Live...
Qendra për Edukim & Sport "Skills"
Practice makes man perfect, it is true for any skill development. Skills are a necessity in the pres.
"SKILLS" do të thotë "AFTËSI"
Ne synojmë të zhvillojmë aftësitë e fëmijëve tuaj. Ti bëjmë fëmijët dhe të rinjtë më të fortë dhe më të vendosur në qëllimet e tyre duke rritur vetbesimin se mund tia dalin te arrijnë gjithçka dëshirojnë. DJEM DHE VAJZA 6-18 VJEÇ NE JU OFROJME STERVITJE PROFESIONALE FUTBOLLI, GJUHE ANGLEZE ETJ.
29/05/2026
⚽️ Ndonjëherë mendojmë se po zgjedhim më të mirën për fëmijët tanë: një ekip më të fortë, një kampionat më të vështirë, më shumë konkurrencë.
Por në futbollin e fëmijëve ka një pyetje edhe më të rëndësishme:
A ndihet mirë fëmija aty ku luan?
Miqësitë që krijon, besimi që fiton, ndjenja e përkatësisë dhe gëzimi për të shkuar çdo ditë në stërvitje janë po aq të rëndësishme sa rezultatet në fushë.
Në 9 nga 10 raste, vendimin për të ndryshuar ekip e marrin prindërit. Prandaj, para se të pyesim se cili është ekipi më i fortë, le të pyesim edhe fëmijën se ku ndihet më i lumtur.
Sepse në fund të fundit, futbolli nuk është vetëm për të formuar lojtarë më të mirë.
Është për të rritur njerëz më të mirë.
❤️ Fëmijëria nuk kthehet më.
Le ta bëjmë të bukur.
17/05/2026
Lojëra dhe argëtim në seancën stërvitore të vajzave! 🎯🔥
Një atmosferë plot energji, bashkëpunim dhe buzëqeshje, ku sporti dhe argëtimi ecin së bashku. 💫👏
15/05/2026
Familja është vendi ku fillon edukimi, mbështetja dhe besimi tek e ardhmja.
Në çdo hap të një fëmije, qëndron forca e një familjeje që e udhëheq.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes!
01/05/2026
🇦🇱
Pas çdo ëndrre të ndërtuar, qëndron puna e dikujt.
Sot nderojmë çdo punëtor, çdo përpjekje dhe çdo sakrificë që ndërton të ardhmen.
Gëzuar 1 Majin. 💚
🇬🇧
Behind every dream built, there is someone’s hard work.
Today we honor every worker, every effort, and every sacrifice that shapes the future.
Happy May 1st. 💚
SkillsForLife YouthEmpowerment CommunityImpact Cerrik Albania 💚
23/04/2026
Amelja Zeneli dhe Enxhi Xhyra vazhdojnë të jenë një shembull frymëzimi, duke përfaqësuar me dinjitet ekipin tonë në Kombëtaren e vajzave U-14. Rruga e tyre është dëshmi e përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe besimit tek vetja. Amelja në sezonin e saj të tretë me Skills, dhe Enxhi në të dytin, duke u rritur çdo ditë si sportiste dhe si individë.
Ky sukses nuk është rastësi. Ai vjen si rezultat i një pune të strukturuar dhe një mjedisi që mbështet zhvillimin e vajzave, falë edhe angazhimit të trajnerëve Ervis Kasa dhe Alket Petriti, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë në fuqizimin social dhe sportiv të tyre.
Sepse për ne, futbolli është më shumë se lojë, është mjet për të ndërtuar besim, karakter dhe mundësi për vajzat që duan të ecin përpara. 🖊⚽
Federata Shqiptare e Futbollit Futbolli i Femrave Shoqata Rajonale Futbollit Elbasan
🌼 🎉
9 Mars 2017 – 9 Mars 2026
Më 9 mars 2017 lindi Skills – Qendra për Edukim dhe Sport në qytetin e Cërrikut. Filloi thjesht: me 10 djem të vegjël, 6–7–8 vjeç, një top dhe një besim të madh se sporti mund të jetë më shumë se një lojë. Mund të jetë një rrugë për të rritur fëmijë të fortë, të disiplinuar dhe të bashkuar.
Sot, pas 9 vitesh, rrugëtimi vazhdon. 9 marsi na gjeti në një ndeshje kampionati në Peqin në ndeshjen Shkumbini - Turbina, mes miqsh të mirë dhe partnerësh të rëndësishëm që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Nga një grup i vogël fëmijësh, Skills është rritur në një komunitet që fuqizon dhe përmirëson jetën e fëmijëve dhe të rinjve të Cërrikut përmes sportit, edukimit dhe bashkëpunimit me Bashkia Cerrik - Faqja Zyrtare dhe K.F Turbina Cerrik .
Ky udhëtim na ka mësuar se gjërat e mëdha nuk fillojnë gjithmonë me shumë mjete, por me besim, durim dhe punë të përditshme. Dhe kur fëmijët rriten bashkë me ëndrrën, atëherë një fushë futbolli bëhet një shkollë jete.
9 vite rrugëtim.
Shumë hapa përpara.
Dhe historia më e bukur sapo ka filluar. ⚽
Cerrik Bashkia
07/03/2026
Sot, në 7 Mars, Ditën e Mësuesit, shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për të gjithë mësuesit që çdo ditë kontribuojnë në formimin dhe edukimin e brezave të rinj. Me përkushtim, durim dhe pasion, ata mbjellin dijen dhe vlerat që ndërtojnë të ardhmen e shoqërisë.
Qendra për Edukim dhe Sport Skills falënderon çdo mësues për rolin e pazëvendësueshëm që ka në zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve.
Ju urojmë shëndet, suksese dhe sa më shumë gëzim në këtë mision fisnik.
Gëzuar 7 Marsin! 📚🌟
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Lagjia Nr. 1, Rr. "Rinia", Cerrik
Cërrik
3007
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |
| Saturday | 09:00 - 17:00 |
| Sunday | 09:00 - 17:00 |