A.N.I pigeon

A.N.I pigeon

Share

sporte me kafshe, shpende..etj LABORATOR EKSPERIMENTESH.. Sporte me kafsh, shpend.. FERM KAFHESH, SHPENDESH..

Photos from A.N.I pigeon's post 07/06/2017

PËLLUMBAT "BALLI"

Këtë racë e gjejmë me dy lloj konstruktesh: me trup të vogël dhe me trup mesatar.

Llojet sipas ngjyrave:

1. Të bardhë, qafëkuq dhe buzë të kuqe

2. Të bardhë, pendëkuq dhe gushëkuq me refleks, me të dy ose njërin krah të bardhë

Preferohen ballitë që në mes të gjoksit të bardhë kanë një pullë të kuqe ose damkë, siç e quajnë amatorët.

3. Të bardhë fare që në gjuhen popullore quhen "rroç".

Të tre këto lloje janë me prerje të ndryshme, por me të njejtin gjak. Bishti i bardhë ose me rrathë ngjyrë kafe. Koka tek meshkujt e rrumbullakët, ndërsa tek femrat më e hollë.

Sytë:
Ka individë që i kanë të dy sytë të bardhë. Disa të tjerë i kanë sytë të ndryshëm; një të bardhë dhe një të zi. Por ka edhe individë që sytë i kanë dy ngjyrësh: pra syri ndahet në dy gjysmëhëna, njera e bardhë, tjetra e zezë. Këta të fundit nga amatorët quhen "sy çakërr".

Këmbët:
Këmbë të shkurtra, pa push, me ngjyrë të kuqe, thonjtë e bardhë.

Vetitë:
Janë shumë të ndjeshëm, nuk e durojnë lagështirën, me temperament, shumë azganë, këndojnë shumë, por me tingull jo shumë të fortë. Përplasin fort krahët kur hidhen nga një shkop i kafazit tek tjetri, në tokë kur i largohet femra, por jo në ajër gjatë fluturimit. Kanë fluturim të lehtë dhe janë mjaft rezistentë; rrinë në ajër 10,12 orë madje deri 24 orë, në lartësi të mëdha ,fluturojnë të ndarë nga njëri tjetri, shkëmbehen në ajër duke formuar figura gjeometrike .Nuk largohen nga territorri i tyre ,ulen duke bërë rrathë, nuk bëjnë salto gjatë uljes.Ballitë që bien me salto,nuk janë me gjak të pastër pra të përzier. Kur është kohë e nxehtë dhe pëllumbat ulen të djersitur, ena e ujit hiqet e vihet më pas kur ata qetësohen.

Këtë lloj rrace amatorët e mbajnë të mbyllur në kafaz (volera) ose me krahë të prera sepse ky lloj është mjaft i kërcënuar nga shpendët grabitqarë, në vençanti nga krahëthati.Por e mbajtur mbyllur ndikon negativisht në periudhën e inkubacjonit,vezët ka raste që nuk çelin ,dalin me lëvore të butë nga mungesa e kalçiumit ,ose zogu nuk ka forcë të çajë lëvoren por edhe kur çelin janë të pafuqishëm .Kjo lloj race është delikate dhe nuk shtohet shumë ,prandaj çmimi i tyre në treg është mjaft i lartë .

Amatorët përdorin një metodë që iu ka dhënë rrezultat:vezët e tyre jua shtrojnë pëllumbave të zakonshëm që janë shumë të fuqishëm dhe shumë të kujdesshëm .

Origjina dhe përhapja:
Pëllumbat balli kanë prejardhjen nga vendet arabe(Jemeni). U sollën prej andej nga tregtarët e duhanit, një fis nga qyteti i Elbasanit me mbiemrin Duhanxhiu rreth viteve 1840-1850. Më vonë nga amatorët më të përmendur për kultivimin e kësaj race ishte Cen Doraci nga Elbasani në vitet 1926 e më pas.

Zonat kryesore të përhapjes të kësaj lloj race janë : Elbasani, Tirana dhe fieri

07/05/2017

njerezit dy kembesh u marshin te keqen ketyre
shiko sa kafsh te dashura

04/04/2017
03/04/2017
26/03/2017

bravo

23/03/2017
23/03/2017

;)

23/03/2017
Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Fier?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Fier