01/10/2026
Fillojme Meditimin ne sezonin Vjeshtor !❤️
Do te mbahet online permes platformes ZOOM,
Nga Kosova dhe jashte saj ❤️💥
Marte, Premte dhe Shtune!
Ora: 20:30 - 22:00
20 Tetor - 26 Dhjetor! 2026
30 Klasa!
50 ore!
Cmimi 300€ Total
Regjistrimi dhe konfirmimi deri me
Daten 18 Tetor 2026
Te gjithe te interesuarit mund te na kontaktojne ne rrjete sociale “Me gjeresisht rreth programit” ne
MegArt Yoga Studio dhe
Contact: whats&Vib
+383 49 155 505
Esenca e Meditimit-VETËDIJA.
“Për të arritur njohuri, shtoni gjëra çdo ditë. Për të arritur mençurinë, hiqni gjërat çdo ditë. ”
• Lao Zhu
Meditimi nuk është të ulesh në një vend me fokus të palëkundur.
Është të jesh në harmoni me veten,me jetën! Meditimi na lejon të eksplorojme dimensione të ndryshme Brenda nesh!
Nuk ka një teknikë të vetme, ka nga teknika të ndryshme dhe permes tyre të gjejmë rrugën tonë nepermes secilës praktikë. Ai që përputhet me udhëtimin tonë shpirtëror, mund të adoptohet . Ju mund të modifikoni më tej çdo teknikë për t’iu përshtatur shtegut tuaj të energjisë.
Ju jeni një qenie unike. Mënyrat tuaja të lidhjes me veten dhe hyjnoren do të jenë gjithashtu unike!
Eshte projektuar për praktikuesit që duan të ndajnë artin e meditimit dhe përfitimet e saj ne veten e tyre, njohjen me veten dhe botën. Do të përjetoni dhe do të mësojmë teknika të bazuara në shumë koncepte të rëndësishme, ne vezhgim- psikologjinë pas trupit tonë fizik, trupit mendor dhe trupit të shpirtëror!!!
Si funksionon Mendja- stadet?!
• Stilet dhe teknikat e Meditimit
• Pengesat dhe pikat kryesore të meditimit,
• Roli i praktikave pranayama dhe psikopastrimit,
• Përqendrimi, meditimi
• Aplikimet e meditimit për shëndetin, shërimin, mirëqenien dhe ngritjen shpirtërore.
• Sistemi i energjisë.
MEDITIMI NUK KA MOSHË.
SHËNDETI FIZIK, MENTAL DHE SHPIRTËRORË NUK KA MOSHË.
DASHURIA NDAJ VETES NUK KA MOSHË.
PAQJA NUK KA MOSHË.
LUMTURIA NUK KA MOSHË.
Shihemi në udhetimin shpirtëror-le te rrjedhin lumenjet…..
Ju mirepresim ❤️☘️💥🙏
Arta Nallbani!