01/06/2026
Me 18 dhe 19 shtator fusha e Heitlinger Genusswelten do të frymoj shqip si çdo shtator! Kampionati i shtatë shtetëror i Kosovës do të grumbulloj numrin më të madh ndonjëhere të golfistëve shqiptar. Pranimi i Kosovës në IGF ka rritur dhe më shumë entuziazmin dhe konsolidimin e Federatës tonë për të vazhduar tutje me ngritjen e kapaciteve profesionale të lojtarëve në përgjithësi dhe sidomos tek lojtarët e rinjë të cilët ndihen të privilegjuar për ta veshur dresin e Kosovës!
Qëllimi i Federatës do jetë që këtë vit t'i kemi 25 lojtar me single hcp që do të shënonte një rekord të ri shtetëror të Kosovës!
Na prift e mbara!
Kosova fuqi rajonale e golfit.
12/05/2026
Ilir Baloku nga Peja duke goditur me drajv gjatë Kampionatit të gjashtë të Kosovës në golf!
27/04/2026
Lajm i fundit: Republika e Kosovës edhe zyrtarisht e regjistruar në Kampionatin ekipor Evropian - European Team Shield Championship i cili këtë vit do të mbahet në Malta, në Klubin Mbretëror të saj me datat 26 korrik deri me 02 gusht!
Synojmë një paraqitje dinjitoze sikur në fushë të golfit po ashtu dhe jashtë saj.
Na priftë e mbara!
26/04/2026
Në klubin prestigjioz të Londrës Centurion Golf Club u mbajtë turniri i radhës i Albanian UK Golf Society! Me ftesë të menaxherit të Klubit prezent ishin dhe zyrtar të Federatës sonë! Trofeu i më të mirit i takoj Veton Zeqirit, pas një loje të gjatë në një mot me diellë dhe temperaturë ideale për lojën e golfit! Federata e Golfit e Kosovës tani ka një adresë tejet të vlefshme për mundësi bashkëpunimi dhe zhvillimi të sportit të golfit! Gjitashtu Federata jonë falenderon Ztr Bekim Bashkurti, Ztr Dani Gashi dhe gjithë komunitetin tonë shqiptar në Angli për organizimin e këtij turniri në njërin nga tre klubet më prestigjioze të Londrës!
24/04/2026
Haki Doku nga Shqipëria duke garuar në kualifikimet e U.S. Adaptive Open Championship, organizuar nga Federata Amerikane e Golfit (USGA). Hakiu është në përfaqësim të klubit të tij Milano, por mbi të gjitha, është një shqiptar që po garon në një nga skenat më të forta të golfit botëror për përsona me aftësi të kufizuara!
Në këtë rrugëtim ai nuk është vetëm sepse me të është Fatmir Buqani lojtar nga Kosova dhe vullnetar në rolin e caddy-t për të mos e lënë vetëm vëllaun tjetër shqiptar!
23/04/2026
Azer Bislimaj do ta përfaqësojë Kosovën për herë të dytë radhazi në Kampionatin "European Senior Championship" i cili do mbahet në Qipro nga 09 - 14 qershor dhe organizohet nga European Golf Association, një nga ngjarjet më prestigjioze të golfit amator në Evropë.
Kjo pjesëmarrje shënon një tjetër hap të rëndësishëm për ne si Federata e Golfit e Kosovës, duke dëshmuar progresin dhe përkushtimin tonë në arenën e sukseseve ndërkombëtare.
Në Paphos, Azeri do të garojë përkrah rreth 90 lojtarëve më të mirë nga 29 shtete evropiane, një moment krenarie për gjithë komunitetin tonë sportiv!
Me shumë përkushtim dhe përgjegjësi Azeri pritet ta përfaqësoj Kosovën dhe punën e madhe që është bërë ndër vite për zhvillimin e golfit në vendin tonë.
Suksese Azer!
10/04/2026
Një histori miqësie, pune dhe suksesi në golf!
Në këtë foto janë dy emra që i lidh jo vetëm golfi, por edhe vite të tëra pune dhe miqësie në të njëjtin vend, në Heitlinger Golf Resort!
Në të majtë PGA Geresa Arifi, trajnere e Kosovës, dhe një figurë e përkushtuar e golfit tonë, e cila ka kaluar gjithë jetën e saj sportive në Heitlinger, ku sot edhe ushtron profesionin si trajnere.
Në të djathtë: Chiara Noja (Babai gjerman, ndërsa Nëna shqiptare nga Shkodra) një nga talentet më të mëdha të golfit evropian, e cila nga mosha 13 deri në 16 vjeç ishte pjesë e Heitlinger, pikërisht aty ku filloi rrugëtimin e saj drejt majave të golfit profesional.
Nga një fushë e përbashkët, në dy rrugë të ndryshme, por me të njëjtin pasion dhe përkushtim ndaj sportit të golfit.
07/04/2026
Fetah Iseni nga Gjilani me një goditje të bukur duke e nxjerrë topin nga bunkeri gjatë Kampionatit të gjashtë shtetëror të Kosovës! Qëllimi i Fetahut është të bie në single hcp nga 14 sa është aktualisht. Federata e Golfit e Kosovës i uron suksese në arritjen e qëllimit të tij.
05/04/2026
Agim Bardha (1937–2026)
U nda nga jeta një legjendë e golfit dhe krenari shqiptare!
Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Agim Bardha, një prej figurave më frymëzuese të golfit me rrënjë shqiptare.
I lindur më 7 prill 1937 në Shqipëri, jeta e tij ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, nga emigrimi i detyruar në rini, deri tek arritja në skenat më të mëdha të golfit ndërkombëtar.
Ai nisi golfit në moshën 29-vjeçare, pa trajnerë dhe pa kushte, por me një vullnet të hekurt që e çoi deri në turnet më prestigjioze për seniorë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Me punë dhe përkushtim, ai u bë një emër i respektuar në këtë sport, duke ndarë rrugëtimin edhe me legjenda si Gary Player, Arnold Palmer e Lee Trevino!
Agim Bardha nuk ishte vetëm një sportist, ai ishte një histori suksesi, një simbol i këmbënguljes dhe një dëshmi se ëndrrat nuk kanë moshë.
Sot, bota e golfit dhe komuniteti shqiptar humbin një figurë të madhe.
Por trashëgimia e tij do të jetojë përherë, në çdo histori frymëzimi, në çdo brez që beson se mund të arrijë më shumë.
Federata e Golfit e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit që pati fatin ta njohë.
I përjetshëm kujtimi për Agim Bardha.