Ushqime & Ushtrime

Ushqime & Ushtrime

Share

Kjo faqe do te ju jep mundesi qe ju te gjeni menyra sa me te lehta per humbjen e peshes apo shtim peshes dhe ushtrime te ndryshme fitnessi etj.

10/02/2023

TRUPI & SHËNDETI

7 Ushqimet me Karbohidrate që Duhet të Blini Për të Ulur Kolesterolin

Nëse jeni një nga njerëzit e shumtë, që nivelet e kolesterolit të mirë dhe atij të keq të të cilëve nuk i kanë në nivelet e duhura, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me shtatë lloje ushqimesh që mund t’ju ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit.

Kumbullat e thata

Konsumimi i kumbullave të thata mund të ushqejë trupin tuaj me shumë lëndë ushqyese të rëndësishme për shëndetin e zemrës, pasi ju falin antioksidantë, fibra, kalium dhe magnez. Hulumtimet në të cilat AgroWeb.org mbështetet sugjerojnë se te gratë pas menopauzës, konsumi i pesë deri në gjashtë kumbullave të thata çdo ditë për gjashtë muaj mund të ofrojë rezultate pozitive për shëndetin kardiovaskular, duke përfshirë rritjen e kolesterolit të mirë. Gjithashtu konsumi i kumbullave të thata mund të luajë një rol pozitiv në rregullimin e mikroflorës së zorrëve dhe të mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq.

Tërshëra

Nëse po përpiqeni të ulni kolesterolin, konsumi i tërshërës falë fibrave unike beta-glukane, mund të ndihmojnë me balancimin e niveleve të kolesterolit në gjak.

Patatet

Kjo perime me niseshte që është po aq e shijshme sa edhe e mirë për ju. Së bashku me karbohidratet që ofrojnë patatet, çdo racion ushqen trupin tuaj me fibra të tretshme, një lëndë ushqyese që mund të zvogëlojë përthithjen e kolesterolit në qarkullimin e gjakut. Edhe pse të gjitha patatet mund të përfshihen në një regjim ushqimor për uljen e kolesterolit, patatet e purpurta mund të ofrojnë një përfitim shtesë për uljen e kolesterolit falë polifenoleve antocianin që ato përmbajnë. Këshillohet t’i konsumoni ato të pjekura apo të ziera, në vend të përgatitjeve që përfshijnë skuqje.

Mollët

Mund të ketë disa të vërteta në thënien e vjetër “një mollë në ditë e mban mjekun larg”, e kjo të paktën kur bëhet fjalë për të ulur kolesterolin. Mollët janë një burim natyror i polifenoleve dhe fibrave të ndryshme, faktorë që mund të mbështesin natyrshëm shëndetin e zemrës. Plus, ato janë pa natrium dhe pa yndyra të ngopura, dhe ofrojnë një shije të ëmbël pa sheqerna të shtuar. Ndër lëndët ushqyese që gjenden në mollë, një nga yjet e shëndetit të zemrës është pektina, një lloj fibre që gjendet në lëkurën e mollës dhe që ndihmon në parandalimin e absorbimit të kolesterolit në qarkullimin e gjakut.

Fasulet

Fasulet jo vetëm që ofrojnë karbohidrate që ju japin e energji, por ato gjithashtu ofrojnë fibra, proteina me bazë bimore, antioksidantë dhe një mori lëndësh ushqyese të tjera që mbështesin shëndetin e zemrës.

Frutat e pyllit

Këto fruta janë të mbushura me fibra, vitamina, antioksidantë dhe lëndë të tjera ushqyese, duke i bërë ato një nga ushqimet më të mira për shëndetin e përgjithshëm. Gjithashtu përfshirja e këtyre frutave në regjimin tuaj mund të jetë një ndihmë e madhe në balancimin e niveleve të kolesterolit.

Lëng portokalli 100% natyral

Zgjedhjet e pijeve kanë rëndësi po aq sa edhe zgjedhjet e ushqimit kur synoni të arrini nivele të shëndetshme të kolesterolit. Nëse dëshironi të pini diçka tjetër përveç ujit, një gotë me lëng portokalli 100% nayral është zgjedhja më e mirë.

Sigurisht që ushqimi dhe mënyra e jetesës luajnë një rol të rëndësishëm si në parandalimin ashtu edhe në trajtimin e kolesterolit të lartë. E gjithashtu edhe trajtimi mjekësor mund të jetë i nevojshëm. Punoni ngushtë me mjekun tuaj për të krijuar një plan mjekësor që është më i miri për ju.

05/08/2022
19/07/2022

Shumë prej nesh nuk e kuptojmë se ku po gabojmë, që nuk po mundemi të arrijmë peshën tonë ideale ose po shtojmë më shumë seç duhet. E gjitha lidhet me regjimin tuaj ditor.

Ja disa rekomandime:

-Nuk po flini sa duhet gjumë. Rekomandim: Duhet të flini të paktën 8 orë gjumë natën.
-Po hani më shumë seç duhet në darkë. Rekomandim: Zgjidhni një darkë të lehtë që konsiston te proteinat dhe perimet.
-Shkoni në shtrat menjëherë pasi konsumoni darkën. Rekomandim: Duhet ta konsumoni darkën rreth 1 orë e gjysmë ose 2 orë para se të shkoni në shtrat.
-Hani ushqim të skuqur për darkë. Rekomandim: Duhet të zgjidhni ushqimet e pjekura ose të ziera për darkë.
-Konsumoni ushqim të djegëst për darkë. Rekomandim: Ushqimi i djegëst është i mirë për të shpejtuar metabolizmin. Konsumoje, por jo në darkë.

03/07/2022

Ju e dini shprehjen: “Ne jemi çfarë hamë”! Epo, ka disa të vërteta për të, të paktën për sa i përket trurit tuaj.

Ndërsa, ngrënia e ushqimeve të duhura mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe madje edhe të luftoni problemet me shëndetin mendor, ushqimet e gabuara mund të ndikojnë negativisht në aftësitë tuaja konjitive dhe madje të rrisin rrezikun tuaj për të zhvilluar defekte në tru, Alzheimer dhe sëmundje të tjera që mund të ndikojnë në kujtesën tuaj.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility?

Website