mat
KLUBI Sportiv I Shahut
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KLUBI Sportiv I Shahut, Sport & recreation, adress pa fund, Gjirokastër.
ok
Shah
09/04/2015
04/06/2014
Ky shkrim merr shkas nga një lexim i bërë në faqen e kulturës së gazetës “Tema” të datës 30 gusht, duke mos patur kohë të mjaftueshëm për t’iu përgjigjur të nesërmen këtij dezinformimi kulturor, po e bëjmë sot. Është pak vonë por më mirë vonë kurrë, edhe në kushte kur politika, nuk ofron shumë më mirë.
Edhe pse duhet thënë se është faqja më interesante e asaj fletoreje politiko-ekonomike, mbi historinë e shahut e patën këtë shkarje. Për ditën që po flasim, faqja kulturore kishte shumë pak gjëra interesante, për të mos thënë të kundërtën. Së pari bëri përshtypje ndërlidhja e shumë tezave e historive mbi shahun në një faqe gazete, sidomos kur historia e saj tashmë dihet se është kjo që po transkriptojmë më poshtë.
Hyrje: pak a shumë dimë se Shahu është lojë me prejardhje nga vendet e Lindjes, që luhet ndërmjet dy vetave në një dërrasë të ndarë në gjashtëdhjetekatër katrorë të vegjël dhe me tridhjetedy figura (gjashtëmbëdhjetë të bardha e gjashtëmbëdhjetë të zeza), të cilat kanë vlera të ndryshme dhe vendosen e lëvizin sipas disa rregullash të caktuara në fushën e lojës.
Shah Mat:
Loja e shahut është një lojë shumë fisnike edhe për nga origjina e saj, sipas historianëve, ka rrënjë mbretërore. Tregon dijetari i lashtë pers Firdusi në “Librin e Mbretërve”: “Historia e lojës së shahut vjen nga India, ku janë dy vëllezër, bij të një monarku shumë të madh, që mbas vdekjes së këtij të fundit kërkuan që të dy të merrnin fronin. Kuptohet vetiu se nisi një luftë vllavrasëse, me dy ushtri të mëdha, por nëna e tyre, duke mos i ndaluar dot të ndesheshin, u lidhi besën të dy vëllezërve me premtimin se nuk do t’i lyenin duart me gjakun e njëri-tjetrit.
Pasi bënë premtimin dhe dolën në luftë si kundërshtarë, njëri prej dy vëllezërve arriti ta rrethonte tjetrin (Firdusi i thotë me emra e gjeografi) në një copë t**e me shpatulla nga deti, pasi, në përfundim të një sërë dyluftimesh i ranë të gjithë mbrojtësit një nga një, duke e vënë princin në vështirësi. Ky i fundit, i izoluar dhe në pamundësi për të lëvizur – pra i zënë ngushtë – vdes nga urrejtja dhe pamundësia.
Me hapjen e lajmit, nëna e veshur me të zeza, me brengë në zemër e mallkon fitimtarin se nuk ia mbajti besën dhe premtimin. Ky i fundit, i pikëlluar dhe i këshilluar edhe nga mësuesi i tij, mendon t’ia thotë se si shkuan gjërat. Për të arritur këtë gjë, ai ndërton një dërrasë me kuadrate me numër të barabartë figurash në dru e në fildish që tregojnë specialitetet që kishin trupat në betejë. Afërmendsh, duke i vënë figurat në fushën me kuadrate të kundërvëna, Ai, me ndihmën e këshilltarëve të vet, riprodhon lëvizjet që ishin kryer në fushën e betejës, deri në momentin që kundërshtari, pra i vëllai, i privuar nga forcat mbrojtëse, ishte në vendin ku nuk mund të lëvizte: shâh mat “mbreti vdiq”.
Loja nga Lumi Gang në Persi:
Kështu lindi loja në bregun e të shenjtit Gang. Por historia nuk mbaron këtu. Shekuj më vonë, një monark indian, me dëshirën e madhe për të treguar epërsinë e indianëve, fabrikon një skakierë të shkëlqyer me figura rubini dhe në smeralde duke ia dërguar, bashkë më një karvan dhuratash të shtrenjta, mbretit të Persisë, i cili ishte atëherë i famshmi Cosroe, me shpirtin e pavdekshëm: bashkë me dhuratën dërgon edhe një letër-kërkesë, në të cilën sfidon kolegun të zgjidhë krijimet e lojës së popullit të tij ose të paguante një taksë të majme.
Natyrisht një nga dijetarët e oborrit mbretëror e gjen zgjidhjen e kërkuar. Në këtë mënyrë ishte një blerje e kulturës persiane dhe prej aty, nëpërmjet arabëve, në kulturën perëndimore, ku sot bën pjesë si një ndër aksesorët më të dashur.
Loja, e cila ka ardhur nga një emigrim i gjatë e i lodhshëm, format e gurëve të shahut bashkë me nominimet kanë ndryshuar, edhe pse fusha me kuadrate nuk ka ndryshuar shumë: ai që në fillim ishte një elefant, e destinuar të paraqiste trupat që kishin në udhëheqje të tilla kafshë, në lojën oksidentale është bërë alfier (fili:shqip), për një adaptim fonik të pers-arabishtes al-fîl “elefant”; ajo që në fillim ishte një karrocë lufte e përfaqësonte simbolikisht trupat mbi karroca, është bërë “torra”; tenda e komandës, që përfaqësonte komandantin e përgjithshëm, është bërë mbretëresha, pa asnjë moment absurdi mbretëresha lëviz para-mbrapa, në mbrojtje të bashkëshortit: transformimi është bërë nga përafërsia fonetike midis Persisht-Arabisht ferzîn dhe latinishtes virgo apo frëngjishtes vièrge; një virgo afër mbretit nuk mund të jetë tjetër veçse një “mbretëreshë”.
Fund: Këto janë ngjarjet, nga një anë legjendare, nga një anë historike, prej të cilave loja merr shkas. Por lojtari që rri mendueshëm sipër saj, duke bërë strategji të panumërta, nuk di gjë për këtë histori; dhe injoranca nuk është se e dëmton në lojë, sikurse edhe njohja e origjinës nuk do ta favorizonte. Është provë e kësaj situate ky që po shkruan, edhe pse me një lodhje filologjike mbi tekstin pahlavik ka arritur të rindërtojë nomenklaturën origjinale të lojës, që këtu sipër është bërë, ka ngelur një shahist mediokër.
04/06/2014
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Adress Pa Fund
Gjirokastër
16446