05/04/2026
Gëzuar Pashkët!
FC Prizreni 2017 ju uron nga zemra shëndet, lumturi dhe suksese të pafundme në këtë festë të shenjtë.
Le të sjellë kjo ditë paqe, dashuri dhe energji pozitive për të gjithë ju! 💙💛
17/02/2026
Urime 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰
Në këtë ditë të shënuar për vendin tonë, Shkolla e Futbollit Prizreni 2017 uron të gjithë qytetarët gëzuar Pavarësinë. Le të vazhdojmë të ndërtojmë me përkushtim, punë dhe dashuri për atdheun, duke edukuar breza të rinj me vlera, disiplinë dhe frymë sportive.
Gëzuar 18 vjet shtet! Lavdi rrugëtimit tonë dhe suksese të reja për Kosovën! 💙💛
16/01/2026
🎉 Gëzuar ditëlindjen Ali Bajra! 🎂⚽
Sot feston një nga lojtarët tanë të talentuar të grupmoshës U11. I urojmë Aliut shumë shëndet, suksese në shkollë dhe sa më shumë arritje në fushën e futbollit.
Urojmë që pasioni, përkushtimi dhe buzëqeshja e tij të mos mungojnë kurrë në çdo ndeshje dhe stërvitje.
Vazhdo të ëndërrosh dhe të punosh fort! 💪⭐
31/12/2025
Gëzuar Vitin e Ri 2026!
FC PRIZRENI 2017 ju uron nga zemra një vit të ri të mbushur me shëndet, gëzim, suksese dhe ëndrra të realizuara.
Faleminderit fëmijëve tanë të mrekullueshëm, që çdo ditë na frymëzojnë me buzëqeshjen, përkushtimin dhe dashurinë për futbollin!
Faleminderit prindërve, për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Faleminderit trajnerëve dhe stafit, për punën e palodhur dhe përkushtimin në edukimin sportiv dhe njerëzor të gjeneratave të reja.
Le të jetë viti i ri një hap më afër ëndrrave të mëdha, me më shumë fitore, disiplinë, miqësi dhe pasion për sportin.
Së bashku rritemi, së bashku fitojmë!
FC PRIZRENI 2017
26/12/2025
Njoftim
Ju njoftojmë se nga sot, e premte, 26 dhjetor 2025, Shkolla e Futbollit Prizreni është në pushim për festat e fundvitit.
Stërvitjet do të rifillojnë të hënën, më 5 janar 2026.
Ju urojmë festa të gëzuara dhe një Vit të Ri të mbarë, me shëndet, gëzim dhe suksese! ⚽️🎉
Me respekt,
Shkolla e Futbollit Prizreni
14/12/2025
🏆⚽ Turneu Tradicional “Përparim Thaçi” – Prizren ⚽🏆
Në kuadër të turneut tradicional “Përparim Thaçi”, i cili u mbajt në Prizren dhe mblodhi shumë ekipe rajonale nga zona e Prizrenit, ekipi ynë U11 tregoi një paraqitje vërtet të shkëlqyer.
Me lojë të bukur, disiplinë në fushë dhe një atmosferë shumë të mirë ekipore, lojtarët tanë dëshmuan shpirt gare, bashkëpunim dhe përkushtim deri në fund. Angazhimi i secilit lojtar dhe mbështetja e ndërsjellë brenda ekipit u reflektuan qartë në performancën e tyre.
Jemi krenarë për këtë paraqitje dhe për mënyrën se si ekipi ynë përfaqësoi klubin në një turne kaq domethënës. Urime lojtarëve, trajnerëve dhe prindërve për këtë sukses dhe për vazhdimësinë e punës së mirë! 💙⚽👏
28/11/2025
🇦🇱 Turneu për ditën e Pavarësisë së Shqiperisë që po mbahet në Durrës ⚽️
Ekipi ynë i moshave të reja Shkolla e Futbollit Prizreni 2017 po merr pjesë në turneun e Pavarësisë në Durrës, duke filluar nga sot e deri të dielën.
Futbollistët tanë po shfaqin disiplinë, pasion dhe frymë ekipore – krenarë për çdo minutë në fushë! 🔥
📸 Momente nga dita e parë: ekipi i bashkuar, gati për sfidat dhe përfaqësimin e klubit dhe qytetit tonë me dinjitet.
Faleminderit për mbështetjen e prindërve!
21/11/2025
Urime ditëlindja, Urim Gashi!
Qofsh gjithmonë i shëndetshëm, i fortë dhe i suksesshëm në fushë e jashtë saj. Jemi krenarë për punën tënde dhe energjinë që sjell në ekip. Gëzuar edhe shumë vite të lumtura! 🎉⚽️
03/09/2025
🌟 Urime Hirës! 🌟
Ne si Shkolla e Futbollit Prizreni 2017 i urojmë shumë suksese lojtares tonë Hira Fishari për grumbullimin me Kombëtaren e Kosovës U15. 🇽🇰⚽️
Ky është një hap i madh drejt ëndrrave të saj dhe një krenari e madhe për klubin tonë. 👏💙
Besojmë se puna dhe përkushtimi i saj do të shpërblehen edhe më shumë në fushë!
💪 Forca Hira, jemi krenarë me ty!