Shoqata Sportive Golloborda
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Sportive Golloborda, Sports Team, Ostren i madh, Dibra.
18/05/2026
Kupa e Mundjes Trdicionale Golloborde !
Publikuar edhe nga “Traditional Sports“
Organizta Botrore e Sporteve Tradicionale !
17/05/2026
🏆 FALËNDERIM 🏆
Në emër të Shoqatës Sportive “Golloborda”, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për të gjithë sportdashësit, pjesëmarrësit, miqtë, të ftuarit, sponsorët dhe dashamirësit e traditës që u bënë pjesë e Kupës së Mundjes Tradicionale të Gollobordës 2026.
Ky aktivitet shënoi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe vende të Europës, duke krijuar një atmosferë madhështore dhe një masivitet të paparë më parë, që tregoi edhe një herë se tradita e mundjes në Gollobordë jeton dhe vazhdon të bashkojë breza.
Falë jush, fusha e gjelbër e Ostrenit u kthye në një festë të vërtetë të sportit, traditës, kulturës dhe krenarisë gollobordase.
🥇 Fituesit sipas kategorive:
Fëmijët / Parashkollorët – U15
🥇 Vendi I – Leon Halilaj (Lladomenicë)
🥈 Vendi II – Emilian Mijo (Ostren i Madh)
🥉 Vendi III – Omer Lici (Radovesh)
💪 Të Rinjtë – U20
🥇 Vendi I – Ibrahim Sula (Tiranë)
🥈 Vendi II – Anduel Markaj (Tiranë)
🥉 Vendi III – Adriatik Berisha (Prizren, Kosovë)
🏆 Të Rriturit
🥇 Vendi I – (Dash*t) Paris Karepi (Tiranë)
🥈 Vendi II – Lulzim Hajdari (Kojavec)
🥉 Vendi III – Uvejs Fejzullahu (Shkup)Maqedonia e Veriut)
👏 Urime të gjithë fituesve, por njëkohësisht edhe çdo sportisti që hyri në fushë me shpirt gare, respekt dhe dinjitet. Për ne, fitues janë të gjithë ata që mbajnë gjallë këtë traditë të vyer.
🙏 Një falënderim tepër i veçantë shkon për sponsorët dhe mbështetësit, pa ndihmën e të cilëve organizimi i këtij aktiviteti do të ishte shumë i vështirë, ndoshta edhe i pamundur. Kontributi juaj ishte një shtyllë e rëndësishme në realizimin e kësaj feste sportive dhe kulturore.
Falënderim për Bashkinë Bulqizë, institucionet mbështetëse, Federatën Shqiptare të Mundjes, organizatorët, vullnetarët, mediat dhe çdo person që kontribuoi.
Shoqata Sportive “Golloborda”
💚 Traditë • Forcë • Nder 🏆
🏆 PROGRAMI
“KUPA E MUNDJES TRADICIONALE TË GOLLOBORDËS”
📅 17 Maj 2026 (E Diel)
🕙 Ora 10:00
📍 Ostren, Bulqizë
Nën kujdesin e Shoqatës Sportive “Golloborda”
Bashkisë Bulqizë dhe Federatës Shqiptare të Mundjes.
Me pjesëmarrjen e mundësve të krahinës së Gollobordës, ekipeve Shqiptare🇦🇱 dhe të ftuarve nga:
🇽🇰 Kosova | 🇲🇰 Maqedonia | 🇧🇬 Bullgaria
I. CEREMONIA E HAPJES
🕙 Ora 10:00 – Hapja e aktivitetit në qendër të Ostrenit
Ceremonia festive do të nisë me:
💃 Valle tradicionale nga vajzat e Shkollës “Elez Koci”, të veshura me kostume tradicionale të Gollobordës.
🎤 E ftuar speciale: këngëtarja e njohur Dibrane
Vera Laçi
🥁 Atmosferë festive me Djemtë e Kodrës, lodra, daulle dhe cyrla tradicionale.
Fjalët përshëndetëse:
* Fjala e mirëseardhjes nga Kryetarja e Bashkisë Bulqizë,
Zonj. Festime Mjeshtri
* Përshëndetje nga Shoqata Sportive “Golloborda”
* Përshëndetje nga Federata Shqiptare e Mundjes Ministria e Arsimit
👥 Të ftuar specialë
🏅 Ceremoni nderimi me Certifikata Mirënjohjeje për:
* Ish-sportistë
* Veteranë të mundjes
* Donatorë dhe kontribues
II. TRADITA DHE KULINARIA
🍲 Prezantim i gatimeve tradicionale të përgatitura nga duararta gollobordase, të veshura me kostume tradicionale të zonës së Gollobordës.
III. REGJISTRIMI DHE ORGANIZIMI I GARAVE
🕚 Ora 11:00
Fillon regjistrimi i sportistëve për pjesëmarrje në:
Kupën e Mundjes Tradicionale të Gollobordës
Garat do të zhvillohen në fushën e gjelbër në qendër të Ostrenit
📝 Regjistrimi i konkuruesve
(me certifikatë ose pasaportë -ID )
11:00 – 11:30
🎯 Ndarja sipas brezave dhe shorti nga gjyqtarët:
🎶 Muzikë dhe këngë popullore tradicionale me daulle dhe cyrla.
IV. GARAT E MUNDJES
🥇 Brezi i Parë – Nxënësit deri në 15 vjeç (U-15)
🕛 Ora 11:30 -12:30
Çmime për fituesit
🏆Kupe-medalje +
Certificate
Bluze
🥈 Brezi i Dytë
– Të rinjtë deri në 20 vjeç (U-20)
🕑 Ora 12:30-13:30
Çmimet:
🏆 Kupë-Medalje
👕 Bluzë
📜 Certifikatë
🥇 Brezi i Tretë
– Të rriturit dhe finalistët e të rinjve
🕒 Ora 113:30-14:30
🏆 Shpallja e fituesit të Kupës së Mundjes Tradicionale të Gollobordës
🐏 Dhënia simbolike e Dash*t të Kampionit
Çmimet:
🏆 Kupa + medalje+Cmim Monetar €
📜 Certifikatë
👕 Bluzë sportive
V. CEREMONIA E ÇMIMEVE
🏅 Të ftuarit e nderit dhe sponsorët ndajnë medaljet, kupat dhe vlerësimet.
📸 Foto kujtim dhe intervista me fituesit
16/05/2026
🏔️🥁 GOLLOBORDA JU PRET! 🤼♂️🏆
Nesër Ostreni hap dyert për një ditë të veçantë tradite, sporti dhe emocionesh, aty ku do të bashkohen breza, miq dhe dashamirës të Mundjes Tadicionale (Pelivana)🤼♀️
🏆 KUPA E MUNDJES TRADICIONALE GOLLOBORDA 2026 🏆
📍 Ostren – Gollobordë
🕙 Ora 10:00
Vetëm rreth 1 orë e 10 minuta larg Tiranës, një udhëtim i shkurtër për të përjetuar një atmosferë të rrallë me traditë, mikpritje dhe festë popullore.
Ju presin:
🥁 Tupana dhe cyrla nga Grupi Kodra
🤼♂️ Garat tradicionale të mundjes
🏆 Trofe dhe vlerësime 🏆
Ftojmë Gollobordën, Dibrën, Tiranën dhe mbarë dashamirësit e sportit e traditës shqiptare të bëhen pjesë e kësaj dite të bukur.
Nesër, ejani të kalojmë një ditë ndryshe – mes traditës, krenarisë dhe njerëzve tanë te Gollobordes ! ❤️
12/05/2026
🏆 Kupa e Mundjes Tradicionale “Gollobordë”
📅 17 Maj 2026
📍 Ostren
Traditë, sport dhe miqësi që bashkon vendet e Ballkanit 🤝🇦🇱
05/05/2026
👉Legjenda e mundjes Gollobordase Fiqiri Rama 🤼♀️ 💪
Fiqiri RAMA
Është lindur në Radovesh (1 janar 1954). Sportin burrëror e të bukur të mundjes e ka filluar që në moshën 12 vjeçare në mjedise dasmash, ku shpërblehej edhe me çmime të mira dhe merrte duartrokitjet e publikut. Është aktivizuar për herë të parë me ekipin e të rriturve të mundjes së "Korabit" (1970). Mbas dy muajsh, në kampionatin e Korçës, doli nënkampion i vendit dhe në të gjithë periudhën e mëvoshme ka marrë vetëm çmime të para dhe kupa.
Gjatë shërbimit ushtarak (1972-74) ka përfaqësuar ekipin e "Partizanit" dhe ekipin e "Përparimit" të Kukësit (1974-1976). Për rezultate të larta më 20.11.1995 i jepet titulli "Mjeshtër Sporti" dhe për 18 vjet është kampion i vendit në sportin e mundjes. Fiqiriu është pjesëmarrës në shumë veprimtari ndërkombëtare të mundjes që nga Shkupi i Maqedonisë e deri në Stamboll të Turqisë, ku ka dalë edhe kampion i Evropës. Që nga viti 1995 është trajner i mundjes së lirë të ekipit të "Korabit".
Falë përkushtimit të madh të tij ekipi i Mundjes së "Korabit" ka arritur majat më të larta dhe ka sjellë në Dibër dhjetëra e dhjetëra tituj kampionësh. Trajner Fiqiriu e ka mbajtur gjallë këtë sport dhe këtë ekip sportiv të Dibrës. Ka fituar edhe titullin "Nderi i Sportit Shqiptar".
Shënim: Ky material është pronësi e Fatos Daci, trajtuar në librin "Personalitetet e Dibrës", vëllimi 3.
17 Maj 2026, Ora 10.00, e diel. Ostren i Madh,
🏆🤼♀️ Kupa e Mundjes Tradicionale Golloborde 💪💪
Mos mungo 😉!!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Ostren I Madh
Dibra