04/06/2026
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Leonit Aliut.
FC Ballkani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliu, KF Fushë Kosovës, bashkëlojtarëve dhe miqve të tij.
U prehtë në paqe. 🕊️
01/06/2026
Albin Kurti viziton dhe uron kampionët e rinj U19 të Ballkanit! 🟠⚫️
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot ekipin U19 të FC Ballkanit, i cili së fundmi u shpall kampion i Kosovës në kategorinë e juniorëve.
Gjatë takimit, Kurti uroi futbollistët, stafin teknik dhe drejtuesit e klubit për suksesin historik, duke vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura gjatë sezonit.
Kampionët e rinj të Ballkanit falënderuan kryeministrin për vizitën dhe mbështetjen, ndërsa theksuan se ky trofe është shpërblim për mundin dhe angazhimin e vazhdueshëm të ekipit gjatë gjithë kampionatit. 💪☑️
01/06/2026
Gëzuar “1 Qershori” - Dita e fëmijëve! 👶🧡
31/05/2026
Fundi i ndeshjes dhe sezonit. 🟠⚫️
31/05/2026
🟠 DITA E NDESHJES ⚫️
🆚 Dukagjini
🏆 Albi Mall Superliga - Java e 36
🗓️ 31.05.2026
🕓 16:00
🏟️ Stadiumi “18 Qershori” - Klinë
30/05/2026
Sezonin e mbyllim nesër në Klinë! 🟠⚫️
30/05/2026
KAMPIONËT E KOSOVËS – FC BALLKANI U19 🧡🖤🏆
Me krenari të madhe, gjenerata U19 e FC Ballkanit ka shkruar një tjetër kapitull të artë, duke u shpallur Kampionë pas një sezoni të mbushur me përkushtim, sakrificë dhe punë të palodhshme.
Ky sukses është rezultat i talentit të jashtëzakonshëm të lojtarëve tanë, përkushtimit të trajnerëve dhe mbështetjes së vazhdueshme nga klubi. Çdo stërvitje, çdo ndeshje dhe çdo sakrificë u shpërblye me trofeun më të rëndësishëm.
Këta të rinj nuk janë vetëm kampionët e sotëm, por edhe e ardhmja e ndritur e FC Ballkanit dhe e futbollit Kosovar.
Urime të gjithë futbollistëve, stafit teknik dhe tifozëve për këtë titull!
Sot festojmë kampionët. Nesër vazhdojmë të ndërtojmë historinë.🧡
27/05/2026
🌙 ✨ URIME KURBAN BAJRAMI ✨ 🌙
Në këtë festë të shenjtë, ju urojmë paqe, shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja.
Le të sjellë Kurban Bajrami më shumë mirësi dhe lumturi për të gjithë.
25/05/2026
Sot feston ditëlindjen zyrtari ynë Florim Elshani , klubi të uron shumë vite të lumtura dhe çdo të mirë në jetë 🧡🎉