21/09/2026
🇽🇰⛳ KAMPIONATI I SHTATË SHTETËROR I GOLFIT TË KOSOVËS!
Një tjetër fundjavë e veçantë u shkrua në historinë e golfit të Kosovës! Kampionati i Shtatë Shtetëror ishte më shumë se një garë, ishte dëshmi e pasionit, përkushtimit dhe rrugëtimit të përbashkët që po e ndërtojmë vit pas viti.
Ky edicion shënoi një moment të veçantë edhe për nga niveli sportiv. Në mesin e 57 golfistëve pjesëmarrës, 21 ishin lojtarë me single handicap, numri më i madh që kemi pasur ndonjëherë në një Kampionat Shtetëror.
Kjo e bëri Kampionatin e Shtatë më kualitativin deri më sot, duke dëshmuar rritjen e fuqishme të nivelit të lojtarëve dhe konkurrencës në golfin e Kosovës.
Dhe kjo ka një domethënie të veçantë: ky ishte Kampionati ynë i parë Shtetëror pas pranimit të Kosovës në International Golf Federation – IGF.
Pranimi në familjen botërore të golfit ishte një arritje historike, por njëkohësisht edhe fillimi i një kapitulli të ri. Sot, rritja e numrit të lojtarëve me handicap gjithnjë e më të ulët është treguesi më i mirë se golfi ynë po ecën përpara.
Falënderim i madh shkon për mbështetësit financiarë: Ministrinë e Sportit, Sheriff Construction LTD, NOVA, AK Construction, VLLASI Immobilie, Zero Business Center Tirana, Auberge de L'Union, BAHRFIX, SEETAL Projekte dhe RD INVESTMENTS. Pa mbështetjen tuaj, ky Kampionat nuk do ta kishte shkëlqimin që pati.
Një mirënjohje e veçantë shkon për stafin realizues të Federatës, që udhëtoi nga Prishtina dhe punoi me përkushtim për realizimin e kësaj ngjarjeje. Po ashtu, një falënderim i ngrohtë për Resortin e Golfit Heitlinger Genusswelten, për mikpritjen dhe bashkëpunimin.
Nuk mund t'i lëmë pa falënderuar mediat e Kosovës, të cilat që nga viti 2008 na kanë qëndruar pranë, duke e përcjellë rrugëtimin tonë dhe duke e bërë golfin pjesë të diskutimit sportiv në vend.
Por mbi të gjitha, një falënderim nga zemra shkon për çdo pjesëmarrës, që la kohën, obligimet, energjinë dhe investoi mjetet e veta për të qenë pjesë e kësaj historie.
Çdo minutë e kaluar dhe çdo cent i investuar në këtë rrugëtim është një kapitull i historisë moderne të golfit të Kosovës – një trashëgimi që do të mbetet për brezat që do të vijnë.
⛳ REZULTATET E KAMPIONATIT TË SHTATË
🏆 Kampion absolut i Kosovës – Brutto:
Indrit Dauti
🏆 Kampione e Kosovës – Brutto:
Hida Rime
Kategoria A – Netto
🥇 Ramadan Gashi
🥈 Mërgim Gjinovci
🥉 Ilirian Krasniqi
Kategoria B – Netto
🥇 Murat Ahmetaj
🥈 Fetah Iseni
🥉 Veton Zeqiri
Kategoria C – Netto
🥇 Dorontin Ruhani
🥈 Ardrit Beqiri
🥉 Ilir Spahiu
Kategoria e Femrave – Netto
🥇 Shqipe Aliu
🥈 Ruke Arifi
🥉 Esen Kazazi-Santuri
Kategoria Junior – Brutto
🏆 Kampion: Bilal Vehapi
Kategoria Junior – Netto
🥇 Leo Kryeziu
🥈 Ardrit Beqiri
🥉 Luej Salihu
Urime të gjithë kampionëve dhe fituesve, por mbi të gjitha falënderim për secilin prej 57 golfistëve që e bëri Kampionatin e Shtatë një ngjarje për t'u mbajtur mend!
Nga Kampionati ynë i parë deri te i shtati, kemi kaluar një rrugë të gjatë. Sot, Kosova është pjesë e familjes botërore të golfit dhe niveli që pamë këtë fundjavë na jep edhe më shumë besim për atë që po ndërtojmë.
Ka qenë nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t'ju shërbej përsëri – qoftë në fushë, përmes telefonit apo me shkrim, duke koordinuar çdo detaj të kësaj ngjarjeje.
Kosova meriton imazhin më të mirë dhe ne, bashkë, po ia japim.
Kosova fuqi rajonale e golfit
Me konsideratën më të lartë,
I juaji
Lavdim Zylfiu
Organizator i Kampionatit