” – Pejë
18/05/2026
17.05.2026
Finalja e turneut,,Lah Nimani" fati ishte ne anen e kundert te Lindor Shales u desht te pajtohemi me te argjendten eshte nje eksperienc ne kete eveliment ne ngritjen e nivelit e ndodhive qe njeriu perjeton meson nga humbja
17/05/2026
Nje gjysemfinale jo e leht per Lindor Shalen se a do te triumfon sot ne finale te turneut nderkombtar ,,Lah Nimani" do te shohim ne rtk live nga ora 12;00
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Pejë
30000