26/05/2026
Sheshi i Place de Catalogne në lagjen e 14 ne Paris dikur ishte një rreth i madh i mbuluar me asfalt dhe trafik.
Sot është kthyer në një hapësirë të gjelbër me 470 pemë dhe mbi 4.000 metra katrorë pyll urban.
Ai sjell hije, më shumë jetë për natyrën dhe ajër më të freskët në qytet.
Është shembull si qytetet mund të ndryshojnë thjesht duke zëvendësuar asfaltin me gjelbërim.
26/05/2026
ÇDO DITË VIKTIMA NË RRUGË. FËMIJË, TË MOSHUAR, LËNE NGA SHTETI NË MËSHIRË
Një fëmijë humbi jetën sot në rrugë. dhe ne nuk mund ta trajtojmë si “lajm” të radhës.
Sot një 7-vjeçar u aksidentua për vdekje në një aks rrugor. Një jetë që sapo kishte filluar. Një familje e shkatërruar. Një komunitet i tronditur.
Por kjo nuk është vetëm tragjedi e një momenti.
Kjo është pasojë e një sistemi ku:
- Ku femijeve ju shkelet e drejta per sigurine e jetes dhe detyrohen te ecin pa asnje mbrojtje ne rruge
- Ku rrugët kalojnë mes jetës së njerëzve, mes lagjeve me femije, para shkollave, kopshteve ku ata levizin cdo dite
- Ku femijet nuk kane hapesira te sigurta as per te ecur , as per te luajtur, as per nje jete normale.
- Ku shpejtësia nuk kontrollohet realisht ne asnje rruge, ne asnje rrugice.
- Ku siguria e këmbësorëve është e fundit
- Ku fëmijët janë më të pambrojturit në hapësirën publike
Dhe më e rëndë se vetë ngjarja është fakti që nuk është e para.
Kur tragjeditë përsëriten, nuk kemi më të bëjmë vetëm me “aksidente”.
Kemi të bëjmë me mungesë përgjegjësie publike. Mungese veprimesh qe garantojne sigurine e femijeve. Mungese reagimi qytetar e trishte.
Sot nuk mjafton dhimbja. Duhet veprim:
- Kontroll i menjëhershëm i sigurisë në cdo shkolle , ne cdo lagje, ne cdo aks dhe të gjitha zonat e ngjashme
- Kufizim real i shpejtësisë ne zonat e banuara, para shkollave, kopshteve, jo vetëm tabela
- Veprime konkrete për mbrojtjen e femijeve, e këmbësorëve, e jetes
- Vendosje e sigurisë së fëmijëve si prioritet absolut
Një qytet, një shtet, një shoqëri matet me sa të sigurt janë fëmijët kur dalin në rrugë.
Sot ne kemi dështuar në këtë provë.
26/05/2026
Siguria e fëmijëve, mosreagimi qytetar na bën bashkëfajtorë.
Brenda një muaji kanë vdekur 6 njerëz: 3 fëmijë, 2 të moshuar me biçikletë dhe 1 këmbësor në rrugë. Çdo javë po ndodh një aksident fatal, ndërsa dhjetëra të tjerë, pa viktima, as nuk raportohen në media.
Sa bashkëfajtorë jemi për mungesën e sigurisë së fëmijëve dhe për shkeljen e të drejtave të tyre, mund ta kuptojmë vetë nga heshtja jonë kolektive:
-kur ecim me fëmijët në rrugë,
-kur shohim një nënë që mezi fut karrocën e fëmijës në hyrjen e pallatit,
-kur shohim motorë mbi ato pak metra trotuar,
-kur shohim rrugë pranë shkollave pa trotuare,
ose më keq akoma, të pushtuara nga parada makinash.
Shumë vende kanë ndryshuar tërësisht mendësinë dhe infrastrukturën e lëvizshmërisë, jo sepse institucionet ishin më të përgjegjshme, por sepse reaguan qytetarët, nënat, baballarët dhe gjyshërit. Nuk heshtën. Nuk thanë “s’kemi çfarë t’i bëjmë”. U bashkuan, marshuan, bllokuan rrugë dhe institucione vetëm që fëmijët e tyre të ishin të sigurt dhe të mos vriteshin në rrugë.
Është e kotë të presësh që institucionet tona të ndërmarrin ndryshime reale dhe të sigurojnë jetën e fëmijëve pa reagim qytetar, pa protestë qytetare dhe pa organizim të përditshëm shoqëror.
Mungesa e infrastrukturës, kaosi i lëvizshmërisë dhe mungesa e vizionit për siguri dhe transport efikas nuk do të ndryshojnë kurrë nëse vetë qytetarët nuk bëhen të parët në këtë betejë: për fëmijët, për jetën, për lëvizjen pa vdekje.
Institucionet tona flasin për integrim, për arritje në betonizim dhe për projekte gjigante, por për një detaj kaq të rëndësishëm sa ecja e sigurt e fëmijëve, heshtje. Për transport publik që do të ulte vrasjet në rrugë, për hekurudha që do të reduktonin varësinë nga makinat dhe vdekjet, asgjë. Ndërkohë organizohen panaire makinash dhe fshihen kur mungesa e vizionit vret fëmijë.
Qytetaria është përgjegjësi. Nëse dorëzohemi, bëhemi bashkëfajtorë në çdo vrasje të paralajmëruar.
26/05/2026
Sa jetë duhet të rrezikohen që të kuptojmë se kjo nuk është “normalitet”?
Si ka ndodhur që rreziku në hapësirën publike është bërë pjesë e përditshmërisë?
Që nënat me karroca, fëmijët, të moshuarit dhe biçiklistët të jenë të detyruar të sfidojnë jetën çdo ditë vetëm për të kaluar nga një pikë në tjetrën në qytet?
– një nënë me karrocë që zbret në rrugë sepse trotuari është i bllokuar
– një fëmijë që kalon mes makinave pa vija të bardhë të sigurt
– një i moshuar që ecën ngadalë dhe rrezikon nga nxitimi i trafikut
– një biçiklist që trajtohet si pengesë, jo si njeri në rrugë
Kjo eshte dhuna e normalizuar në rrugë.
Ne kemi ndërtuar një qytet ku:
- makina vlen më shumë se njeriu
- parkimi vlen më shumë se trotuari
- individualja vlen më shumë se jeta e përbashkët
Aksidentet nuk jane cdo jave. Ato janë pasojë e një sistemi dhe shoqerie që ka pranuar rrezikun e jetes si kosto normale.
Nese e quan veten qytetar, duhet te ragosh.
Te organizosh komunitetin ne lagjen tende.
Te kerkosh trotuare, siguri ku femijet te ecin.
26/05/2026
Rritja e Vetëvlerësimit dhe Vetëbesimit tek Fëmijët e Vegjël
Ndërtimi i një ndjenje pozitive për veten tek fëmijët e vegjël është një pjesë thelbësore e zhvillimit të tyre. Vetëvlerësimi dhe vetëbesimi janë themelet e një individi të lumtur, të suksesshëm dhe të qëndrueshëm përballë sfidave të jetës. Pikërisht në vitet e para të jetës krijohen bazat e mënyrës se si një fëmijë e sheh veten dhe botën përreth.
Çfarë është vetëvlerësimi tek fëmijët?
Vetëvlerësimi lidhet me mënyrën se si fëmijët e vlerësojnë veten dhe sa të vlerësuar ndihen nga të tjerët. Është ndjesia e vlerës personale që zhvillohet gradualisht me kohën dhe përvojat.
Fëmijët me vetëvlerësim të shëndetshëm priren të jenë më optimistë, përballojnë më mirë sfidat dhe janë më të gatshëm të provojnë gjëra të reja. Prandaj është shumë e rëndësishme që kjo pjesë e personalitetit të ushqehet që në moshë të vogël, për t’i ndihmuar të rriten si të rritur të balancuar dhe të sigurt në vetvete.
Roli i prindërimit pozitiv
Prindërit luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e vetëbesimit të fëmijës. Dashuria e pakushtëzuar, vlerësimi për arritjet dhe inkurajimi i përpjekjes — jo i perfeksionit — janë elementë kyç për ndërtimin e besimit tek vetja.
Prindërit dhe kujdestarët duhet të fokusohen tek pikat e forta të fëmijës, duke ofruar mbështetje dhe udhëzim, por edhe duke i lënë hapësirë gabimeve dhe të mësuarit prej tyre. Një fëmijë që kupton se gabimi është pjesë normale e rritjes, zhvillon më shumë guxim dhe siguri për të eksploruar botën.
Ndërtimi i një ambienti mbështetës
Një ambient mbështetës, si në shtëpi ashtu edhe në institucionet edukative, është thelbësor për zhvillimin e vetëvlerësimit. Kjo do të thotë krijimi i një atmosfere të sigurt, të dashur dhe pa gjykim, ku fëmijët ndihen të lirë të shprehin mendimet dhe emocionet e tyre.
Vendosja e pritshmërive reale dhe kufijve të qëndrueshëm i ndihmon fëmijët të kuptojnë aftësitë dhe kufijtë e tyre, duke ndërtuar siguri emocionale dhe stabilitet.
Fuqia e dialogut pozitiv me veten
Një mënyrë shumë efektive për të forcuar vetëbesimin është inkurajimi i fëmijëve për të përdorur “dialog pozitiv me veten”. Kjo do të thotë t’i ndihmojmë të dallojnë mendimet negative dhe t’i zëvendësojnë ato me mendime inkurajuese.
Për shembull, në vend të:
“Unë nuk e bëj dot këtë”
fëmija mund të mësojë të thotë:
“Do të përpiqem më të mirën time.”
Këto ndryshime të vogla në mënyrën e të menduarit kanë ndikim të madh në mënyrën si fëmijët e perceptojnë veten dhe aftësitë e tyre.
Marrëdhëniet e shëndetshme kanë rëndësi
Marrëdhëniet e shëndetshme me familjen, miqtë dhe edukatorët ndikojnë drejtpërdrejt në vetëvlerësimin e fëmijës. Kur fëmijët ndihen të respektuar, të dëgjuar dhe të mbështetur, ata krijojnë një ndjesi më të fortë sigurie dhe vlere personale.
Megjithatë, ndërtimi i marrëdhënieve sociale mund të jetë sfidues për shumë fëmijë. Aftësitë sociale dhe emocionale nuk zhvillohen gjithmonë natyrshëm dhe kërkojnë kohë, mbështetje dhe praktikë.
Shmangia e krahasimeve
Një nga gabimet më të zakonshme është krahasimi i fëmijëve me motrat, vëllezërit, shokët apo bashkëmoshatarët. Çdo fëmijë është unik, me ritmin, aftësitë dhe sfidat e veta.
Kur shmangim krahasimet dhe vlerësojmë individualitetin e secilit fëmijë, i ndihmojmë ata të pranojnë dhe të vlerësojnë veten për atë që janë — jo për mënyrën se si krahasohen me të tjerët.
Rëndësia e modeleve pozitive
Fëmijët mësojnë shumë duke vëzhguar të rriturit përreth tyre. Të qenit model pozitiv do të thotë të tregosh vetëbesim, qëndrueshmëri dhe një qasje pozitive ndaj sfidave.
Kur të rriturit përballen me vështirësitë me qetësi dhe optimizëm, fëmijët mësojnë se edhe ata mund të bëjnë të njëjtën gjë.
Si të zhvillojmë vetëbesimin tek fëmijët?
Ndërtimi i një ndjenje pozitive për veten tek fëmijët kërkon bashkëpunimin e prindërve, edukatorëve dhe kujdestarëve. Përmes prindërimit pozitiv, ambienteve mbështetëse dhe shmangies së krahasimeve negative, ne mund t’i ndihmojmë fëmijët të rriten si individë të sigurt, të fortë emocionalisht dhe të aftë për të përballuar sfidat e jetës.
Pyetje të shpeshta
Si mund të inkurajohet vetëvlerësimi i një fëmije?
Duke ofruar dashuri dhe mbështetje të pakushtëzuar, duke vlerësuar përpjekjen dhe arritjet, duke u fokusuar tek pikat e forta të tij dhe duke krijuar një ambient ku ndihet i respektuar dhe i dëgjuar.
Në çfarë moshe zhvillohet vetëbesimi?
Vetëbesimi fillon të zhvillohet që në foshnjëri dhe forcohet gjatë gjithë fëmijërisë. Bazat më të rëndësishme vendosen zakonisht mes moshës 2 deri në 5 vjeç, kur fëmijët fillojnë të eksplorojnë aftësitë e tyre dhe të mësojnë gjëra të reja.
Si mund të mbështetet vetëvlerësimi në shkollë?
Duke krijuar një ambient pozitiv dhe mbështetës, duke vlerësuar talentet dhe arritjet e çdo fëmije, duke dhënë feedback konstruktiv, duke inkurajuar pjesëmarrjen dhe pavarësinë, si dhe duke modeluar sjellje pozitive.