KF Lidhja e Prizrenit

KF Lidhja e Prizrenit

Share

Gjendemi në lagjjen Bajram Curri, mbrapa pylltarisë.

31/03/2026

U-17💚

20/03/2026

🤍💚

18/02/2026

Shkolla e Futbollit 'Lidhja e Prizrenit' u uron të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit!
​Paqja, shëndeti dhe mirësia mbretërofshin në familjet tuaja. Agjërim të lehtë, të mbarë dhe të pranuar për të gjithë ju!

17/02/2026
Photos from KF Lidhja e Prizrenit's post 11/01/2026

Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit organizoi me sukses Ceremoninë e Laureatëve 2025, një ngjarje solemne kushtuar vlerësimit të kontributit, sakrificës dhe arritjeve në futbollin tonë.
Kjo ceremoni u nderua me praninë e Presidentit të FFK-së, z. Agim Ademi, anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, z. Ismajl Ajeti dhe z. Samir Ujkani, si dhe Kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit, z. Mirsad Collaku, duke i dhënë ngjarjes peshë të veçantë institucionale.
Në kuadër të kësaj ceremonie u vlerësuan edhe lojtarët më të dalluar të gjeneratave të reja:
🔹 U17 – Ylli Hoxhaj
🔹 U15 – Eduard Islamaj
🔹 U13 – Jonart Shehi
🔹 U11 – Anuar Kryeziu
Urime të gjithë laureatëve për punën, disiplinën dhe përkushtimin e treguar. Ky është vetëm fillimi.

05/01/2026

⚽ NJOFTIM ⚽

Shkolla e Futbollit Lidhja e Prizrenit njofton se pas një pushimi të shkurtër, ushtrimet kanë rifilluar sot – 05.01.2026, në Prizren dhe Zhur.

📌 Kanë filluar edhe regjistrimet e reja për fëmijë dhe të rinj nga mosha 5 deri në 17 vjeç.

👨‍🏫 Puna zhvillohet me trajnerë të licencuar, program profesional stërvitor dhe fokus të veçantë në zhvillimin fizik, teknik dhe edukativ të futbollistëve të rinj.

🎯 Qëllimi ynë është krijimi i një ambienti serioz dhe motivues, ku fëmijët zhvillohen si sportistë dhe si individë.

📩 Për informata shtesë, na kontaktoni në inbox.

28/11/2025

🇦🇱❤️🖤

Photos from KF Lidhja e Prizrenit's post 06/09/2025

Falënderim nga zemra

Klubi ynë shpreh mirënjohjen më të thellë për Gjelltoren “Te Idrizi”, me pronar Idriz Gerdellaj, prind i Ergin Gerdellaj, për drekën e shtruar pas ndeshjeve të sotme për grupmoshat U13 dhe U15.

Ky gjest i bukur nuk është vetëm ushqim për lojtarët, por edhe motivim, dashuri dhe mbështetje e madhe për ta. Kur prindërit qëndrojnë pranë nesh me kaq përkushtim, forcohet edhe më shumë ndjenja e familjes dhe unitetit në klub.

Faleminderit nga zemra për bujarinë, mikpritjen dhe shpirtin e hapur. Ky kujtim do të mbetet gjatë tek fëmijët dhe tek të gjithë ne.

Photos from KF Lidhja e Prizrenit's post 02/07/2025

Me zemër, për ata që nuk e harrojnë klubin tonë.

Falënderojmë me mirënjohje të thellë firmën “Te Xhaxhi” dhe pronarin e saj, z. Sinan Pulaj, babain e ish-lojtarit tonë të dashur Elvis Pulaj, për ndihmën vullnetare në ngjeshjen me valak të stadiumit tonë të madh.

Ky kontribut është me rëndësi të madhe për stabilizimin e sipërfaqes dhe përgatitjen optimale të terrenit, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e stërvitjeve për grupmoshat tona, si dhe tregon lidhjen e fortë që mbajmë me ish-anëtarët dhe familjet që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tonë.

Ky gjest është shumë më tepër se ndihmë – është dëshmi se zemra që ka qenë pjesë e klubit, vazhdon të rrahë për të.

Faleminderit për mbështetjen dhe për lidhjen që nuk shuhet kurrë!

Photos from KF Lidhja e Prizrenit's post 24/06/2025

🙏 Një falënderim i veçantë shkon për z. Arben Dauti, mërgimtar nga Kosova që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, i cili me përkushtim dhe zemër të madhe na mundësoi pjesëmarrjen në këtë turne ndërkombëtar. Mbështetja e tij është dëshmi se dashuria për vendlindjen dhe për fëmijët tanë nuk njeh kufij.

Gjithashtu, nuk mund të mos falënderojmë me mirënjohje të thellë bashkatdhetarët tanë në Vjenë:
➡️ Hashim Rexhepi
➡️ Albin Kolloni
➡️ Shimi
➡️ dhe kompaninë Bici Com, e cila u kujdes për transportin tonë gjatë gjithë turneut.

Një përqafim i veçantë edhe për ish-lojtarët tanë Muhamed Berisha dhe Muadh Berisha, të cilët ishin pranë ekipit në çdo moment dhe na mbështetën pa hezitim.

Zemrat tona janë plot mirënjohje për çdo bashkatdhetar që na përcolli, na përkrahu dhe ndau emocionet me ne gjatë këtyre tri ditëve të paharrueshme në Vjenë!

Photos from KF Lidhja e Prizrenit's post 23/06/2025

🇽🇰 Një përvojë që mbetet gjatë në zemër!

Pjesëmarrja jonë në turneun ndërkombëtar Champions Trophy 2025, krahas 56 ekipeve nga 20 shtete evropiane, ishte më shumë se thjesht një garë futbolli – ishte një përvojë e paharrueshme për lojtarët tanë të rinj.

Grupmosha U10 tregoi guxim, disiplinë dhe shpirt gare gjatë gjithë turneut. Disa prej lojtarëve tanë ishin më të vegjël në moshë, por këtë e kompensuan me zemër të madhe dhe përkushtim maksimal në çdo ndeshje. Ekipi ynë tregoi lojëra të bukura, realizoi shumë gola dhe dha maksimumin në çdo përballje, duke dëshmuar se puna me grupmoshat po jep fryte.

Gjatë këtij rrugëtimi takuam edhe shumë bashkatdhetarë tanë, fëmijët e të cilëve luajnë në klubet pjesëmarrëse – disa prej tyre edhe kundërshtarë tanë në fushë. Ishte kënaqësi e veçantë të ndanim emocione, përshëndetje e mbështetje me ta në këtë ngjarje të madhe sportive.

Megjithatë, mungesa e eksperiencës ndërkombëtare dhe fakti që për të gjithë grupin kjo ishte pjesëmarrja e parë në një turne të tillë, ndikuan që këtë rrugëtim ta mbyllim pa trofe, por me shumë mësime dhe përvojë."

Pavarësisht gjithçkaje, kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, e mbushur me emocione, mësime dhe kujtime që do të mbeten gjatë me ta – si futbollistë, por edhe si njerëz.

💚⚽️ Falënderojmë prindërit, bashkatdhetarët, përkrahësit dhe të gjithë ata që besojnë në punën me fëmijët – kjo është rruga drejt së ardhmes!

📸 Në vijim, disa nga momentet tona më të bukura, ku secili nga lojtarët tanë paraqitet me nga një fotografi:

👉 Rron Kryeziu
👉 Amin Krasniqi
👉 Rubin Bytyçi
👉 Roni Ramshaj
👉 Bledon Mazreku
👉 Anuar Islamaj
👉 Taulant Krasniqi
👉 Benjamin Shala
👉 Anuar Kryeziu
👉 Rigon Kryeziu

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rr. Rezistenca E Vërrinit, Pn
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00