Klubi Shumësportësh Skënderbeu

Klubi Shumësportësh Skënderbeu

Share

Faqja zyrtare e Klubit Shumësportësh Skënderbeu!

30/08/2026

📝 NJOFTIM ZYRTAR | ALISJA KASO I BASHKOHET SKËNDERBEUT

Klubi Shumësportësh Skënderbeu ka kënaqësinë të njoftojë se Alisja Kaso, 17 vjeç, do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së volejbollit për femra edhe për sezonin sportiv 2026–2027.

Alisja aktivizohet në pozicionin Outside Hitter dhe është pjesë e Kombëtareve Shqiptare U-18 dhe U-20, duke përfaqësuar me përkushtim dhe talent volejbollin shqiptar.

Vazhdimësia e saj me Skënderbeun përbën një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj sportiv.

Suksese, Alisja! ❤️🤍

28/08/2026

SARA MALAJ RIKTHEHET TE SKENDERBEU 🤍❤️

Klubi Sportiv Shumesportesh Skenderbeu njofton rikthimin e Sara Malaj per sezonin 2026–2027.

21-vjecarja aktivizohet ne pozicionin Middle Blocker dhe ka 4 vite pjese e Kombetares Shqiptare, 3 vite me U-20 dhe sezonin e fundit me Kombetaren e te Rriturave.

Pas 2 sezonesh me Skenderbeun dhe nje sezoni me Tiranen, Sara rikthehet serish te Skenderbeu per te veshur fanellen bardhekuqe. ❤️🤍

Me shume eksperience dhe ambicie, Sara rikthehet gati per te dhene maksimumin ne parket. 🔥

Mire se u riktheve, Sara!
Forca Skenderbeu! 🤍❤️🇦🇱

24/08/2026

IRSA METANJ VAZHDON ME SKËNDERBEUN

Klubi Sportiv Shumësportësh Skënderbeu njofton se Irsa Metanj do të vijojë të jetë pjesë e ekipit të volejbollit për femra edhe për sezonin 2026–2027.

17-vjeçarja aktivizohet në pozicionin Outside Hitter dhe është pjesë e Kombëtares U-20 dhe asaj Senior të Shqipërisë.

Aktualisht, Irsa po stërvitet në Itali me Megabox Vallefoglia, ekip i Serisë A, ku do të qëndrojë për rreth një muaj, me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe kapitenes së Kombëtares, Era Bici.

Irsa po bën një eksperiencë shumë të rëndësishme për karrierën e saj.

Forca Skënderbe 🇦🇱
Suksese, Irsa!

23/08/2026

📝 NJOFTIM ZYRTAR | MARIO LUGAJ I BASHKOHET SKËNDERBEUT

Klubi Sportiv Shumësportësh Skënderbeu ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me volejbollistin Mario Lugaj, i cili do të jetë pjesë e ekipit të volejbollit për meshkuj për sezonin sportiv 2026–2027.

Mario aktivizohet në pozicionin Outside Hitter dhe vjen te Skënderbeu me ambicie dhe dëshirë për të dhënë kontributin e tij në objektivat e skuadrës për sezonin e ri.

Me cilësitë dhe potencialin e tij, Mario pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë dhe një pjesë e rëndësishme e projektit të Skënderbeut.

Mirë se erdhe, Mario!

22/08/2026

DESARA SHAHOLLI VAZHDON ME SKËNDERBEUN

Klubi Sportiv Shumësportësh Skënderbeu ka kënaqësinë të njoftojë se Desara Shaholli, 17 vjeç, do të vijojë të jetë pjesë e ekipit të volejbollit për femra edhe për sezonin sportiv 2026–2027.

Desara aktivizohet në pozicionin Libero dhe është pjesë e Kombëtareve Shqiptare U-18 dhe U-20, duke përfaqësuar një nga talentet e reja të volejbollit shqiptar.

Me përkushtimin, energjinë dhe cilësitë e saj, Desara do të vijojë të japë kontributin e saj në objektivat e skuadrës për sezonin e ri.

Suksese, Desara!

20/08/2026

SINDI MULLALLI VAZHDON ME SKËNDERBEUN!

Kënaqësi të njoftojmë se Sindi Mullalli, vetëm 15 vjeç, do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së Skënderbeut edhe për këtë sezon.

Sindi aktivizohet në pozicionin qendër (Middle Blocker) dhe është pjesë e Kombëtares Shqiptare U-17, duke përfaqësuar një nga talentet e reja dhe premtuese të volejbollit shqiptar.

Me talentin, përkushtimin dhe dëshirën për t’u zhvilluar çdo ditë, Sindi vijon të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë.

Suksese, Sindi! ❤️🤍

18/08/2026

🏀 SKËNDERBEU – NJË SKUADËR, NJË OBJEKTIV! 🤍❤️

Sezoni i ri nis me energji të re, forcë të re dhe ambicie të mëdha! 💪🔥

🔴 Ahmoni Weston — Guard | 180 cm
⚪ Steve Kelly — PG | 180 cm
🔴 Melvin Evans — Guard | 194 cm
⚪ Keithan Brooks — SG | 197 cm
🔴 Will Allen — Forward | 201 cm
⚪ Shainen Carter — Center | 205 cm

Gjashtë profile të reja që i bashkohen pjesës tjetër të ekipit për të krijuar një Skënderbe më konkurrues, më të fortë dhe më ambicioz! 🏀🔥

🎯 Objektivi? Të luftojmë fort në çdo ndeshje dhe ta çojmë Skënderbeun sa më lart!

Bashkë. Me besim. Me karakter. Për Skënderbeun! 🤍❤️🏆

18/08/2026

HAJDI XHENGO VAZHDON ME SKËNDERBEUN!

Kënaqësi të njoftojmë se Hajdi Xhengo, 16 vjeç, do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së Skënderbeut edhe për këtë sezon.

Hajdi aktivizohet në pozicionin pasuese dhe është njëkohësisht pjesë e Kombëtareve U-18 dhe U-20 të Shqipërisë, duke përfaqësuar një nga talentet e reja të volejbollit shqiptar.

Suksese, Hajdi!

Photos from Klubi Shumësportësh Skënderbeu's post 14/08/2026

Donald Suxho viziton Skënderbeun! 🇦🇱🇱🇷🏐

Një vizitë e veçantë për familjen e volejbollit të Skënderbeut!

Ish-kapiteni i Kombëtares së SHBA-së dhe një nga emrat më të njohur të volejbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare, Donald Suxho, takoi ekipin e volejbollit të Skënderbeut gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.

Gjatë takimit, Suxho përshëndeti lojtaret dhe stafin, duke ndarë me ta eksperiencën e tij të pasur në volejbollin elitar dhe duke i motivuar për sfidat që i presin në sezonin e ri.

Klubi Shumësportësh Skënderbeu e falënderon Donald Suxhon për vizitën, fjalët inkurajuese dhe mbështetjen ndaj volejbollit shqiptar.

Mirë se vjen gjithmonë në Skënderbeu, Donald Suxho! 🤍❤️

14/08/2026

Sezoni i ri nis me ambicie të mëdha! 🤍❤️🏐

Klubi Shumësportësh Skënderbeu – Volejboll Meshkuj ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, me besim të plotë dhe objektiva të qarta.

Konfirmohen të gjithë lojtarët që ishin pjesë e ekipit sezonin e kaluar, duke ruajtur bërthamën që na përfaqësoi me dinjitet. Skuadra është përforcuar gjithashtu me 3 lojtarë të rinj shqiptarë dhe 3 përforcime cilësore të huaja, të cilët do t’i japin ekipit më shumë forcë dhe konkurrencë.

Me një grup të konsoliduar, staf të përkushtuar dhe mbështetjen e tifozëve tanë, jemi gati të luftojmë për objektivat më të larta të sezonit.

Na pret shumë punë, sakrificë dhe emocione. Së bashku për Skënderbeun!

Forca Skënderbe🤍❤️🏆!!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Korçë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Pallati "Tamara Nikolla"
Korçë
7001