Suhareka Hiking Club
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Suhareka Hiking Club, Sports Event, Suharekë.
12/12/2023
15/10/2023
Një grup i Suhareka Hiking Club, sot me ftesën e USHB-Shkupi, mori pjesê nê ecjën "Shtigjët e bashkimit" në Matkë..ku ecja u zhvillua nga Liqeni i Matkês e deri te Maja Kalaja (Kota) 1044m me kthim nga Manastiri, ne njê trajektore rreth 10km. Ngjitja u bê nê një shteg shumê te pêrshtashê dhe një ngjitje bukur e rênd me disnivel rreth 800m. Ndêrsa zpritja ishte shumê më e vështirë dhe shumê vertikale nga Manastiri. Nè zbritje u kthy drekë shumê e bujshme nga nikoqiri, ku ndanë edhe mirênjohjet dhe falenderimet. Nê emër të grupit falenderojmë nikoqirin për pritjen dhe respektin qe na bëri.
15.10.2023
23/09/2023
Ecja e sotit 23.2km nga Ngucati-Kurpani(mrizet)-Kryqzimi i Shalës-Kroni i Kalit 1016m -Permendorja në Kleqkë- Berishë(shtepia muze R.K.e Lirë)1018m -kthimi te res.Hamri(dreka) -Kleqkë- Gradinê ish Kalaja e Lladroviqit 1055m -Kroni i Kallagjiravcit-Ngucat.
Koha ishte shumê e favorshme.
23.09.2023
19/09/2023
Një grup i Suhareka Hiking Club me dt 17.09.2023, duke u nisur nga res.Geshtênja në Delloc e duke vazhduar shtegut tē ngusht e shumê të bukur malor, te permendorja, nêntë koritat ngjiten Majen e Bajrakut 2092 m/lmd. Urime grupit e suksese!
15/09/2023
10/09/2023
Suhareka Hiking Club sot me 10.09.2023 realizoi ecjën e radhës; nga Prevalla, Burimi i Lumbardhit, Gushbaba, Bistra e Vogël, Bistra e Madhe 2651m/lmd. Kthimi nga zbritja veriore për mes lugshtajes së bukur ku ne disa vende akoma kishte borê nga dimri i kaluar dhe krojet me ujë te mjaftueshëm. Ecja kishte nje trajektore rreth 14 km ne njê kohê me diell e me pamje 360 gradë. Shumê respekt per grupin.
07/09/2023
Antaret e Suhareka Hiking Club që janë te interesuar, të lajmrohen deri me dt 18 shtator ne tel 049 207 221
F T E S Ë
Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës – FBNSK, fton të gjithë bjeshkatarët dhe adhuruesit e natyrës, që të marrin pjesë në Takimet Tradicionale të Bjeshkatarëve të Kosovës, të cilat nën organizimin e FBNSK, këtë vit do të mbahen në bjeshkët e Komunës së Istogut, me qëllim të ngjitjes së Majës së Belegut - 2142 m/lmd
Takimi i bjeshkatarëve është caktuar të mbahet në muajin shtator, respektivisht me datë 23 dhe 24. 09. 2023, dhe atë sipas orarit të mëposhtëm dy ditor :
Dita e parë, e shtunë, më 23.09.2023
12:00 deri 13:00 Takimi i pjesëmarrësve në Memorialin e Dëshmoreve -Istog ( rruga e bjeshkës për në Lugun e Butë )
14:00 Nisja me transport të organizuar për lokacionin e kampingut;
16:00 Akomodimi në kamping dhe shëtitje sipas dëshirës;
18:00 Hapja solemne, fjalët përshëndetëse dhe ndarja e mirënjohjeve;
20:00 Darka;
21:00 Shoqërimi dhe argëtimi i bjeshkatarëve me këngë argëtuese të performuara drejtpërdrejtë;
23:00 Fjetja.
Dita e dytë, e diel, më 24.10. 2023
06:00 Zgjimi;
06:30 Mëngjesi dhe përgatitjet për ngjitje në majën e Belegut
07:30 Nisja nën udhëheqjen e udhërrëfyeseve të përcaktuar (Detajet e Shtegut (T2):
Lartësia: 2142 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Istogut , Maja e Belegut .
Ecje e Planifikuar: 8 km, vajtje - ardhje, ne dy drejtimet,
Karakteri i Shtegut:
Ecje e karakterit të mesëm, shtigje bjeshke, terren i hapur.
12:00 Realizimi i ngjitjes në majën Belegut 2142 m/lmd;
15:00 Kthimi dhe dreka tradicionale e bjeshkatarëve;
16:00 Përmbyllja e Takimeve Tradicionale të Bjeshkatarëve.
Duke pasur në konsideratë se vendosja në t’banet e vendasve është e kufizuar, akomodimi do të bëhet në tenda vetanake të pjesëmarrësve, ashtu siç praktikohet në të gjitha tubimet e bjeshkatarëve gjithkund, andaj nevojiten pajisjet përkatëse ( thasët për fjetje dhe shtroja adekuate).
Çdo pjesëmarrës, duhet të jetë i pajisur me veshmbathje adekuate për bjeshkatari, gjithnjë duke llogaritur edhe mundësinë e ndryshimeve të paparashikueshme të motit.
Të interesuarit duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen, ndërsa udhëheqësit e shoqatave të bjeshkatarëve, duhet të konfirmojnë numrin e pjesëmarrësve të shoqatave që i përfaqësojnë, më së voni deri me datën 20.09.2023, dhe atë në numrat: + 383 48 799 019 dhe +383 44 258 554, apo ne e-mail adresën, [email protected].
Për të gjitha shoqëritë dhe individët që nuk e bëjnë konfirmimin me kohë, organizatori nuk mban ndonjë përgjegjësi ose obligim ndaj tyre, e që ka të bëjë me organizimin.
Organizatori nuk mban përgjegjësi për ndonjë fatkeqësi eventuale.
Ju dëshirojmë mirëseardhje !
07/09/2023
Suhareka Hiking Club me dt.10.09.2023 organizon ecjën e radhës në Majen e Bistres 2651m, ose Konjushën 2571m me Liqenin e saj, njëri nga liqenet ma të larta në Malet e Sharrit (mvarsisht prej grupit merret vendimi para nisjes ne Prevallë).
Ecja èshtè mesatarisht e veshtirë me gjatësi rreth 12 km. Veshja duhet te jetê adekuate.
Nisja nga Planeti ne Shirokë ne ora 7
Tel: 049 207 221
07/09/2023
Ja natyralizmi e edukata jonë! 07.09.23
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Website
Address
Suharekë
23000