24/09/2012
Justiniani I i Madh
Justiniani ishte nip i Justinit të I dhe lindi në Bedriana në Dardani. Vendit të cilin e rriti aiia shpërbleu si asnjë perandor Ilir më përpara. Kështu, ndërtoi qytetin e tij të lindjes dhe errethoi me mure të larta me qëllim që të mos prekej nga dyndjet barbare. Me shpenzimet eveta ndërtoi një ujësjellës madhështor në qytet që të kishte ujë në të gjitha stinët. Përatdheun nga vinte ndërtoi 157 kështjella që nga Danubi në Epir me qëllim që të sigurontekëto
territore nga dyndjet e popullsive të ndryshme që kishin filluar prej shekujsh. Ështëmeritë e tij që një pjesë e madhe e territorit shqiptar shpëtoi nga dyndjet sllave. Justiniani u martua me Teodorën, një femër e shthurur që kishte nisur jetën si artiste, porqë kur njohu Justinianin, ktheu rrugë, pasi u dashurua me të dhe filloi t’i përkushtohejperandorit dhe Zotit. Gruaja ishte partneria e tij në politikë, dhe një nga këshilltaret më tëzonja që do ta shpëtonte atë në disa raste, madje edhe kur rrezikoi fronin.Ëndrra e Justinianit në politikën e jashtme ishte që të ribënte edhe njëherë PerandorinëRomake, dhe kësaj ëndrre i dedikoi pjesën më të madhe të jetës së tij. Ai kishte disakomandantë të zotë si Belisari dhe Naseri të cilët ndërmorën fushata ushtarake për tëpushtuar territoret që kishte projektuar Justiniani. Kështu brenda një kohe të shkurtër aipushtoi mbretërine vandalëve në Afrikën veriore, Siçilinë, Napolin, Ravenën. Në Italiluftoi kundër ostrogotëve dhe kapi mbretin e tyre rob, ashtu si edhe mbretin e vandalëve.Pushtoi pjesën jug-lindore të gadishullit Iberik duke shkatërruar dhe aty mbretërinëgjermane. Por ndërkohë që ai ndërmerte fushata ushtarake në perëndim, barbarët sllavëpo shkelnin tokat më të mira të perandorisë ato të Ilirisë, dhe pasi bënë një shekull fushatagrabitëse tashmë, donin që të vendoseshin në këtë vend patjetër.Ai nuk i pranoi t’i vendoste në Iliri, por në shekullin e VII perandori Herakël i vendosisllavët në territoret ilire, në Kroaci dhe Slloveninë e sotme, pasi fiset me origjinë turke tëquajtura bullgare, kishin hyrë në pjesën lindore të Ilirisë me forcë, më vonë erdhën edheserbët që u vendosën në Danub në veri të Dardanisë. Enciklopedia Ruse e vitit 1954pasqyron kufijtë e mbretërisë së Serbisë në fillim të shekullit të XIX, të cilat shtriheshin nëveri të Nish*t vetëm në Beogradin e sotëm dhe po aty pasqyrohet zgjerimi i Serbisë nëkurriz të tokave etnike shqiptare. Nga njerëz që mezi nxirrnin kokën nga pylli,dalëngadalë sllavët u bënë zotër të pjesës më të madhe të Ilirisë duke e futur vendin në njëperiudhë errësire mesjetare dhe varfërie. Justiniani, për të mos pasur probleme me perandorinë p***e, nënshkroi me të njëmarrëveshje paqeje për 50 vjet. Në vitin 532, ai shtypi kryengritjen e Nikes, që ishte njëluftë midis të kaltërve e të gjelbërve për çështje fetare, që lidheshin me pikëpamjet qëkishte njëra palë për Zotin dhe tjetra. Justiniani, nuk mbajti nga asnjëra palë, gjë që e çoi nëkonflikt me të dyja palët, të cilat u bashkuan kundër tij. Ata shpallën perandor një ilirtjetër, nipin e Anastasit, dhe Justiniani u bë gati të largohej nga froni, por nuk e la Teodoradhe kështu me ushtri e diplomaci arriti ta shtypë rebelimin, dhe të forcojë pushtetin e vet.Ai ndaloi sh*tblerjen e posteve në administratë, dhe kreu një reformë administrative që ecentralizonte pushtetin dhe e vinte nën kontrollin e tij. Në provinca ndau pushtetin civilnga ai ushtarak me qëllim që administratorët e tyre të mos kishin në dorë gjithçka dhe të bëheshin konkurentë për fronin perandorak me forcën e armëve. Rriti tregtinë duke hapurnjë rrugë të re për në Kinë që shmangte territoret e perandorisë p***e, madje ai dërgoiagjentë në Kinë, të cilët e vodhën krimin e mëndafsh*t, pasi kinezët nuk ua jepnin, dhengriti një industri të madhe mëndafshi në Konstandinopojë dhe qytete të tjera. Justianini ishte iniciatori i një kodifikimi të madh të së drejtës romake duke parë se ajo nukpo i përshtatej më marrëdhënieve të reja që ishin krijuar. Në fakt, e drejta romake ishte njëe drejtë skllavopronare, por në kushtet e krishterimit skllevërit po liroheshin dhe filloi njëlloj i ri skllavërimi që quhej kolonat e më pas feudalizëm. Kështu kur marrëdhënietekonomike kishin ndryshuar, duhej ndryshuar dhe ligji që rregullonte këto marrëdhënie.Në fakt, ishin bërë shumë ligje sepse çdo perandor nxirrte urdhëresat e tij, duke e bërëdrejtësinë shumë konfuze, kështu që lindte nevoja e kryerjes së një seleksionimi të sëdrejtës për ta bërë atë sa më praktike. Për këtë ai ngarkoi një grup juristësh, të cilëtkodifikuan të drejtën duke nxjerrë Corpus Juris Civilis, pra kodin e së drejtës civile. Pas njëpune trivjeçare u bë një përmbledhje e çështjeve të së drejtës romake e quajtur Diageste, qëishte një përmbledhje e shkrimeve të juristëve të vjetër romakë. Për ta studiuar studentëtkëtë të drejtë në shkollë u krijuan Institucionet. Ligjet që nxori vetë Justiniani gjatëqeverisjes së tij u quajtën Novela dhe ishin të vetmet në gjuhën greke. Kështu e drejtaSkllavopronare iu përshtat një shoqërire të re. Ky kodifikim u ndikua nga idetë e reja të barazisë para ligjit, megjithatë kjo e drejtë i shërbente klasës së lartë, dhe perandori kishtenjë pushtet të pakufizuar mbi shtetin dhe shtetasit e tij pra ai ishte mbi çdo gjë. Kjo do tëishte dhe filozofia e mbretërve feudalë të mëvonshëm.Ai ishte armik i paganizmit grek, dhe në vitin 529 mbylli Akademinë e Athinës kupredikohej akoma feja pagane. Në fakt, me grekët, perandorët e Bizantit janë sjellë shumëkeq, sepse ata qenë popullsia e fundit e perandorisë që u kristianizuan ngaqë kishin pasurnjë traditë të fortë pagane dhe një numër të madh perëndish që s’ishte e lehtë t’i shkuljenga mendjet e njerëzve. Ai e mbrojti kishën e krishterë dhe i dhuroi prona të shumta.Ndërtoi kisha e manastire, ku mbi të gjitha dallonte kisha e Shën Sofisë nëKonstandinopol, një vepër arti e klasit të parë që u kthye në xhami, e sot është muze. Kjokishë apo xhami është ndërtuar në kodër në një sipërfaqe të madhe përballë detit, dheqëndron edhe sot madhështore si përpara 1400 vjetësh.Edhe pse kisha kishte Patriarkanën, ai qëndronte në krye të saj duke marrë pjesë në çdokonsil dhe kështu lidhi pushtetin fetar me atë civil. Ai ishte autoriteti më i lartë i kishës sëlindjes, dhe as para tij dhe as më pas nuk pati perandorë që ndikuan aq shumë te kisha. Qëta kishte mirë me Papatin ai duhet të dënonte të gjithë kundërshtarët fetarë të tij, që ishinrrymat fetare të lindjes, të cilat kundërshtonin doktrinën zyrtare të kishës si epambështetur në Bibël, pra që mbështetej në fjalët e njerëzve të shenjtë, dhe jo në fjalët eZotit. Megjithë masat që mori, ai kurrë nuk i mposhti dot këto rryma. Duke qenë se nuk iadilte dot as me papën dhe as me rebelët fetarë në perandori, e mbante mirë herë me njërënpalë e herë me tjetrën duke i kërcënuar kur ishte e nevojshme. Periudha e qeverisjes së Justinianit ishte periudha e fundit e lavdishme e Perandorisë Romake, se pas tij do tëfillonte një periudhë e re në historinë e perandorisë.
Ai ishte një nga perandorët më të mëdhenjtë Bizantit, sepse i dha perandorisë edhe njëherë, për herë të fundit, territoret e perëndimit deri nëSpanjë. Justiniani ishte iniciatori i kodifikimit të së drejtës romake, që sot është baza e kodeve civile esistemit civil low në Europë dhe kudo në botë.