TECH X

TECH X

Share

| Tech X Official Page |
|Support 24/7|
|Lajme Sporti Te Sigurta 100%|
|Admin "Click" Contact Us|
|For All of these Click Like|
|All In Albanian♥|

Photos 27/12/2015

Për gjashtë vjet, Kosova grumbulloi 142 lojtarë

Përfaqësuesja e Kosovës e mbylli vitin 2015, me shpresën se do të jetë i fundit pa pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare.
Përzgjedhësi Albert Bunjaku, e mbylli edhe një vit të suksesshëm, derisa ka bërë edhe një rezyme të gjashtë viteve prej se e ka drejtuar Përfaqësuesen.
Sipas tij, deri më tash ai ka grumbulluar hiq më pak se 142 lojtarë, të ndarë në tri faza.
“Nga viti 2009-2015 në kombëtaren e Kosovës kemi pasur gjithsejt 142 lojtarë në seleksionime, duke kaluar nga faza e seleksionimit grupor, faza e seleksionimit individual dhe tani në fazën e konkurrencës. Nga këta 142 lojtarë, 91 kanë qenë nga Superliga e Kosovës, 51 nga Evropa, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Pra 64% Superliga, 36 nga Europa + Shqipëria”, ka deklaruar Bunjaku për GazetaOlle.com.
Sipas tij, mosha mesatare e gjithë këtyre lojtarëve ka qenë 23-vjeç.
Ai është kritikuar shumë herë për lënien anash të futbollistëve nga Superliga e Kosovës

Photos 26/12/2015

City rikthehet te fitorja me goleadë

Manchester City ka arritur një fitore tejet të vlefshme në përballje ndaj Sunderlandit.
Skuadra e Manuele Pellegrinit ka triumfuar me rezultat të thellë 4-1 pas një paraqitje fantastike.

Serinë e golave për nën kampionët e Anglisë e hapi mesfushori ofensivë Rahem Sterling vetëm pas 12 minutave lojë.

Nuk kaluan as pesë minuta kur Yaya Toure arriti ta shënoi golin e dytë në ndeshje për të treguar se pikët e plota do të mbesin në ‘Etihad Stadium’.

Për 3-0 realizoi sulmuesi afrikan Wilfried Bony kur po rjedhte minuta e 22-të e ndeshjes.

Në pjesën e dytë City shënoi edhe një gol nëpërmjet belgut Kevin De Bruyne, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Fabio Borini.

Pas kësaj fitore City ka grumbulluar 35 pikë dhe është mbrapa vetëm tri pikë larg liderit Leicester City.

Photos 26/12/2015

Falcao drejt Meksikës

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kolumbisë pritet të vazhdojë karrierën ne Meksikë.
Mediumet e huaja, të premten kanë raportuar se interesim për Falcaon ka treguar skuadra nga Meksika, Club America.

Mësohet se Falcao do të largohet nga Chelsea për shkak se klubi londinez nuk është i kënaqur me formën e tij.

Kolumbiani para fillimit të këtij edicioni u huazua te Chelsea nga Monaco, por deri më tash për ekipin londinez ka shënuar vetëm një gol në 11 paraqitje.

Falcao dështoi edhe edicionin e shkuar kur ishte i huazuar te Manchester Unitedi, duke bërë që ekipi anglez të tërhiqet nga blerja e tij përfundimtare.

Sulmuesi 29-vjeçar, ka kontratë me skuadrën e Monacos deri në vitin 2019 dhe në radhët e saj u transferua para dy vjetësh nga Atletico Madridi për 60 milionë euro dëmshpërblim.

Photos 26/12/2015

Talenti i madh italian ka ëndërr të luaj ndaj Unitedit

Federico Bernardeschi padyshim që është zbulimi i këtij viti në futbollin italian.
Talenti i jashtëzakonshëm i Fiorentinës ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A dhe në Ligën e Evropës duke u bërë ndër lojtarët më të kërkuar.

Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-së, Bernardeschi ka treguar se ëndërron të luaj në finalen e Ligës së Evropës ndaj Manchester United.

“Ne do të luajmë tani ndaj Tottenham Hotspurs dhe shpresojë të kalojmë tutje duke i eliminuar ata për tu hakmarrë”.

“Dëshira ime e madhe është të shkojmë në finale të kësaj gare. Nganjëherë unë e ëndërrojë atë finale përballë Manchester United”.

“Do të ishte fantastike nëse realizohet kjo ëndërr e imja. Kam dëshirë të përballem me Rooneyn në finale”, deklaroi Bernardeschi. /

Photos 26/12/2015

Behrami rikthehet në Itali

Valon Behrami mund të rikthehet përsëri në futbollin italian.
Mesfushori i skuadrës angleze Watford është duke u kërkuar nga skuadra italiane Udinese.

Në fakt familja Pozo ka në pronësi edhe Udinesen edhe Watfordin dhe i kanë propozuar kosovarit rikthimin në Itali.

Gjithçka ka mbetur në dorë të Behramit për të vendosur nëse dëshiron rikthim në Serie A apo jo.

Ditë më parë është shkruar në mediat italiane se për Behramin interesim ka shprehur edhe ish-skuadra e tij Napoli. /

Photos 26/12/2015

Inter insiston për Candrevan

Skuadra italiane Inter vazhdon të mbetet fuqishëm në garë për titullin e kampionit në Serie A.
Lideri aktual i ligës italiane ka befasuar të gjithë me lojën e treguar këtë edicion dhe dëshiron të përforcohet edhe më shumë gjatë janarit.

Objektivi kryesor i ‘Neroazzurrëve’, mbetet reprezentuesi italian Antonio Candreva i cili aktivizohet me Lazion.

Candreva ka kontratë me skuadrën nga kryeqyteti italian deri në vitin 2018, mirëpo Inter janë të vendosur ta transferojnë atë.
Sipas medieve italiane, transferimi i Candrevas në Inter do të ndodh për rreth 15 milionë euro.

Photos 26/12/2015

Hysaj në mesin e talenteve më të mirë të Evropës

Sky Sport e ka përfshirë Elsied Hysajn në mesin e 20 lojtarëve të rinj që shpërthyen gjatë këtij viti.
Elseid Hysaj është vlerësuar lartë nga Sky Sport për paraqitjet e treguar me Empolin dhe Napolin gjatë këtij viti. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është përfshirë në mesin e 20 lojtarëve të rinj që shpërthyen gjatë këtij viti.

“Djaloshi i datëlindjes ’94 e ka bërë të vetin krahun e djathtë të mbrojtjes dhe po e shfrytëzon në maksimum mundësinë e madhe me fanellën e Napolit, duke qenë i pazëvendësueshëm për Sarrin si te Empoli edhe te Napoli.”, ka shkruar Sky Sports

“Elseid Hysaj është pa dyshim një ndër talentet më mbresëlënës që ka nxjerrë futbolli italian gjatë vitit 2015-, dhe do ta shohim protagonist edhe në Evropian me Shqipërinë”, thuhet në komentin e “Sky Sport”-it për shkodranin.

Top 20 talentet

Elseid Hysaj (1994, Napoli)
Federico Bernardeschi (1994, Fiorentina)
Marco Benassi (1994, Torino)
Hakan Calhanoglu (1994, Bayer Leverkusen)
Jason Denayer (1995, Galatasaray)
Eric Dier (1994, Tottenham)
Gianluigi Donnarumma (1999, Milan)
Breel-donald Embolo (1997, Basel)
Alen Halilovic (1996, Sporting Gijon)
Jordon Ibe (1995, Liverpool)
Anthony Martial (1995, Manchester United)
Santi Mina (1995, Valencia)
Leroy Sane (1996, Schalke 04)
Saul Niguez (1994, Atletico Madrid)
Bernardo Silva (1994, Monaco)
John Stones (1994, Everton)
Denis Suarez (1994, Villarreal)
Youri Tielemans (1997, Anderlecht)
James Ward-Prowse (1994, Southampton)
Inaki Williams (1994, Athletic Bilbao)

Photos 25/12/2015

Shokuese – Ronaldo u nervozua pas golit të katërt të Bale

Po dalin fakte shokuese pas duelit që Real Madridi e fitoi me goleadë prej 10-2 ndaj Rayo Vallecanos.
Në fakt, kjo ndeshje edhe më shumë shpërfaqi dallimet në skuadrën mbretërore dhe krizën që po mbretëron mes lojtarëve.

Në një video që po qarkullon në internet, transmeton Telegrafi, u zbulua se Ronaldo u shfaq i pakënaqur me golin e katërt të Bales.

Dhe këtë ai e bëri duke e goditur topin në rrjetë në shenjë nervozizmi.

Kështu edhe më shumë thellohen ndasitë në sulmin madrilen.

Photos 25/12/2015

Ueb faqja e mirënjohur, “Goal.com”, në versionin e vet të gjuhës italiane, ka botuar sot top-formacionet, me të cilat mund të luajnë 24 skuadrat finaliste në “Euro 2016”.
Natyrisht, krahas emrave, është skicuar edhe moduli i lojës për çdo kombëtare, e cila ka fituar të drejtën të jetë në Francë, verën e vitit të ardhshëm. Mes tyre figuron edhe Shqipëria, e cila, sipas “Goal.com”, do të luajë me skemën 4-5-1.

Me mbarimin e ndeshjeve të “play-off”-it, tabloja e 24 skuadrave finaliste të “Euro 2016” është e plotë. Të gjitha vazot përkatëse janë të kompletuara dhe tashmë presin shortin e 12 dhjetorit në Paris, për të mësuar kundërshtarët në “Francë 2016”.

Nis hartimi i Statutit për Asociacionin (Video) 25/12/2015

Aktgjykimi i Kushtetueses nuk e pengon Qeverinë të nis me hartimin e Statutit për Asociacionin: http://telegra.fi/5MOjlO

Nis hartimi i Statutit për Asociacionin (Video) Statuti i Asociacionit të Komunave Serbe ka filluar të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do të prezantohet në dialogun e nivelit të lartë në Bruksel, por nuk mund të jetë i gatshëm për muajin janar.

Photos 25/12/2015

Barca bën gati rinovimin për Suarez

Barcelona ka bërë gati ofertën për yllin e skuadrës, Luis Suarez.
Marca shkruan se spekulimet për një kalim të Suarezit te City kanë bërë që drejtuesit e klubit të nisin bisedimet me urguaianin.

Vlera e kontratës së re të Suarezit do të jetë 30 milionë euro në vit.

Ai sot përfiton gjysmën e kësaj dhe mega rroga e ofruar nga City besohet se ka mundur ta joshë lojtarin për kthim në Angli.

25/12/2015

Kerkojm Admina Aktiva !!
Koment I Zgjedhi Nja 2/3 :p

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Peja?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Peja
40000