04/05/2026
KFV DEQANI vs KFV RAHOVECI FT:0-2
Vazhdojme
Sport
04/05/2026
KFV DEQANI vs KFV RAHOVECI FT:0-2
Vazhdojme
08/04/2026
Kualifikohemi ne raundin e lll duke fituar ndaj miqve nga Shtimja (KFV VJOSA)mbas penallitve,ku koha e rregullt perfundoi 5:5
⚪️🔵
03/04/2026
Sot është një ditë e veçantë për veteranët e KFV Rahoveci! ⚽️⚽️
Nisim rrugëtimin tonë në Kupë me shumë krenari, përkushtim dhe respekt për fanellën që kemi përfaqësuar ndër vite . Edhe pse vitet kalojnë, dashuria për futbollin dhe shpirtin garues mbeten të njëjta.
Me përvojën tonë dhe unitetin si ekip, jemi gati të japim maksimumin në fushë dhe të tregojmë vlerat e vërteta të futbollit!
KFV Rahoveci! 💙🤍
Te nderur shoke
Përmes këtij postimi ju njoftoj se, për arsye profesionale, kam vendosur të paraqes dorëheqjen time nga funksioni që kam ushtruar si
Drejtor me kompetenca te plota per plot 5 vite
Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për te gjjithe bashkelojtaret trenerat etj etj
Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe ju uroj suksese të vazhdueshme
Po largohem me efekt te menjehershem nga detyra qe te hapi rrug
Me respektin me te sinqert per bashkëlojtaret
Edmond Cana Rahovec
09.02.2026
14/01/2026
Falënderim 🤝
Veteranët e KF Rahovecit ⚪️🔵 shprehin falënderim dhe mirënjohje të veçantë për Prolab Medical Center – Laboratory Rahovec,për dhuratën e çmuar: një çantë me pajisje mjekësore për nevojat e ekipit tonë.
Ky gjest human dhe mbështetës është dëshmi e përkushtimit tuaj ndaj sportit dhe shëndetit të sportistëve.
Ju falënderojmë për përkrahjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.
Me respekt,
Veteranët e KF Rahovecit
31/12/2025
Në prag të ndërrimit të viteve,2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣/2️⃣6️⃣është nder dhe krenari ta përmbyllim këtë vit duke vlerësuar një nga figurat më të ndritura të futbollit rahovecion dhe kosovar – Valdet Hoxhën.
Valdet Hoxha nuk është vetëm një emër në historinë e futbollit, por një simbol i përkushtimit, talentit dhe karakterit sportiv. Breza të tërë janë frymëzuar nga shembulli i tij, duke e parë Valdet Hoxhën si model të futbollistit të ndershëm, punëtor dhe vizionar. Kontributi i tij nuk matet vetëm me ndeshje e gola, por me vlera që i dha sportit dhe komunitetit tonë.
Duke e mbyllur këtë vit, i shprehim mirënjohjen më të thellë kësaj legjende të gjallë, duke i uruar shëndet, jetë të gjatë dhe respekt të përhershëm.
Emri i Valdet Hoxhës do të mbetet gjithmonë pjesë e identitetit sportiv të Rahovecit dhe Kosovës.
Faleminderit Legjendë, për gjithçka që i dhe futbollit! ⚽⚽️
Gezuar vitin e ri🥂🥂
29/12/2025
Koha është me i falënderu ata që nuk u kursyen kurrë për veteranët e KF Rahovecit.⚪️🔵
Në veçanti, falënderimi kryesor i takon Kryetarit të Komunës, z. Smajl Latifi, për përkrahjen e vazhdueshme, respektin dhe mbështetjen që po u jep veteranëve – njerëzve që e ndërtuan historinë e futbollit rahovecian.
Falënderim i sinqertë gjithashtu për të gjithë shokët që me zemër të madhe qëndruan pranë nesh.
Kontributi juaj është vlerë, respekt dhe motivim për të vazhduar rrugën tonë sportive
Falenderime per :
1.Avokat:Zahir Hamza dashamir futbolli🤝🤝
2.Dr:Armir Vuqiterna (dentist)🤝🤝
3.Besim Kastrati ish futbollist🤝🤝
4.Fatush Ukshini ish futbollist🤝🤝
5.Meriton Korenica futbollist🤝🤝
Gezuar festat e fund vitit 🎉🎉🎁🎁⚽️⚽️
28/12/2025
Naten e mir ju themi me ket 3 she fantastike🌗🌗
27/12/2025
Ndeja e fundvitit nga veteranet e ⚽️⚽️
Gezuar 🥂🥂
Dy legjenda që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e KF Rahovecit – Vahdet Hoxha dhe Bylbyl Sokoli
15/12/2025
Xhabir Hajrullaga është një nga emrat e respektuar të futbollit vendor, i njohur për kontributin e tij si portjer ndër vite.
Me përkushtim, disiplinë dhe guxim në portë, ai ka qenë një pikë e fortë e skuadrave ku ka luajtur, duke dhënë siguri dhe besim për bashkëlojtarët.
Si ish-portjer, Xhabiri u dallua për reagimet e shpejta, pritjet vendimtare dhe korrektësinë sportive, duke lënë gjurmë pozitive në çdo paraqitje. Kontributi i tij mbetet pjesë e historisë dhe kujtesës së futbollit lokal, ndërsa respekti për të te vazhdon dhe sot