25/10/2026
🎀🩷 Peja Trail Run për Tetorin Rozë!
Së bashku me Drejtoratin për Kulturë, Rini dhe Sport, organizuam një aktivitet të veçantë të ecjes dhe vrapimit, duke iu bashkuar fushatës së Tetorit Rozë për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e grave të prekura nga kanceri i gjirit.
Ky aktivitet na bashkoi rreth një mesazhi të rëndësishëm: solidariteti, mbështetja dhe kujdesi për shëndetin janë përgjegjësi e të gjithëve. 💗
Me pjesëmarrjen e saj na nderoi drejtoresha Xhenet Syka, kampionia e atletikës Gresa Bakraqi, gra të prekura nga kjo sëmundje, si dhe shumë qytetarë të Pejës, të cilët iu bashkuan kësaj nisme me zemër dhe përkushtim.
Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij aktiviteti dhe ndau me ne mesazhin e shpresës, solidaritetit dhe ndërgjegjësimit. 🌸
🙏 Një falënderim i veçantë për vajzat e klubit Peja Trail Run, për angazhimin dhe kontributin e tyre në organizimin e aktivitetit, si dhe për bizneset e Pejës që ofruan dhurata për pjesëmarrëset.
Së bashku jemi më të fortë! 🩷
Shoshi Gold, Koton Pejë, Fiona Silver Shop, AB Reklama, Klinika Dentare Dr. Spahija – Kreshnik Spahija, Jeta Flowers, Bloom Beauty Pejë, Bagolina Pejë, Waxing Zana, Zane Coffee Shop, Begolli Pharmacy, Diona Kollqaku – Fizioterapi, Kartoliza – Filiza Mahmutaj, Vlora Burri, Lily Beauty Spa Salon, Active English Center, Ordinanca Lummed, Optika Syri, Frizer Toni, Dr. Vigan Vokshi – Urolog, Kastrati Group, On Print.