19/04/2025
UCB PREZENT - Game On n'tribina ✅
LIRIA -:- Mitrovica - Takohemi prej 14:00 te parku, per Klubin e Qytetit - per fitoren e radhes.
Ndersa ne ora 19:00, KB Bashkimi n’gjysëmfinale pret klubin pejan.
Takohemi te ‘Remzi Ademaj’ 17:30 - vazhdojm per qender Sportive.
Atmosfera – e garantume, si gjithmonë!
28/03/2025
Djemt dhe Klubet e Qytetit – për Qytetin, për Prizrenalit!
28.03.2025
ARPAGJIK'T PRIZREN SHQIPËRI
06/03/2025
Ata na treguan se një popull që ka bij si Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari nuk mund të zhduket kurrë. Dhe sot, mbi varret e tyre dhe të gjithë atyre që ranë për këtë tokë, ne nuk qajmë me dhembje – ne përkulemi me krenari.
Historia e Kosovës është e gdhendur me gjakun e atyre që kurrë nuk u gjunjëzuan. Në vitet e errëta të shtypjes dhe dhunës, kur armiku mendonte se kishte thyer shpirtin e një populli, u dëgjua një zë që nuk mund të shuhej: zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte një zë që vinte nga plagët e hapura, nga mallkimi i një shekulli robëri, nga zemrat që nuk pranonin të jetonin të nënshtruar.
Në ballë të kësaj lufte të shenjtë qëndroi një familje, një emër që sot është gur themeli i lirisë sonë – Jasharët e Prekazit. Adem Jashari nuk ishte thjesht një luftëtar, ai ishte simboli i qëndresës, frymëzimi i një ushtrie dhe një kombi të tërë. Kur forcat serbe e rrethuan kullën e tij me tanke dhe artileri të rëndë, ata menduan se do të thyenin një njeri. Por nuk e kuptuan se po përballeshin me një histori të tërë, me një besë shekullore që nuk tradhton.
Për tri ditë dhe tri net, plumbat binin mbi Prekazin si shi i zi, por brenda asaj kulle nuk kishte frikë, nuk kishte dorëzim. Në çdo cep të shtëpisë, qëndronin burra, gra dhe fëmijë, të gjithë me një qëllim: të mos dorëzohen kurrë. Dhe kur flaka i përpiu, kur çdo dritare e kullës u kthye në pluhur dhe hi, një gjë mbeti e pandryshuar – krenaria e tyre.
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmi i Familjes Jashari nuk janë vetëm histori për të treguar, por amanet për brezat që vijnë. Ata na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet me gjak. Ata na treguan se një popull që ka bij si Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari nuk mund të zhduket kurrë. Dhe sot, mbi varret e tyre dhe të gjithë atyre që ranë për këtë tokë, ne nuk qajmë me dhembje – ne përkulemi me krenari.
23/02/2025
LIRI PËR DJEMTË TANË !
LIBERTA PER GLI ULTRAS !
REAGIM
LIRI PËR DJEMTË TANË !
LIBERTA PER GLI ULTRAS !
Gjithmonë duke marrë parasysh që mysafirët nga qyteza e Gjakovës shpesh keqkuptojnë si qytetin tonë ashtu edhe mentalitetin tonë, dëshirojmë ta bëjmë të qartë për opinionin publik se pas përfundimit të ndeshjes nuk marrim përgjegjësi për çdo individ që ka hyrë në fushë.
Ne mbetemi gjithmonë besnikë ndaj idealit ultras dhe nuk kemi vepruar asnjëherë në mënyrë të dhunshme ndaj klubeve, siç ndodhi në qytezën e Gjakovës, ku klubi ynë u sulmua.
Ne nuk sulmojmë autobusë lojtarësh dhe as nuk ushtrojmë dhunë ndaj kundërshtarëve të fushës.Klubit i dëshirojm suksese të mëtutjeshme.
LIRI PËR ULTRASA
14/02/2025
EDHE 100 HERË ME JETU, BESNIK KAM ME T’QËNDRU
🟠⚫️
13/02/2025
O PËR KUPA NUK NA BOHET VONË!